Betelhem Dessie ( Amharic : ቤተልሔም ደሴ, e lindur në vitin 1999) është një zhvilluese teknologjie dhe Webi nga Etiopia. [1] Ajo aktualisht është Themeluese dhe Drejtore e Përgjithshme e iCog- çdokush Mund Kodoj (ACC). Ajo zotëron katër projekte me patente individualisht dhe tre të tjera në bashkëpunim. Betelhem është cilësuar si "pionierja më e ri në skenën e teknologjisë së shpejtë në zhvillim e Etiopisë" nga CNN . [2]

Betelhem Dessie

Jeta e hershme

Redakto

Betelhem lindi dhe u rrit në Harar, Etiopi. Karriera e Betelhem nisi në moshën nëntë vjeç. Ajo tregon se babai i saj ka qenë një nga përkrahësit më të mëdhenj të ambicies së saj. Betelhemu familjarizua me kompjuterët duke përdorur kompjuterin e të atit në dyqanin e tij elektronik. Në intervistën e saj me platformën digjitale të lajmeve Etiopiane Addis Insight, Betelhem tregon një histori se si i kërkoi babait të saj para për të festuar ditëlindjen e 9-të. [3] Babai i saj u përgjigj se nuk kishte para sepse ishte i zënë me punë. Si përgjigje, Betelhem vendosi të punojë në dyqanin e tij elektronik dhe të fitojë vetë paratë. Ajo bëri 1600 birrë etiopiane(para etiopiane) duke i dërguar klientëve skedarë audio dhe video. Pas këtij incidenti, interesi i saj për kompjuterët filloj të rritej. Ajo përmirësoi aftësitë e saj në redaktimin e videove, mirëmbajtjen e kompjuterit dhe instalimin e programeve për celular. Në moshën dhjetë vjeç, Betelhem kishte filluar të kodonte në HTML . Krahas punës së saj të rregullt në shkollë, ajo i mësoi aftësi themelore kompjuterike për shokëve të saj të shkollës.

karierë

Redakto

Betelhem Dessie mori njohjen e qeverisë për punën e saj në komunitetin e saj në moshë të re. Për rrjedhojë, ajo u intervistua nga platforma të shumta mediatike lokale dhe kombëtare. Pasi u transferua nga Harar në Addis Ababa me prindërit e saj, Betelhem u punësua si një zhvilluese e qeverisë në moshën dymbëdhjetë vjeçare nga Agjensia e Sigurisë së Rrjetit të Informacionit Etiopik (INSA) [4] nga 2011 deri në 2012.

Betelhem Dessie është themeluesja dhe Drejtoresha e Përgjithshëme e çdokush Mund të Kodoj (ACC). [5] ACC bëhet në bashkëpunim me iCog Labs, [6] një kompani etiopiane për kërkime dhe zhvillime e cila fokusohet në Inteligjencën Artificiale . Ai trajnon fëmijë të moshës gjashtë deri në trembëdhjetë vjeç në tema që fillojnë nga robotika dhe Inteligjenca Artificiale deri te programimi. Një program tjetër që Betelhem punon në iCog Labs është Solve IT. Ajo punon me më shumë se tetëdhjetë të rinj për të gjetur zgjidhje për problemet e shoqërisë duke përdorur teknologjinë. Ajo ka trajnuar gjithashtu dyzet vajza nga Girls Can Code, një projekt i Ambasadës së Shteteve të Bashkuara. [7] Ajo ka theksuar mungesën e modeleve të roleve femra në teknologji duke thënë: "Në qoftë se nuk jeni me të vërtetë në industri, nuk ka njeri që të respektojë në teknologji". [8] Ndër projektet e mëparshme të programimit të softuerit që i takon asaj është një aplikacion që harton e projektet të ujitjes në Etiopi e cila Ështe zhvilluar për t’u përdorur në qeveri. [9]

Në vitin 2018, Betelhem ishte një studente e vitit të tretë për Inxhinieri Softueri në Universitetin Addis Ababa . Kohët e fundit ajo u emërua një nga inovatorët e rinj afrikanë për tu parë në vitin 2019 nga Quartz Africa. [10]

Referime

Redakto
  1. ^ "Betelhem Dessie: The 19-year-old tech genius behind Ethiopia's first AI lab". EthiopiaOnline (në anglishte amerikane). 2018-10-11. Arkivuar nga origjinali më 10 prill 2019. Marrë më 2018-10-23.
  2. ^ Alice McCool; Thomas Lewton. "Meet the female tech genius coding at Ethiopia's first AI lab". CNN. Marrë më 2018-10-23. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ Bethelem Dessie 17 Year Old Coder {{citation}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ^ "መግቢያ - Information Network Security Agency". www.insa.gov.et. Arkivuar nga origjinali më 25 shkurt 2021. Marrë më 2018-12-11. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  5. ^ "IT enthusiasts form coding academy | The Reporter Ethiopia English". www.thereporterethiopia.com (në anglisht). Marrë më 2018-10-23.
  6. ^ "iCog Labs". iCog Labs (në anglishte amerikane). Marrë më 2018-12-11.
  7. ^ "Meet Betelhem Dessie, Ethiopia's youngest tech Queen - This Is Africa". This Is Africa (në anglishte amerikane). 2018-10-12. Arkivuar nga origjinali më 10 prill 2019. Marrë më 2018-10-23.
  8. ^ "Meet the 19-year-old tech genius coding at Ethiopia's first AI lab". CNN. 11 tetor 2018. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  9. ^ Alice McCool; Thomas Lewton. "Meet the female tech genius coding at Ethiopia's first AI lab". CNN. Marrë më 2018-10-23. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  10. ^ Kazeem, Yomi. "The young African innovators to watch in 2019". Quartz Africa (në anglisht). Marrë më 2019-01-11.