Mehmet Myftiu (Tiranë, 1930 - 23 dhjetor 2019) ka qenë shkrimtar disident shqiptar.

Mehmet Myftiu
U lind më1930
Tiranë, Shqipëri
KombësiaShqiptar

Biografia

Redakto

Lindi në Tiranë, i biri i Hamitit dhe Nuries. Në moshën 12 vjeçare u lidh me lëvizjen Nacional-Çlirimtare dhe anëtar i organizatës Debatik, autoritetet e internuan në kampin e Prishtinës.

Pas Luftës së Dytë Botërore punoi si gazetar në redaksinë e "Letrari i Ri"[1] dhe qe anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve duke fituar dhe një çmim të parë më 1952[2] për tregimin Fabrika e çimentos.[3] Shtatorin e 1953 nisi vitin e parë në Institutin Pedagogjik në kryeqytet. Më 1954, së bashku me miqtë e tij Mark Ndoja dhe Kasëm Trebeshina, u përjashtuan. Myftiun e arrestuan dhe internuan në ShtyllasFierit[4] dhe më pas në MaminasShijakut.[5] Një rehabilitim i përkohshëm bëri të mundur, që Mehmeti të përfundonte Institutin e Lartë Pedagogjik dhe të punësohej si arsimtar.[6]

Qershorin e 1965, Mehmet Shehu dënoi në mbledhjen e Pleniumit të XV të Komitetit Qendror romanin "Shkrimtari" të Myftiut ku sipas kryeministrit të kohës "heroi nuk është tjetër veçse Kasëm Trebeshina, shok i ngushtë mendimi i autorit, element antiparti i vendosur kundër pushtetit popullor, antisocialist...".[7] Iu hoq e drejta e botimit dhe punoi cigareshitës për 26 vitet e mbetura të diktaturës.[6]

Referime

Redakto
  1. ^ "Dosieri "Trebeshina", deponimi para hetuesit i shkrimtarit Mehmet Myftiu". Shqiptarja.com. 22 qershor 2015. Arkivuar nga origjinali më 20 korrik 2015. Marrë më 27 shkurt 2018.
  2. ^ Dragoj, Nuri (2007). Trebeshina: Një jetë para gjyqit. Tiranë: Globus-R. fq. 151. ISBN 978-99943-53-45-3.
  3. ^ Mann, Stuart Edward (1955). Albanian literature: an outline of prose, poetry, and drama (në anglisht). the University of California: B. Quaritch. fq. 115.
  4. ^ Fico, Agron (21 nëntor 2017). "Shkrimtari Mehmet Myftiu kundër zhdanovizmit". Telegraf.al. Marrë më 27 shkurt 2018.
  5. ^ Dragoj 2007, p. 224.
  6. ^ a b "Dënimi në kampet naziste dhe përjashtimi nga partia pas një letre protestuese". Balkan. 24 maj 2008. Arkivuar nga origjinali më 29 tetor 2019. Marrë më 27 shkurt 2018.
  7. ^ Dragoj 2007, p. 228.