Hape menynë kryesore
Skënderbeu sipas një prej versioneve të menduara të jenë origjinale

Lidhja e Lezhës ka qenë një lidhje ushtarake të fisnikërisë arbërore që u themelua në Lezhë më 2 mars 1444, me udhëheqës Skënderbeun dhe pikësynim kundërshtimin e Perandorisë Osmane.[1][2][3][4]

Aleanca përfshinte prijës arbër dhe serb[5][6] (malazez[7][8][9]), shtrihesh gjatë bregut adriatik nga Epiri jugor deri në kufirin e Bosnjës[5] dhe u organizua nën patronazhin e Republikës së Venedikut.[7][10][11] Anëtarët kryesorë të besëlidhjes ishin Arianitët, Balshajt, Muzakajt, Spanët, Zahariajt dhe Cërnojeviçët.[12] Barleti e quan generalis concilium ose universum concilium (këshilli i përgjithshëm); termi Lidhja apo Besëlidhja e Lezhës u farkëtua nga historianët e mëpasëm.[13]

Kuvendi i Lezhës çmohet si pika e nisjes në krijimin e një shteti arbëror.[14][15]

Sfondi historikRedakto

Pas vdekjes së perandorit serb Stefan Dushanit më 1355, manjatët arbërorë vendosën zotërimet e tyre. Kur fuqitë osmane hynë në Arbëri, iu përshfaqën principata të vogla të përfshira në beteja të vogla njëra me tjetrën. Beteja e parë kundër fuqive osmanëve në Arbëri u krye nga Balsha II, zot i Zetës, kur një tjetër zot feudal arbër, Karl Topia, i ftoi osmanët që mposhtën dhe vranë Balshën II në betejën e Savrës që ngjau më 18 shtator 1385.[16][17]

Pas betejës së Nishit në nëntor 1443, Skënderbeu u kthye në atdhe. Pasi mori Krujën, hyri në bisedime me fisnikët shqiptarë. Me ndihmën e tyre Skënderbeu çliroi edhe një varg kështjellash tjera. Në hapësirat e çliruara ndodheshin zotërimet e shumë fisnikëve shqiptarë. Në veri të zotërimeve të Kastriotëve shtriheshin zotërimet e Dukagjinëve, të Zahariajve, të Spanëve, të Dushmanëve dhe të Gjurashëve, kurse në jug ishin zotërimet e Arianitëve, të Topiajve, të Gropajve dhe të Muzakajve.[18]

AleancaRedakto

Aleanca ushtarake[19] u përbë nga zotërit feudalë të Arbërisë, e cilësuar sipas Georges Castellan "një aleancë e pasigurt".[20] Skënderbeu u zgjodh kryetar dhe komandanti në fuqi i forcave të kombinuara që numronin rreth 8,000 luftëtarë.[21] Të gjithë zotërit feudalë kishin zotërimet dhe punët e brendshme të pacënuara; "Skënderbeu nuk kishte tagër të ndërhynte në çështjet e brendshme të zotërimeve të fisnikëve të tjerë", por ishte komandant i përgjithshëm ushtarak, duke vepruar si primum inter pares.[22][23] Besëlidhja e Lezhës u themelua më 2 mars 1944,[24] fisnikët pjesëmarrës qenë:

E nisur dhe e organizuar nën patronazhin e Republikës së Venedikut,[10] përmes traktateve, besëlidhja kaloi nën Alfonsin V, me Skënderbeun si kapidan i përgjithshëm.[26]

HistoriaRedakto

Forcat e aleancës korrën fitore kundër osmanëve në Torvioll (1444), Mokër (1445), Otonetë (1446), Oranik (1448), humbën në Svetigrad (1448) dhe fitore në Krujë (1450). Më 1447-48, Skënderbeu nisi disa pretime ndër fshatrat arbërore në zotërimet venedikase, ku u përplas me Dukagjinët, që mbronin Venedikun.[27] Lufta kundër tyre pushoi më 4 tetor 1448, kur Skënderbeu dhe Nikollë Dukagjini nënshkruan një traktat paqeje me Venedikun, i cili do të mbante zotërimet e veta në Arbëri, përfshi Danjën, nën kushtet që Fort e Kthjellta t'u paguante një shumë vjetore prej 1,400 dukatesh dhe disa anëtarë të Besëlidhjes do të gëzonin privilegje të caktuara tregtare, etj.[28]

TrashëgimiaRedakto

Besëlidhja e Lezhës përgjithësisht pranohet si pikënisje e krijimit të shtetit të përqendruar shqiptar nga Skënderbeu.[14][29][30][31][32]

Aleks Luarasi e quan Skënderbeun një monark të vërtetë – duke u bazuar vetëm te titulli Dominus – i cili administron pushtetin së bashku me Këshillin e Princërve të themeluar nga Lidhja. Nuk njohim asnjë kompetencë administrative, juridike e politike të Lidhjes, përveç organizimit të ushtrisë, ku, nga ana tjetër, manjatët arbër ishin aleatë, e jo të nënshtruar apo vasalë, që e kishin zgjedhur Skënderbeun si komandant të trupave por asgjë më shumë.[33]

