Beteja e Mateçit
Beteja e Mateçit u zhvillua nga 26 Maji deri më 6 Qershor 2001 ndërmjet Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare (UÇK) dhe Ushtrisë Maqedonase (ARM), e mbështetur nga Policia e Maqedonisë (MPB). Tanket maqedonase më 26 Maj 2001, kishin arritur të depërtojnë gati në brendi të fshatit Mateç. Mirëpo, luftëtarët e UÇK-së i sulmuan ashpër forcat maqedonase në fshatin Mateç dhe e detyruan armikun të tërhiqet mbrapa. Pas tërheqjes së forcave maqedonase, luftëtarët shqiptarë të UÇK-së e pushtuan fshatin Mateç më 6 Qershor 2001 dhe e morën nën kontroll Stacionin Policor të fshatit Mateç.
Beteja e Mateçit | |||||||
---|---|---|---|---|---|---|---|
Pjesë e Luftës së vitit 2001 në Maqedoni | |||||||
Xhamia e fshatit Mateç e shkatërruar gjatë betejës | |||||||
| |||||||
Palët pjesëmarrëse | |||||||
Ushtria Çlirimtare Kombëtare | |||||||
Komandantët dhe udhëheqësit | |||||||
Komandant Shpati Komandant Shqiponja Komandant Teli |
Boris Trajkovski Pande Petrovski Bllagoja Markovski | ||||||
Njesitë e përfshira | |||||||
Brigada 113 "Ismet Jashari" | Njësia Speciale e Policisë "Tigrat" | ||||||
Fuqia ushtarake | |||||||
144 luftëtarë |
50 oficerë (në fillim të betejës) 3 tanke T-55 20 autoblinda 1 helikopter MI-24 | ||||||
Viktimat dhe humbjet | |||||||
10 të vrarë |
9 të vrarë 3 të plagosur 1 tank i shkatërruar | ||||||
Fillimi i Betejës
RedaktoSulmi fillestar i UÇK-së
RedaktoMë 25 maj 2001, pas luftimeve të ashpra midis luftëtarëve të UÇK-së dhe forcave maqedonase në fshatrat e afërta Vaksincë dhe Sllupçan, dhjetëra luftëtarë të UÇK-së hynë në Mateç dhe sulmuan stacionin e policisë lokale.
Reagimi i Maqedonisë
RedaktoMë 26 maj, forcat maqedonase filluan një sulm në shkallë të gjerë mbi pozicionet e UÇK-së. Maqedonasit arritën të rimarrin pjesën më të madhe të Mateçit dhe ta shtyjnë UÇK-në deri në periferi të fshatit.
Gjatë sulmit një ushtar maqedonas u plagos nga zjarri i mortajave të UÇK-së.
Kundërsulmi i UÇK-së dhe faza kryesore luftarake
RedaktoTë nesërmen pas përparimit të suksesshëm maqedonas, më 27 maj, UÇK-ja filloi një kundërsulm, duke i përfshirë forcat maqedonase me zjarr të rëndë mortajash dhe snajperësh, duke pushtuar përfundimisht një pjesë të fshatit Mateç dhe duke rrethuar stacionin e policisë lokale.
Në të njëjtën ditë në fshat u dërgua një kolonë e ushtrisë maqedonase prej rreth 20 automjeteve të blinduara, 3 tanke T-55 dhe një autobus me policë. Më vonë atë ditë Ushtria Maqedonase përdori gjithashtu helikopterë Mi-24, artileri dhe tanke për të shënjestruar pozicionet e dyshuara guerile në Mateç.
Luftimet rifilluan të nesërmen, ku UÇK-ja qëlloi pesë predha mortajash 120 milimetrash.
Gjatë luftimeve më 30 maj, një kamion maqedonas shkeli në një minë të vendosur nga UÇK-ja, duke vrarë 8 ushtarë maqedonas dhe duke plagosur dy të tjerë.
Nga 1 deri më 3 qershor, forcat maqedonase bombarduan përsëri Mateçin dhe përsëri u përpoqën të rifitonin kontrollin e zonës. Ushtria Maqedonase përdori të gjithë arsenalin e saj luftarak, duke përfshirë helikopterët. Por më 5 qershor UÇK-ja pushtoi të gjithë fshatin Mateç dhe forcat maqedonase u detyruan të tërhiqen nga fshati. Më 6 qershor, UÇK-ja konfirmoi se kishte rifituar kontrollin e plotë mbi Mateçin dhe Vaksincën dhe deklaroi se kishte çliruar të gjithë Karadakun e Kumanovës.
Pasojat
RedaktoGjatë betejës, 10 luftëtarë shqiptarë të UÇK-së u vranë, shumica e tyre në përpjekje për të rifituar terrenin e humbur gjatë kundërsulmit të UÇK-së. Nga pala maqedonase, sipas raporteve 4 ushtarë maqedonas dhe 5 policë maqedonas u vranë gjatë përleshjeve. Një tank maqedonas T-55 u shkatërrua. Sipas burimeve të rreme maqedonase, tanku u shkatërrua nga zjarri miqësor, edhe pse ka pamje të UÇK-së duke shkatërruar tankun. Xhamia e fshatit u shkatërrua plotësisht gjatë luftimeve. Tetë serbë u arrestuan nga UÇK-ja dhe më 11 qershor kisha ortodokse e Mateçit si dhe shtëpitë e maqedonasve etnikë u shkatërruan nga luftëtarët shqiptarë.
Propaganda maqedonase më vonë pretendoi se UÇK-ja po mbante civilët si mburoja njerëzore, ky pretendim u vërtetua i rremë kur civilët vendas pranuan se po qëndronin në zonën e luftimit nga frika se mos binin në duart e policisë maqedonase.
Lista e Deshmoreve
RedaktoDëshmorët e kësaj Betejë jan:
Isa Ahmeti, nga fshati Hotël te Kumanovës
Sali Latifi, nga fshati Hotël te Kumanovës
Hasip Emerllahu, nga fshati Hotël te Kumanovës
Iljas Mehmeti, nga fshati Mateç te Kumanovës
Mevludin Mehmeti, nga fshati Mateç te Kumanovës
Faik Ibrahimi, nga Kumanova
Ali Mahmuti, nga fshati Hasanbeg te Shkupit
Ismet Latifi, nga fshati Majanc te Shkupit
Labinot Krasniqi, nga Malisheva
Visar Krasniqi, nga Malisheva
Elmi Hoti, nga Ferizaji