Binjakët (lat. Gemini) është njëra nga 12 yjësitë e horoskopit. Ishte një nga 48 yjësitë që kishte vënë astronomi i shekullit 2, Ptolemeu dhe gjithashtu bën pjesë në 88 yjësitë moderne sot. Emri latin "Gemini" do të thotë "Binjakët" që u përshtatet binjakëve Kastor dhe Polluks në mitologjinë greke. Simboli i kësaj yjësie është (♊). Gjendet mes Demit dhe Gaforres.

Binjakët