Pastrues janë redaktorë aktiv, të cilët kanë për qëllim pastrimin e artikujve që në njërën apo tjetrën formë bien në kundërshtim me rregullat e dala nga Kuvendi të cilat janë të përmbledhura në Wikipedia:Vini Re!.

Pastruesit gjatë punës së tyre kanë treguar se me njohuritë e tyre të mbledhura në Wikipedia në gjuhen shqipe dhe në gjuhët tjera janë në dijeni për standardet e artikujve.

Bazë e veprimit të Pastruesit janë marrëveshjet e dala nga Wikipedia:Kuvendi si dhe njohurit e tyre mbi strukturën e artikujve të mbledhura nga projektet simotra të Wikipedias.

Për bashkëpunimin tuaj dhe për idetë që qojnë drejtë përpilimit të një rregullore të veprimit të pastruesve për fillimin e temës shfrytëzoni fletën e kuvendin (ku do të tërhiqni të interesuarit në këtë temë) dhe për vazhdimin e temës përdorni faqen e diskutimit të projekt faqes.

Pastruesit bëjnë pastrimin e këtyre fletëve me:

Reklamat

Redakto
  • Po që se hasin ose paralajmërohen nga lexuesit për ndonjë reklamë në artikuj, ata do ta pastrojnë artikullin nga ajo reklamë.
  • Si reklamë pastruesit marrin ç do emblemë të ndonjë firme të vendosur në një artikull që nuk ka të bëjë me temën.
  • Si reklamë merret po ashtu propagandimi me shprehje apo fjalë të formuluara me qëllim reklamimi të firmës, partisë apo pikëpamjeve ideologjike.
  • Si reklamë merren edhe artikujt që kanë të bëjnë me firmat, partitë apo orientimet ideologjike, e që ndikimi i tyre në shoqërinë shqiptare në përgjithësi nuk është në nivel krahinor apo regjional(si p.sh.:Llap, Dukagjin, Mat, Malësi, Dibër etj.)
Ku është kufiri në mes të reklamës dhe informimit të shoqërisë.
  • Reklamë direkt : Këtë mund ta pastroj çdo lexues e redaktues.
    • Prezantim i një firme me ndikim brenda një qyteti.
    • Prezantimi i një lidhje të jashtme të ndonjë flete elektronike të internetit e që nuk ka të bëjë me artikullin.
    • Prezantimi i katalogëve të firmave
    • Prezantimi i platformave të partive politike1
    • Prezantimi i platformave fetare 1
    • Po ashtu si reklamë merret hapja e një artikullit vetëm me lidhje të jashtme. Që të mos llogaritet si reklamë duhet që artikulli i hapur të ketë së paku nivelin e një cungu të zakonshëm të Wikipedias.

1 Këto prezantime mund të lejohen vetëm në fleta diskutimi (brenda një kohe të caktuar) ku do të shërbej si burim informate për redaktuesin i cili do të i përshtatë informatat për qëllime Enciklopedike.

  • Reklamë indirekte : Për këtë duhet informuar Administratori ose Pastruesi
    • Prezantimi i fletës elektronike në një artikull që ka pakë të bëjë me temën dhe nuk ka rëndësi për artikullin.
    • Prezantimi i fletës kryesore në vend të lidhjes direke me fletën që ka të bëjë me artikullin.
  • Është informatë nëse:
    • Foto e një produkti, përdoret për shpjegime, ose ai produkt në një kohë të caktuar ka pasur ndikim në shoqërinë shqiptare së paku në nivel krahinor (Ka qenë i njohur në disa kryeqendra).
      • Prezantimi i një foto Akumulatorit të prodhuar në Pejë, në artikullin Akumulatori është i mirëseardhur.
      • Prezantimi i ndonjë fotoje të inserteve të filmit, librit në artikullin që ka të bëjë me të.
      • Prezantimi i fletëve të cilat janë marr si burim i të dhënave për artikullin.

Fletët e një kategorie që është standardizuar

Redakto
  1. Pastruesit bëjnë pastrimin e fletëve të një kategorie, artikujt e së cilës janë standardizuar. Si p.sh.:
  • Projekti shtetet
  • Biografit
  • Qytetet e Shqipërisë
  • Qytetet shqiptare
  • Projekti Bimët

Përdorimi i gjuhëve të huaja dhe barbarizmave

Redakto
  1. Pastruesit bëjnë pastrimin e fletëve të cilat nuk janë në gjuhën shqipe, tekstet e fletës përmbajnë shkrime në gjuhët e huaja ose përmbajnë fjalë vulgare, ofenduese dhe fjalë tjera që mund të klasifikohen në fjalë ofenduese për ndonjërin nga lexuesit. Si p.sh.:
  • Përdorimi i pa nevojshëm i termeve të gjuhëve të huaja ose barbarizmave.
  • Përdorimi i fjalëve vulgare jashtë citateve ose jashtë konceptit të artikullit.
  • Ngitja e një partie, feje, sekti, firme etj. (të ngjashme) si mbizotëruese në dëme të palës tjetër. (Përdorimi i Wikipedias për qëllime jo enciklopedike)

Ju mund të ndihmoni pastruesit duke i pyetur ata për standardizim të fletës.