Beteja e Himarës (greqishtː Η Μάχη της Χειμάρρας) ishte një konflikt ushtarak që ndodhi në Luftën Greko-Italiane në Dhjetor 1940, gjatë kundërsulmit të Ushtrisë Greke që pasoi pushtimin e dështuar Italian të Greqisë. Pas fitores greke në Himarë, diktatori italian Benito Mussolini, pranoi se një nga shkaqet e humbjes italiane ishte morali i lartë i trupave greke.

Beteja e Himarës
Pjesë e Lufta italo-greke
Data13–22 dhjetor 1940 (1940-12-13 – 1940-12-22)
Vendodhja
Himara, Shqipëri
Pasoja Fitore e grekëve; marrja e Himarës
Palët pjesëmarrëse
 Italia Mbretëria e Greqisë
Komandantët dhe udhëheqësit
Njesitë e përfshira

Sfondi

Redakto

Ushtria Italiane, e vendosur fillimisht në kufirin Greko-Shqiptar, filloi një sulm të madh kundër Greqisë më 28 tetor 1940. Pas një konflikti dy-javor, Greqia arriti të zmbrapsë italianët pushtues në betejat e Pindus dhe Elaia-Kalamas. Duke filluar nga 9 Nëntori, forcat Greke filluan një kundër-sulm dhe depërtuan thellë në territorin shqiptar të mbajtur nga Italia përgjatë të gjithë frontit. Si rezultat, forcat greke hynë në qytete dhe fshatra të rajonit njëra pas tjetrës: Korçë, më 22 nëntor, Pogradec, më 30 Nëntor, Sarandë, më 6 Dhjetor dhe Gjirokastër, më 8 Dhjetor.[1]

Beteja

Redakto
 
Robër lufte Italian, Dhjetor 1940

Më 13 dhjetor, Porto Palermo, një fshat bregdetar në jug të Himarës ra nën kontrollin e forcave Greke.[2] Dy ditë më vonë, Divizioni i 3-të i Këmbësorisë Greke vazhdoi ofensivën ndaj Himarës. Sidoqoftë, përparimi u ngadalësua për shkak të kundërveprimit të rëndë të armikut, të mbështetur nga bastisjet e forcave ajrore, si dhe kushteve jashtëzakonisht të ashpra të motit. Më 19 Dhjetor, forcat Greke pas një luftimi të vështirë kapën lartësinë e Giamit.[3] Ndërkohë, në agimin e së njëjtës ditë, Regjimenti 3/40 Evzon (Kolonel Thrasyvoulos Tsakalotos) nisi, pa parasulm të artilerisë, një sulm të befasishëm kundër trupave italiane në Malin e Xhorët (ose malin Pilur), një vend strategjik në lindje të Himarës. Evzonët e regjimentit, pasi u informuan për topografinë e rajonit nga vendasit, kryen një sulm me bajoneta të fiksuara nga pozicione të ndryshme kundër garnizonit italian.[4]

Bora ishte 3 metra e lartë, e cila ndihmoi trupat greke që po përparonin për të kaluar telat me gjemba dhe të zinin rob një bateri italiane të malit.[5] Pas 3 ditësh luftimesh të ashpra, burrat nga Divizioni i 3-të morën kontrollin e lartësisë, si dhe të qafës së Kuçit. Marrja e qafës së Kuçit jepte akses për në luginën e Shushicës. Për më tepër, italianët humbën 6 armë artilerie, një kompani mortajash dhe një shumëllojshmëri furnizimesh luftarake. Humbjet greke nuk kalonin 100 të vrarë dhe të plagosur, ndërsa italianët kishin rreth 400 viktima dhe më shumë se 900 vetë u morën të burgosur.[6] Më 21 dhjetor, forcat greke morën lartësinë e Tsipsistës në veri-perëndim të Himarës. Për të shmangur rrethimin, italianët e braktisën Himarën. Më në fund, trupat greke hynë në Himarë në mëngjesin e 22 dhjetorit, ku u pritën me festime nga vendasit.[6]

Pasojat

Redakto

Marrja e Himarës u festua si një sukses i madh në Greqi dhe vërtetoi se ushtria greke ishte në gjendje të vazhdonte përparimin duke i shtyrë italianët më tej në veri.[7][8] Nga ana tjetër, selia italiane u alarmua nga suksesi i Greqisë, dhe në 24 dhjetor Benito Mussolini i drejtoi shqetësimet e tij komandantit ushtarak italian, Ugo Cavallero.[3] Në letrën e tij, Musolini nuk dyshon se një nga shkaqet e humbjes italiane ishte morali i lartë i forcave Greke, gjë që çoi në marrjen prej tyre të Himarës.[9]

Referime

Redakto
  1. ^ Willmott 2008.
  2. ^ Storrs & Graves 1940, p. 112.
  3. ^ a b Gedeon 1997, p. 117.
  4. ^ Terzakis 1990, pp. 149–150.
  5. ^ Storrs & Graves 1940, p. 112.
  6. ^ a b Gedeon 1997, p. 117.
  7. ^ Cervi 1972, p. 188.
  8. ^ Willingham 2005, p. 36.
  9. ^ Tsirpanlis 1992, pp. 111–190.

Referime

Redakto
  • Cervi, Mario (1972). The Hollow Legions: Mussolini's Blunder in Greece, 1940–1941. transl. from the Italian by Eric Mosbacher. London: Chatto & Windus. ISBN 978-0-7011-1351-3. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Citimi referon vetveten (lidhja)
  • Gedeon, Dimitrios (1997). An Abridged History of the Greek-Italian and Greek-German War, 1940–1941: (land operations). Athens: Hellenic Army General Staff, Army History Directorate. ISBN 978-960-7897-01-5. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Citimi referon vetveten (lidhja)
  • Storrs, Sir Ronald; Graves, Philip Perceval (1940). A Record of the War. London: Hutchinson. OCLC 1523010. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Citimi referon vetveten (lidhja)
  • Terzakis, Angelos (1990). Ελληνική Εποποιϊα 1940–1941 [The Greek Epic 1940–1941] (në greqisht). Athens: Hellenic Army General Staff. OCLC 26524374.{{cite book}}: Mirëmbajtja CS1: Citimi referon vetveten (lidhja)
  • Tsirpanlis, Zacharias N. (1992). "The Morale of the Greek and the Italian Soldier in the 1940–41 War". Balkan Studies. New York: Institute for Balkan Studies. 33. ISSN 0005-4313. {{cite journal}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Citimi referon vetveten (lidhja)
  • Willingham, Matthew (2005). Perilous Commitments: The Battle for Greece and Crete: 1940–1941. Staplehurst: Spellmount. ISBN 978-1-86227-236-1. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Citimi referon vetveten (lidhja)
  • Willmott, H. P. (2008). The Great Crusade: A New Complete History of the Second World War (bot. revised). Washington, D.C.: Potomac Books. ISBN 978-1-59797-191-1. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Citimi referon vetveten (lidhja)