Beteja e Grykës së Kaçanikut
Beteja e Grykës së Kaçanikut
Beteja e Grykës së Kaçanikut | |||||||
---|---|---|---|---|---|---|---|
Pjesë e Kryengritja e vitit 1910 | |||||||
Vendi ku u zhvillua beteja | |||||||
| |||||||
Palët pjesëmarrëse | |||||||
Kryengritës shqiptarë | Perandoria Osmane | ||||||
Komandantët dhe udhëheqësit | |||||||
Idriz Seferi | Shefqet Turgut Pasha | ||||||
Njesitë e përfshira | |||||||
Vullnetarë nga Karadaku | Ushtria osmane | ||||||
Fuqia ushtarake | |||||||
3.000 kryengrites | 40.000 ushtarë | ||||||
Viktimat dhe humbjet | |||||||
Te pakta | mbi 2.000 |
u zhvillua nga 30 Prilli deri më 1 Maj 1910. Kjo betejë ishte ndërmjet kryengritësve shqiptarë të komanduar nga Idriz Seferi dhe ushtrise osmane të komanduar nga Shefqet Turgut Pasha. Ne kete betejë ushtria osmane pësoi humbje deri ne 2000 ushtarë, kurse humbjet e Idriz Seferit ishin te vogla. Ne kete beteje turqit mbeten te shokuar sepse nuk i shihnin se prej nga po qellojne shqiptaret dhe thonin "Nuk e dimë se me kë po luftojmë". Pozicioni ishte ne favor te shqiptarëve sepse vendi ishte grykë.
Luftimet ne Gryken e Kacanikut
RedaktoGryka e Kaçanikut ishte bllokuar nga të dy anët nga kryengritësit kah Shkupi dhe Ferizaji. Turgut Pasha në cilësinë e komandantit suprem të ushtrisë osmane në Kosovë u kshte bërë thirrje kryengritësve që të shpërndaheshin dhe të shko-nin nëpër shtëpi të veta. Ai u përpoq ta përdorë metodën e dinakërisë dhe për atë qëllim më 27 prill i kishte ftuar në Prishtinë të gjithë krerët shqip-tarë nga të cilët kishte kërkuar që të ndikojnë te kryengritësit që të qetësohen dhe të shpërndahen nëpër shtëpi. Këtë komanda ushtarake e kishte bërë me qëllim që të përfitojë në kohë deri sa të arrijnë forca të reja nga Selaniku dhe Stambolli. Në ndërkohë Turgut Pasha kishte tubuar Këshillin ushtarak të luftës me komandantët dhe gjeneralët: Shefki Pasha, Ali Pasha, Xhavit Pasha si dhe Daut Pasha. Turgut Pasha ishte i sigurt në fitoren e tij, kështu që konsullit serb Nenadiq në Stamboll i kishte deklaruar se “ së shpejti do të nisemi në Ka -çanik ku do t’i kapim dhe do t’i vrasim prijësit kryengritës. Raportuesi shprehte rezervë ndaj atyre fjalëve të tij sepse “ në ralitet ishte shtuar dyshimi i portës në fitore (31). Pas përgatitjeve intenzive dhe të gjithanshme nga Këshilli i ministrave ishte dhënë urdhër që forcat ushtarake nga Ferizaj dhe Shkupi të nisen drejt Kaçanikut. Nga Ferizaj ishin nisur 30 batalione të këmbësorisë me altileri dhe reparte të kalorësisë në tri drejtime: Krahu i majtë nën drejtimin e osman Pashës me 8 batalione ushtarësh, 2 bateri topash malor dhe 4 mitralozë, kishte marshuar në drejtim të Pozhranit, Viti, Korbliq, për të vepruar nga ana e veriut dhe për të arritur në Han të Elezit. Krahu i djathtë nën komandën e Xhavit Pashës me 10 batalione, me 2 bateri topash, me 4 mitralozë ishte planifikuar të vepron -te në jugpërendim, kështu që kishte marshuar drejt rrjedhës së Lepencit. Kolona e tretë qendrore e udhëhequr nën komandën e vetë Shfqet Pashës me 8 batalione, me 4 bateri topash dhe me 8 mitralozë kishte marshuar në drejtim të Ferizajit, Komogllavë, Begracë, Nikoc për të arritur në Kaçanik të Vjetër. Ushtria e stacionuar në Shkup poashtu marshoi në tri drejtime. Një kolonë marshoi nëpër Quhor e Bllatë për ta sulmuar Demjakun. Disa batalione që ishin nisur nga Shkupi, të udhëhequr nga Mehmet Pashë Dervalla pasi që e kishin thyer rezistencën e shqiptarëve kishin depërtuar në Gllobiçicë dhe kishin arritur që t”i vendosin topat në një lartësi që dominonte në Grykën e Kaçanikut. Kolona e tretë nga Shkupi ishte nnisur në drejtim të Kumanovës, të Preshevës, të Bujanocit, Gjilanit. Kështu forcat kryengritëse ishin të rrethuara në