Bilokacioni
Bilokacioni (lat. bi- dy; locatione-s - vend) është aftësia mbinatyrore e hamendësuar e një njeriu për të qenë njëkohësisht në dy vende (të ndryshme).
Bilokacioni besohet të jetë përjetuar dhe madje ushtruar me qëllim, nga mistikët, ekstatikët, dhe magjistarët e përzgjedhur. Edhe shenjtorët e krishterë dhe murgjërit thuhet ta kenë ushtruar bilokacionin. Kjo dukuri në kishën katolike i vishet shenjtorëve të saj. Kjo shpjegohet me dëshirën e flaktë të njeriut për t´u bërë mirë të tjerëve, saqë ai mund të kryente detyrën e ngarkuar në një vend dhe në tjetrin të ishte po ashtu i pranishëm. Ndër ta përmendet Shën Antoni i Padovës, Shën Ambrozi i Milanos, Shën Severi i Ravenës, Shën Drogo, Martín de Porres, María de León Bello y Delgado dhe Padre Pio i Pietrelçinas. Një rast i ushtrimit të bilokacionit është ai i Shën Alfons Maria de Liguorit, në vitin 1774 i cili raportohet të jetë parë pranë shtratit të Papa Klementit XIV që po vdiste, ndërsa në të vërtetë ai ndodhej në qelën e tij katër ditë-rrugë larg.
Një histori tjetër e vitit 1668 flet për murgeshën katolike Maria de Agreda, që iu shfaq indianëve të Amerikës 500 herë në një vit, duke rrëshqitur në ajër, ndërsa ajo ndodhej në Meksikë.
Tregohet gjithashtu që filozofi Emanuel Svedenborg e zotëronte aftësinë e bilokacionit. Okultisti anglez Aleister Crowley raportohet të ketë pasur këtë aftësi, megjithëse ai nuk ishte i vetëdijshëm se çfarë po ndodhte në këtë kohë.
Gojëdhënat islandeze po ashtu rrëfejnë për luftëtarë që binin në një gjendje gjumi (të ashtuquajtur trans) dhe shfaqeshin mijëra kilometra larg në fushë-betejë.
Disa guru indianë tregohet të kenë qenë në disa vende në të njëjtën kohë zgjuar, ose janë parë duke fjetur ndokund ndërsa në vendin tjetër ishin zgjuar dhe aktivë.
Disa tekste po ashtu shfaqin dukurinë e të qenit në më shumë se një "kopje" në vende të ndryshme.
Disa njerëz (si Robert Peterson) besojnë të ushtrojnë projeksionin yjor (apo kryerjen e një PJT) përshkruajnë se janë në më shumë se një vend njëkohësisht.
Eksperimentet e studiuesve Hal Puthof e Rasell Targ, të viteve 1980 tregojnë se projeksionet yjore apo udhëtimet jashtë trupit, të quajtura "vëzhgime në largësi" ishin të vërteta dhe të përsëritshme edhe nga njerëz të zakonshëm.
Teoria e përgjithshme e pranuar shkencore e fizikës nuk dëshmon asnjë mekanizëm me te cilin bilokacioni i sendeve makroskopike të jetë i mundshëm.
Shiko edhe
RedaktoLidhje të jashtme
Redakto- http://www.newadvent.org/cathen/02568a.htm
- http://www.ewtn.com/PadrePio/mystic/bilocation.htm Arkivuar 24 shkurt 2007 tek Wayback Machine
- http://www.shamanscave.com/beginning_practices/seeing/bilocation Arkivuar 21 tetor 2006 tek Wayback Machine