Këtu do të gjeni disa rregulla të prezantuara shkurt dhe të cilat nëse nuk respektohen do të vështirësojnë punën e redaktorëve dhe të programit elektronik operues të Projektit të Lirë enciklopedik Wikipedia-së.


§ 1. Kopjimi pa leje nuk është i lejuar

  1. Shkaku: Padi penale nga ana e Autorit të materialit.
  2. Udhëzime: Me përshkru dhe me kopju është shumë lehtë, por tekstet dhe imazhet të huaj janë në rregull të mbrojtur nga ligji i autorit. Prandaj vlen kjo fjali: Mos përdorni asnjëherë materiale të mbrojtura nga drejtat e autorit (shenja tipike: © apo Copyright). Ju kështu e dëmtoni Wikipedinë.
    1. Punimet vetjake: Mund ti zgjedhësh njërën nga licencat e Wikipedias. (GNU dhe Publik Domen)
    2. Leja nga autori: Dërgoji një E-mail poseduesit të materialit me kërkesë për publikimin e materialit dhe ndryshimin e materialit nën licencat GNU ose Public Domain. Fletëkërkesën dhe lejen paraqitni në fletën e diskutimit të artikullit përkatës.
    3. Shiko fleta: Të drejta autori, Licenca GNU për Dokumentim të Lirë (1.1), GNU, Publik Domen dhe fletat e diskutimit të tyre.

§ 2. Korrigjimi i drejtshkrimit të lidhjeve (ang.: links) nuk është i lejuar

  1. Shkaku: Me korrigjimin e titulli nuk humbë një lidhje e thjeshtë por nyja e më shumë artikujve.
  2. Udhëzime
    1. Pastruesi: Në mungesë të kohës kopjo këtë: {{Pastruesi}} dhe plaso diku në fletë (në krye do të ishte mirë).
    2. Informim gabimi: Shkruaj diku fjalën korrekte më së miri në fletën e diskutimit të artikullit përkatës. Për diskutime shiko "dhëmbëzoret" e fletës ku gjendesh në kryeradhën e dytë nga lartë nën radhën Wikipedia:Vini Re!.
    3. Korrigjim drejtshkrimi: p.sh [[Wikipedia:Vini Re!|Kujdes!]] vendose pas titullit një vertikale " | " dhe shëno korrekturën.
    4. Zhvendose: Si anëtar i regjistruar ke mundësin të zhvendosë fleta, p.sh: [[Prishtinë]] zhvendoset në [[Prishtina]]

§ 3. Përdorimi i fletave personale të anëtarëve si fleta diskutimi (artikuj), nuk është i lejuar

  1. Shkaku: E drejta e personit për paraqitje personal. Pastrohet nga Përdoruesi ose Pastruesi
  2. Udhëzime
    1. Fletat e diskutimit: çdo fletë e projektit (pos fletave speciale e të mbrojtura) ka fletën e diskutimit.
    2. Nënshkrimi, Firmosja e diskutimit është e mirë për veten dhe për përdoruesit tjerë. Kjo, arrihet duke shtypur pullën automatike për firmosje prezantuar me simbolin e nënshkrimit [Firma Juaj   ].
    3. Mesazhet dërgohen duke shtypur në anën e djathtë të lidhjes redaktoni shenjen +

§ 4. Përdorimi i shenjave tjera për këto germa: Ç ç Ë ë, nuk është i rekomanduar

  1. Shkaku: Mbingarkimi i shërbyesit në të cilin gjendet programi operues i Wikipedia-së.
  2. Udhëzime
    1. Përdorni tastaturën në gjuhën shqipe
    2. Përdorimi i ndihmesave teknike: futni këto shkronja duke klikuar në shkronjat e prezantuar jashtë rubrikës (Dritares) redaktuese.
  • Shiko: Si të transformoj një tastaturë në Gjuhën Shqipe?
  • Shiko kryeradhën: Disa germa për të ndihmuar me redaktimin: Ç ç Ë ë ose shtypni: Ç ç Ë ë

