Birra Stela është një produkt ushqimor, saktësisht një birrë, e prodhuar nga Stefani &CO. Fillimisht u shitën vetëm në shishe plastike 1,5 litërshe dhe në voza, më pas edhe në kanaçe llamarine.



Duke qenë se Shqipëria kishte një kulturë modeste në prodhimin dhe konsumin e birrës krahasuar me atë shekullore europiane, vetëm pas viteve 90, themeluesit e fabrikës së prodhimin të birrës Stela iu përgjigjën urisë së tregut duke investuar me seriozitet pajisje, teknologji dhe shkencë. Vit pas viti kjo kompani u rrit dhe “importoi” në vend atë që ishte testuar dhe vulosur si më e mira në Europë. Kështu, filloi rrugëtimin 20 vjet më parë shoqëria askionere Stefani & Co, fillimisht si Dorina e Stela me kapacitet prodhimi e shpërndarje deri në 500 litra në ditë. Sot fabrika ka mbi 130 punonjës dhe ka një kapacitet prodhimi prej 250.000 hl në vit. Marka e saj Stela, është birra e dytë më e shitur dhe mbulon rreth 15-18 % të konsumit të birrave në tregun shqiptar. Sipërmarrësit që themeluan dhe çuan përpara këtë bisnes, janë katër intelektualë shqiptarë : Dr. Stefan Pinguli, Z. Kujtim Kellezi, Z. Mihal Panteqi dhe Prof. Roland Pinguli.

Produktet tona

Redakto

Pesë llojet e birrave që prodhon Stefani & Co. Për të përmbushur kërkesat e ndryshme kemi krijuar një portofol të diversifikuar shijesh që fillon me shijen lager (e lehtë) vazhdon me pils e deri tek ajo strong (e fortë). Stela Krudo, ose birrë e papërpunuar është një birrë 100 % natyrale, me maja të freskët të gjallë. Duke qenë se është e destinuar të konsumohet brenda 24 orëve ose të ruhet në kushte frigoriferike kjo birrë është e pasur me vitamina, antioksidantë dhe është lehtësisht e asimilueshme. Kjo birrë është lehtësisht e karbonuar pasi përdoret vetëm dioksid karboni i prodhuar në mënyrë natyrale nga proçesi i fermentimit. Stela Pils: Është një birrë e tipit lager (e lehtë) e freskët, brilante dhe me shkumë konsistente. Ëmbëlsia dhe hidhësia ekulibrojnë njëra-tjetrën. Kjo birrë ka një aromë lupole të qartë e cila jep ndjesinë e aromës së luleve. Stela dark: Birrë e zezë e prodhuar me malt të zi, me ngjyrë dhe buket të fortë. Pavarësisht nga ngjyra, është një birrë e lehtë që preferohet shumë nga femrat. Czech Pilsener: Birrë tipike çeke. Prodhohet me ujë të lehtë njësoj si në vendin e origjinës. Ka një hidhësi të butë dhe karakterizohet nga aroma të përzgjedhura të lupolës. Strong Beer: Është një birrë kosistente, me bukët të qartë alkoolik dhe malti. Birra është e qartë, transparente me ngjyrë karamel. Ka shkumë të dendur dhe hidhësi të ekuilibruar.

Shkrimi Rubrika Mjeshteria e prodhimit

Redakto

Çelësi ivërtetë i suksesit Stefani & Co gjatë gjithë historisë së vet ka investuar në drejtim të rritjes së cilësisë, përmirësimit të vazhdueshëm të pajisjeve dhe procedurave të prodhimit, rritjes së imazhit dhe përmbushjes së kërkesave ndaj klientit. Sot, ka ardhur koha që të gjitha fabrikat e birrës investojnë në teknologji dhe pajisje, ajo që ne i japim rëndësi dhe që na dallon nga të tjerët është origjinaliteti që ruajmë në prodhimin e birrës. Trinomi cilësi, shije, shëndet, shoqëron punën tonë që në përzgjedhjen e lëndëve të para, përpunimin dhe kontrollit të cilësisë i nënshtrohen sistemeve të menaxhimit ISO dhe HACCP që prej 2004.

Teknologjia ndryshe e prodhimit

Redakto

Një markë e njohur birre nuk është gjithmonë garanci për cilësinë e saj, por birra Stela ka provuar me rrugëtimin e saj se meriton besimin e konsumatorit. U bë një kohë e gjatë që në tregun e mbushur Evropian përzgjedhim për ju maltin dhe lupolon më të mirë. Receta jonë sekrete e prodhimit të mushtit gatuhet në pajisje dhe teknologji plotësisht të automatizuar për të ruajtur me fanatizëm cilësinë e një mushti të pasur me antioksidantë dhe përbërje të ekuilibruar në kripra si rezultat i trajtimit optimal të ujit me metodën e osmozë inverse. Është ky musht i pasur me përbërës të tretshëm i cili fermentohet më pas në procesin pasues nga majaja.

Fermentimi

Redakto

Majaja që përdorim për fermentimin e mushtit prodhohet në fabrikë me sistemin in vitro dhe kjo është karta e identitetit të birrës sonë. U bënë rreth 10 vjet që nuk e ndërrojmë këtë identitet dhe ju sigurojmë që do të vazhdojmë edhe shumë e shumë vite të tjera sepse kemi zbuluar që më së fundi prodhojmë një birrë të pasur me vitamina B, të pasur me antioksidantë, alkoole te larta  dhe lehtësisht të asimilueshme.  Duhet të dini që ne mendojmë gjithnjë për shëndetit tuaj, për këtë :

  • fermentojmë në temperatura të ulta dhe kushte optimalehigjene,
  • nuk shkurtojmë në emër të kostos kohën e maturimit të birrës (proçes që prodhon buketet në birrë),
  • mundohemi që ta karbonojmë lehtësisht birrën me qëllim që të mos shkaktojmë largimin e oksigjenit në gjak (shkaktar kryesor i dhimbjes së kokës) duke përdorur kryesisht dioksidin e karbonit të prodhuar në rrugë natyrale nga proçesi i fermentimit.

Shiko edhe

Redakto

Referime

Redakto