Disa muaj pas vrasjes së Halil Musa Beut, bimbashit turk të Gjirokastrës dhe betejës së Mashkullores, çeta e Çerçiz Topullit u përfshi në një tjetër betejë - Beteja në Kodrën e Kallabarit.

Beteja e Kodres se Kallabarit
Data1908
Vendodhja
Afër Labovës se Kryqit
Pasoja Fitore Shqiptare
Palët pjesëmarrëse
Çeta e Çerçiz Topullit Perandoria Osmane
Komandantët dhe udhëheqësit
Çerçiz Topulli I panjohur
Fuqia ushtarake
34 200
Viktimat dhe humbjet
te panjohura shumë

Beteja Redakto

Në zonën e Labovës së Kryqit, jo larg qytetit të Gjirokastrës, çeta u rrethua nga një forcë ushtarake turke. Detajet më të sakta të këtij momenti i sjell Mihal Grameno, që njihet jo thjesht si luftëtar i çetës së Çerçiz Topullit, por edhe si kronikani i të gjithë aktivitetit të saj. Në librin “Kryengritja Shqiptare”, ai flet për më se 200 ushtarë turq, ndërsa nga krahu tjetër çeta përbëhej nga vetëm 34 luftëtarë të zënë në befasi në vendin e quajtur Kodra e Kallabarit, mbi fshatin e Labovës.

Pershkrimi Redakto

Ushtarët turq ishin të ndarë në dy pjesë, si formë për të zënë nga krahët trupën disa herë më të vogël të luftëtarëve. I pari hapi zjarr pas urdhrit të Çerçiz Topullit ishte Abdyl Mersini, një nga njerëzit më të afërt të tij.Pas dështimit në sulmin e parë, trupat turke u tërhoqën për të ndërmarrë një tjetër më të organizuar pak kohë më pas. Por edhe në këtë rast, çeta e drejtuar nga Çerçiz Topulli mundi t’i thyente. Sipas të dhënave, beteja zgjati më se pesë orë deri në mbrëmje rreth orës 20:00, kur turqit lanë mjaft të vrarë.

Interesant është një fakt që përshkruhet nga të gjithë bashkëluftëtarë e kohës, aftësia e Çerçiz Topullit për të vendosur luftëtarët e tij në pozicione që do t’i garantonin jo thjesht superioritet luftarak ndaj kundërshtarit, por edhe do t’i jepnin mundësinë që në momentin e duhur të tërhiqeshin pa rrezikuar. Ashtu si në Betejën e Mashkullores edhe në Kodrën e Kallabarit u ruajt një shteg i vogël i hapur që do të përbënte rrugëkalimin e sigurt për çetën.

Tërheqja nisi menjëherë pas rënies së muzgut, por në një mënyrë të kujdesshme për të mos u kuptuar. Ndërsa një pjesë largohej, të tjerët vazhdonin luftimin duke detyruar jo thjesht ushtarët turq të mos afroheshin më tej, por edhe të mos kuptonin se ç’po ndodhte. Në errësirë, orientimi i ushtarëve turq u bë i vështirë, ndaj edhe ndjekja e luftëtarëve ishte një mision i pamundur.