të gjitha anët në mes Gjilanit, Karadakut, Ferizajit, Shkupit, Maleve të Sharrit, Anamoravës dhe Kaçanikut. Para se të bëhej rrethimi i hekurt i kësaj pjese të Kosovës, Shefqet Turgut Pasha kishte urdhëruar që të shkatërrohen të gjitha fshatrat shqiptare ku do të kalonte ushtria turke me qëllim të frikësimit të popullsisë dhe të zbrajes së kryengritësve shqiptarë për ta ndërprerë luftën. Kolona e majtë e komanduar nga osman Pasha i kishte shkatërruar fshatrat kabash, Binçë, Pozharan e të tjera në të cilat ishin fortifikuar fshatarët të cilët forcave turke u shkaktonin dëme të mëdha, kurse konsuli serb kishte shënuar “Osman Pasha hyri në Kaçanik me një ushtri tejet të shkatërruar” kolona e Shefqet Turgut Pashës pasi që u përforcua me njësi të reja nga Ferizaji vazhdoi rrugën në drejtim të Kaçanikut. Ushtria e kolonës së dytë dogji radhazi fshatrat Begracë, Stagovë, Runjevë, Verban dhe të tjera duke vrarë shumë civilë, gra e fëmijë. Të gjitha kolonat marshuan drejt Grykës së Kaçanikut. Më 29 prill kishte filluar beteja më e madhe ndërmjet kryengritësve dhe forcave turke. Sipas burimeve historike ushtria osmane kishte angazhuar rreth 9 mijë këmbësorë, 2 batalione të altilerisë dhe repartet e kalorësisë. Turgut Pasha me me altileri rrafshoi për toke fshatrat përreth Grykës së Kaçanikut. Luftimet më të rrepta u zhvilluan prej 30 prillit deri më 2 maj 1910, kur në Shkallë të Kaçanikut luftohej fyt për fyti me ç’rast mbeten shumë të vrarë.
Ndalimi i trenit te ushtrise osmane
RedaktoForcat shqiptare rreth 3 mijë vetë, të prirë nga Idriz Seferi ishin strehuar në malet e Beqir Sadovinës dhe më 23 prill marshuan drejt Kaçanikut, e morën Shkallën e Kaçanikut dhe e zunë Grykën te Guri i Shpuem, kurse të nesërmen në orën 7,30 e ndalën trenin që vinte nga Shkupi dhe pasi që bënë kontrollin e trenit i çarmatosen 40 ushtarë e oficerë turq, por nuk i keqtrajtuan. Në vazhdim kontrollimi bëhej, dhe trent qarkullonin drejt Mitrovicës normalisht, por pa ushtarë turq. Më 27 prill qarkullimi i trenave ishte ndërprerë, kurse pushteti osman edhe zyrtarisht prijës të kryengritësve të Kazasë së Gjilanit i kishte shpallur Idriz Seferin, Adem dhe Mustafë Kabashin nga Kabashi, Ramë Abdylin nga Pozhrani, Salih Kupinën nga Tërpeza, Hasan Lutën, Katil Ahmetin dhe feti Proshin. Kryengritësit nga Presheva, Gjilani, Kaçaniku e Tetova kishin zënë pritat në të dy anët e Grykës së Kaçanikut, ashtu sikurse edhe kishte qenë planifikuar që më parë. Për këtë ngjarje konsulli serb në ditarin personal kishte shkruar “Në Kaçanik ndodhet Idriz Seferi dhe 6-8 shqiptarë të armatosur. Seferi deklaron se fitorja është e sigurt dhe se ushtria armike do të pësojë keq”(27). Për numrin e kryengritësve shqiptarë në Grykën e Kaçanikut jepen shifra të ndryshme prej 3 mijë, 15 mijë, 20 mijë. Sipas mendimit të shumë historianëve aty kishin qenë rreth 5-6 mijë kryengritës të armatosur kurse numri i saktë nuk mund të dihet, sepse përditë nga Gjilani, Vitia e Presheva niseshin vullnetarë drejt Kaçanikut. Se çfarë beteje e përgjakshme ishte bërë flasin këto vargje:
Kaçanikut i raft pika
Nuk e ditka çka asht frika
U vranë me pushkë
Janë therë me thika
Therë me thika nan sahat
Tej sa kali ra not n”gjak (28)
Kryengritësit ishin shumë të përgatitur dhe çka është me shumë rëndësi të theksohet se në shënjestër ishin sidomos oficerët osmanë, ndërsa ushtarët kurseheshin, gjë të cilën e dëshmon edhe gazeta bullgare “Dnevnik”, e cila shkruante se” oficerët u veshen me rroba nizami-ushtari për të mos u dalluar me që kryengritësit shqiptarë po bënin kërdi duke vrarë oficerë, sidomos në luftën e Carralevës dhe të Kaçanikut. Plagët e oficerëve janë në gjoks e lartë, dhe kjo dëshmon se shqiptarët shtinë drejt (29).