Besnik Mustafaj

politikan shqiptar
(Përcjellë nga Besnik Mustafa)
This is the stable version, checked on 10 shkurt 2021. 5 pending changes await review.

Stampa:Kutia Politikan

Besnik Mustafaj (Bajram Curr, 23 shtator 1958) është një politikan, diplomat, përkthyes dhe shkrimtar i njohur shqiptar.

Edukimi

Redakto

Në Tiranë studioi gjuhën frënge në fakultetin e Gjuhëve të Huaja të Universitetit të Tiranës.

Karriera

Redakto
  • 1981 : Mesues në rrethin e Tropojës.
  • 1982 : Pedagog në Universitetin e Tiranës
  • 1983 : Gazetar në gazetën "Zëri i Popullit".
  • 1988 : Përkthyes në Institutin e Studimeve Marksiste Leniniste.
  • 1989 : Punonjës në Sektorin e Marrëdhënieve me Jashtë në Lidhjen e Shkrimtarëve dhe Artistëve
  • 1990 : Kryeredaktor i revistës "Bota Letrare"
  • 1991 : Përkrah Sali Berishës dhe Azem Hajdarit drejtoi kryengritjen studentore kundër regjimit komunist.
  • 1991 : Deputet në legjislaturën XII të Kuvendit të Shqipërisë.

Më 1991 i ofrohet nga Fatos Nano posti i ministrit të kulturës qe ai refuzon. Më 1992 i ofrohet posti i ministrit të punëve të jashtme që ai gjithashtu refuzon, por pranon postin e Ambasadorit të Shqipërisë në Francë, ku shërbeu nga 1992 deri në 1997. Si ambasador ai arriti firmosjen e traktatit të miqësisë midis Francës dhe Shqipërisë, traktati i parë miqësie i Shqipërisë me një vend perendimor që nga paktet e Tiranës të viteve 1930. Ai gjithashtu qe negociatori i hyrjes së Shqipërisë në Këshillin e Evropës. Më 1997 ai jep dorëheqjen pas ardhjes në pushtet të Partisë Socialiste dhe rikthehet në Shqipëri, ku ai do të pranoj postin e drejtorit për marrëdheniet me jashtë të Partisë Demokratike.

  • 2001 : Deputet i Tiranës.
  • 2005 : Rizgjidhet deputet në të njejtën zonë elektorale në Tiranë.
  • 12 shtator 2005 emerohet minister i puneve te jashtme.

Tituj të veprave

Redakto

Veprat e tij janë të botuara në shumë gjuhë si shqip, frëngjisht, anglisht, gjermanisht, italisht, greqisht etj. Ka fituar çmimin Mesdhetar për letërsi me librin e tij "Daullja prej letre" më 1997[1].

  • Motive të gëzuara (1978) [2]
  • Pragu i verës (1985) [2]
  • Fytyrë burri (1987) [2]
  • Bregu i lumit të kthjellët (1986) [2]
  • Vera pa kthim (1989) [2]
  • Shqipëria, midis krimeve dhe mirazheve
  • Një sagë e vogël
  • Daullja prej letre
  • Ditari i një ambasadori në Paris
  • Boshi
  • Autoportret me teleskop
  • Bishti i kometës
  • Ëndrra e doktorit - 2016

Shih edhe

Redakto

  Wiki Libri: Letër e hapur eurodeputetes zonjës Doris Pak me kompani


Referimet

Redakto
  1. ^ A.C. (28 mars 1997). "Le prix Méditerranée étranger à l'ambassadeur d'Albanie". LesEchos.fr. Marrë më 21 shkurt 2018. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ a b c d e Gjovalin shkurtaj dhe Enver Hysa : Gjuha Shqipe për të huajt dhe shqiptarët jashtë atdheut