§ 5. Përdorimi i gjuhëve të huaja nuk është i lejuar

  1. Shkaku: Kjo është Enciklopedi në Gjuhën Shqipe.
  2. Udhëzime : Wikipedia:Udhëzime mbi babarizmat në gjuhën shqipe
    1. Nevoja për gjuhë tjera, mund të kompensohet në projektet Wikipedia në gjuhët tjera.
    2. Gjuha e librit – Shqip të botuar në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni është niveli i gjuhës me të cilën janë të besueshëm shumica e shqipfolësve.
      1. Gjuha shqipe është gjuhë fonetike, d.m.th shkruja ashtu si fletë dhe lexo ashtu si është e shkruar.
    3. Gjuhet e vdekura dhe anglishtja përdoren për termet e shkurta për të cila paralajmërohet lexuesi së paku me shkurtesën (lat., ang., gr. etj.)
    4. Emrat origjinal të organizatave, enteve, firmave, personave, qyteteve etj., shkruhen pas shqiptimit dhe paralajmërimit me shkurtesën org. ose nga cila gjuhë rrjedhë emërtimi.
    5. Ndërlidhja e Emrave "origjinal" bëhet duke zhvendosur fletën ose duke shënuar komandën e programit operues #redirect [[FilonArtikulli]]
    6. Fletat Wikipedia të cilat kanë të bëjnë me të drejtat e licencës duhet të publikohen edhe ashtu si janë, përderisa dikush nuk merr guximin të i përkthej

§ 6. Ofendimi i redaktorëve nuk është i lejuar

  1. Shkaku: Lindin konflikte që pasqyrohen në gjendjen e artikullit.
  2. Udhëzime:
    1. Mënjanimi i konfliktit: Kompromis në mes të redaktorëve, për ndryshe bllokim i fletës nga ana e administratorit.
    2. Formulimi i fjalëve: Ç do mendim mund të shprehet në më së paku dy formulime me të njëjtin kuptim.

§ 7. Lidhjet e jashtme me qellim përfitimi nuk janë të lejuara

  1. Shkaku: S'duhet të ndotet enciklopedia, lidhja do të pastrohet nga Pastruesi .
  2. Udhëzime:
    1. Formulimi i fjalëve të tekstit të prezantuar me karakter për interesa shoqërore.
    2. Përdorimi me vend i lidhjes së jashtme

§ 8. Publikimi komplet i shtypshkrimeve jashtë enciklopedike nuk është i lejuar

Shkaku: Tekstet duhet të jenë enciklopedike, përndryshe mund të përdoret projekti Wikibooks i paraparë për këto qëllime.
  1. Udhëzime:
    1. Formulimi i artikujve: Qëllimi i artikujve enciklopedik është të informojnë lexuesit rreth temave enciklopedike, jo tu mbushin mendjen për një ide apo ideologji, apo të shpjegojnë në detaje fusha studimi.
    2. Marrëdhëniet: duhet pas kujdes gjatë formulimit të fjalëve të mos vije deri te bllokimi i fletës, pasi që për këto çështje ka mendime të ndryshme. Çdo tentim për dominim në njërën nga këto fusha do të sjellë rënien e rëndësisë së temës dhe si rezultat do të jetë krahasimi i saj me tregti. Artikujt e tillë do të llogariten si reklama (katalog) të ndonjë firme.
    3. Mungesa e njohurive mbi redaktim, nëse nuk keni njohuri mbi redaktimin në Wikipedia dhe dëshironi që materiali juaj të shërbej si burim i të dhënave keni dy mundësi:
      1. Në fletën e diskutimit fusni lidhjen me fletën ku gjendet materiali ose,
      2. Punimet që nuk gjenden në internet i paraqitni në fletën e diskutimeve.
      3. Nëse keni mundësi informoni këtu antarët tjerë për qëllimi e juaj dhe për vëshërsitë

§ 9. Krijimi i një artikullit që ekziston me një titull të ri, nuk është i lejuar

  1. Shkaku: Lindin mos marrëveshje, ri-lidhet me artikullin ekzistues nga administratori ose Pastruesi.
  2. Udhëzime
    1. Gjurmimi i artikujve Në shtyllën vertikale, në anën e majtë të çdo flete gjendet rubrika Kërko me një fushë të zbrazët dhe dy zgjedhjet "Shko" dhe "Kërko". Aty mund të ndeshni në artikullin ose në fjalën e gjetur ndër fletat e Wikipedia-së.
    2. I njëjtin titull përmbajtje të ndryshme si p.sh: artikulli Bari, duhet të "kthjellohen" d.m.th në këta artikuj vendoset stampa {{kthjellim}}. Në rastet kur nën fjala p.sh.: Artikulli në gjuhën shqipe qëndron për më shumë kuptime, mirëpo njëri nga ato dominon në jetën e përditshme atëherë ai kuptim merret si përfaqësues i fjalës ndërsa për kuptime tjera krijohet një faqe që kthjellon/shpjegon kuptimet e ndryshme. Kjo faqe është e formatit Artikulli(kthjellim)