Beteja e dytë e Oranikut u zhvillua në pranverën e vitit 1456 në fushat e Oranikut në Shqipëri. Moisi Arianit Golemi, mbreti i Dibrës, një nga oficerët e Skënderbeut, e tradhëtoj Skënderbeun duke u bashkuar me osmanët pas humbjes së Beratit. Golemi u largua nga Adrianopoja me një forcë prej 15.000 për të pushtuar Shqipërinë, por u mund shpejt nga forcat më të vogla të Skënderbeut.

Beteja e dytë e Oranikut
Data18 maj, 1456[1]
Vendodhja
Në fushën e Oranikut, Shqipëri
Pasoja Fitojnë shqiptarët
Palët pjesëmarrëse
Lidhja e Lezhës Perandoria Osmane
Komandantët dhe udhëheqësit
Skënderbeu Moisi Arianit Golemi
Fuqia ushtarake
10,000 (6,000 kalorës, 4,000 këmbësori) deri 12,000 trupa[1] 15,000 trupa
Viktimat dhe humbjet
1,000 të vdekur, [1] 10,000 të vdekur

Beteja

Redakto

Forcat turke ishin në dy linja, ku linja e dytë ishte e përbërë nga ushtarë të zgjedhur të cilët ishin në mbështetje të linjës së parë në rastë se do të kishin telashe. Pas këtyre dy linjave ishte Moisiu me rezervat e tij të shqiptarëve, mbase mbështetësit e tij fisnore. Forca e Skënderbeut, e përbërë nga 6.000 kalorës dhe 4.000 këmbësori, ishin të ndarë në tre pjesë me komandantin në krye në pjesën e mesme. Të dyja linjat turke shpejt u thyen nën tronditjen nga sulmi i kalorësisë shqiptare. Moisiu u arratis me rreth një të tretën e ushtrisë së tij.

Burimi

Redakto
  1. ^ a b c Scanderbeg: A modern Hero by Gennaro Francione, page 125