ReferimetRedakto

  1. ^ T︠S︡vetkov, Plamen S. (1993), A history of the Balkans: a regional overview from a Bulgarian perspective, EM Text, origjinali nga Universiteti i Miçiganit, f. 242,  9780773419568 
  2. ^ Akademia 2002, p. 402
  3. ^ Frashëri, Kristo (2009). Skënderbeu i shpërfytyruar nga një historian zviceran dhe disa analistë shqiptarë. Tirana: Dudaj. f. 76–77.  978-99943-0-109-6. 
  4. ^ Gegaj, Athanas (1995). Arbëria dhe Gjergj Kastrioti Skënderbe. Tiranë: Eurolindja. f. 61. 
  5. ^ a b Babinger, Franz (1992). Mehmed the Conqueror and His Time. Princeton University Press. f. 153.  0-691-01078-1. Arkivuar nga origjinali më 2016-05-18. ... a solid military alliance was concluded among all the Albanian and Serbian chieftains along the Adriatic coast from southern Epirus to the Bosnian border. 
  6. ^ Elsie, Robert (2005), Albanian Literature, London: I.B. Tauris, f. 34,  1-84511-031-5 
  7. ^ a b Frazee, Charles A. (2006) [1983]. Catholics and Sultans: The Church and the Ottoman Empire 1453-1923. Nju Jork: Cambridge University Press. f. 33.  978-0-521-02700-7. 
  8. ^ Vlora, Eqrem bej; Von Godin, Amelie (2010) [1955-56]. Ndihmesë për historinë e sundimit turk në Shqipëri v. I. Tiranë: 55. f. 72, 97.  978-99943-56-83-6. 
  9. ^ "Being the Journal of the Society of Antiquaries of London". The Antiquaries Journal. 75-76: 279. 
  10. ^ a b Gibb, Sir Hamilton Alexander Rosskeen; Lewis, Bernard; Pellat, Charles; Schacht, Joseph (1973). The Encyclopaedia of Islam. Brill. f. 139. Arkivuar nga origjinali më 2013-05-27. 
  11. ^ Dani, Doan (2016). Shpikja e Mesjetës. Tiranë: Pika pa sipërfaqe. f. 467.  9789928185303. 
  12. ^ a b c d e Schmitt 2001, p. 297
  13. ^ Biçoku, Kasem (2009). Kastriotët në Dardani. Prishtinë: Albanica. f. 111–116.  978-9951-8735-4-3. 
  14. ^ a b Sugar, Peter F. (2012) [1983]. Southeastern Europe under Ottoman Rule, 1354-1804. Washington: University of Washington Press. f. 67.  978-0-295-80363-0. 
  15. ^ Frashëri 2009, p. 77, 113
  16. ^ Somel, Selcuk Aksin (2010). The A to Z of the Ottoman Empire. Rowman & Littlefield. f. 14.  978-0-8108-7579-1. Arkivuar nga origjinali më 2018-03-01. ...the Ottomans supported Lord Carlo Thopia against Balsha II, defeating the latter... 
  17. ^ Gibbons, Herbert Adam (21 August 2013). The Foundation of the Ottoman Empire: A History of the Osmanlis Up To the Death of Bayezid I 1300-1403. Routledge. f. 159.  978-1-135-02982-1. Arkivuar nga origjinali më 3 December 2016. ...In 1385, Khaireddin pasha... was invited by Charles Thopia, lord of Durazzo, to aid him in a war against Balsa... 
  18. ^ Akademia 2002, p. 397-401
  19. ^ Sedlar 1994
  20. ^ Georges Castellan (1992). History of the Balkans: From Mohammed the Conqueror to Stalin. East European Monographs.  978-0-88033-222-4. Arkivuar nga origjinali më 2018-03-01. In Albania the Ottomans continued to be confronted by Skanderbeg and feudal lords who in 1444 had formed the League of Alessio (Lezha). Yet this was a precarious alliance and ... 
  21. ^ Fox, Robert (1993), The inner sea: the Mediterranean and its people, Alfred A. Knopf, f. 195, arkivuar nga origjinali më 2017-09-13 
  22. ^ Frashëri 1964, p. 71

    Scanderbeg too kept his domain. As president of the League he was merely primus inter pares. He had no right to interfere with the affairs of the domains of other nobles.

  23. ^ Österreichische Osthefte. Österreichisches Ost- und Südosteuropa-Institut. 2003. f. 123. Arkivuar nga origjinali më 1 March 2018. Marrë më 22 June 2013. Skanderbeg, der scheinbar dabei war, seine Rolle als primus inter pares zu verlassen und sich zum Herren des ganzen nichtosmanischen Albanien zu machen, stieß auf zunehmenden Widerstand. 
  24. ^ Noli 1947, p. 36
  25. ^ Noli 1947, p. 36
  26. ^ Stavro Skendi (1980). Balkan Cultural Studies. East European Monographs.  978-0-914710-66-0. Arkivuar nga origjinali më 2018-03-01. With this network of treaties, the League of Alessio was placed under King Alphonse V, with Skenderbeg as Captain General.78 When Musachi Thopia was apparently reluctant to collaborate with Skenderbeg, the King of Naples reminded him ... 
  27. ^ Dani 2016, p. 466.
  28. ^ Akademia e Shkencave e Shqipërisë 2002, p. 412
  29. ^ Frashëri 2009, p. 77, 113
  30. ^ Matanov, Christo. The Oxford Encyclopedia of Medieval Warfare and Military Technology. Oxford University Press. f. 363.  978-0-19-533403-6. Arkivuar nga origjinali më 28 qershor 2014. Marrë më 1 February 2012. 
  31. ^ Pickard, Rob; Çeliku, Florent (2008). Analysis and reform of cultural heritage policies in South-East Europe. Council of Europe. f. 16.  978-92-871-6265-6. Arkivuar nga origjinali më 28 qershor 2014. 
  32. ^ Schmitt, Oliver Jens (2009), Skënderbeu, K&B Tiranë,  978-99956-667-5-0 
  33. ^ Dani 2016, p. 467.

LiteraturaRedakto