Wikipedia:Udhëzime mbi babarizmat në gjuhën shqipe

Kjo fletë shërben për orientimin e anëtarëve se si të veprojnë me barbarizmat në Enciklopedinë Wikipedia. Përderisa projektit nuk i është bashkangjitur një studiues i gjuhës shqipe, enciklopedia do të ketë një numër të madh barbarizmash. Mënjanimi i barbarizmave në enciklopedi është i vështirë, përshkuake të mangësisë së njohurive në gjuhën shqipe të redaktorëve të cilëve ju bëhen me dije disa rregullore të gjuhës shqipe të nxjerra nga dokumentet e studiuesve dhe ligjet mbi përdorimin e gjuhës shqipe në mjediset publike.

Barbarizmat dhe deformimet

Redakto

Shumica e di që gjuha shqipe është gjuhë fonetike

Redakto

Në gjuhën shqipe shkruhet ashtu si flitet në shqip, me tingujt e shqipes të cilat shkruhen me shkronjat e alfabetit të shqipes.

Shkruaj si fletë, lexo si shkruan!

Redakto

Ne shkruajmë me shkronjat e shqipes ashtu si flasim në gjuhen shqipe. Këtu ngjyrat individuale (krahinore, dialektet, ngjyrat e dominuar nga gjuhët e huaja) nuk përfillen, për shkak se këto ngjyrosje individuale, krahinore apo dialektet janë të përmbledhura në tingujt e shqipes që shkruhen me shkronjat e alfabetit të shqipes. (Asnjë gjuhë në botë nuk ka shkronja sa tinguj të ngjyrosur lëshojnë individët). Përderisa këto që thamë pasqyrohen në gjuhen shqipe, ndikimet e gjuhëve të huaja nuk është i përfshirë në gjuhën shqipe sepse këto ndikime nuk i takojnë botëkuptimit të gjuhës shqipe.

Gjuha shqipe bënë apo është një pasqyrim i botëkuptimeve të shqiptarëve

Redakto

Edhe pse botëkuptimet ndryshojnë ato nuk mund të ndryshojnë brenda një nate, kjo bën që edhe gjuha të ndryshojë. Tani kush është dominues i këtyre botëkuptimeve varret nga jeta e shqiptarëve. D.m.th. "gjuha ime" - gjuha që flas në ditën e përditshme është një pjesë e botëkuptimeve shqiptare, sa është e madhe ajo pjesë varret nga ndikimi im në jetën e përgjithshme të shqiptareve. Unë jam një nga diku 10-12 milion anëtarët.

Kush e bënë pasqyrimin e botëkuptimeve

Redakto

Pasqyrimin e botëkuptimeve në rrethana normale e bëjnë akademikët së bashku me albanologët që orientohen në gjuhën e popullit. Në të kaluarën në këtë drejtim kanë ndërhyre edhe të fuqishmit por me kujdes. Sot, edhe politikan e ekonomistë të pafuqishëm tentojnë jo vetëm në gjuhen shqipe, por këto deri më tani kanë mbetur tentime të kota sepse ata kanë tentuar të dominoi "ideja" e tyre mbi natyren e popullit.

Tollovia e mërgatës në gjuhë

Redakto

Tollovia e diasporës në gjuhë është një dukuri që veçohet dhe krijohet nga mangësia e njohjes së gjuhës amtare dhe krahasimi i njohurive të mangëta me gjuhën e re të përvetësuar. Gjatë kësaj dukurie vije deri tek thënia "Unë po e përkthej në shqip, po shqip nuk po ka kuptim". Në fakt në shqip ka kuptim çdo përkthim i bërë sipas rregullave dhe botëkuptimeve aktuale të shqipes, përndryshe ato fjalë janë përkthyer në "gjuhën individuale" janë aq "larg gjuhës së nënës" sa edhe gjuhës shqipe. Kjo nuk është vetëm dukuri e mërgatës shqiptare por e gjitha mërgatave por tek ne vije më shumë në dukje pasi ndikimi ekonomik i mërgatës së pa arsimuar ka qenë i fuqishëm. Fal Zotit e të pa arsimuarit nuk marrin pozita si të Enver e Fadil Hoxhës. E kthejnë shqipen në dialekt të vendit ku janë duke jetuar. Këtu ka diku 8-12 mundësi (dialekt i anglishtes, gjermanishtes, suedishtes etj). Si do që të jetë për këtë kategori preferohet leximi i teksteve mësimore në gjuhen shqipe të miratuara nga entet përkatëse.

Për të mërguarit që e kanë humbur tingëllimën e shqipes

Redakto

Gjuha shqipe nuk tingëllon as anglisht as arabisht por shqip. Humbja e tingëllimës së gjuhës së nënës në mërgim është gjë natyrore. Por nuk është natyrore tentimi që barbarizmat që individit i tingëllojnë bukur (i ka përvetësuar) të tentohet të futen në gjuhën amtare. Këto tentime janë të kota, janë sikur futja e një organi në një trup të huaj. Natyrisht që mjeku i shkolluar për këto operacione mund të bëjë shumë gjëra në këtë drejtim por edhe ai është i kufizuar nga vetë natyra. Është e udhës që mjekut të i ofrohet organi por nuk është e udhës të ndërmerret nga njeriu i thjeshtë operacioni. Si do që të jetë kjo është kundërshtim naiv i individit i cili nuk dëshiron të pranojë se në të ka filluar të krijohet një botëkuptim individual si rrjedhë e kombinimit të botëkuptimeve shqiptare dhe rrethit a rrethanave të reja ku ai jeton. Rezistenca e tillë bëhet për një-dy gjenerata dhe pastaj vazhdon asimilimi dhe ndarja nga gjuha shqipe ose krijimi i kolonive/konservimit të fjalëve të gjuhës shqipe. Rasti më i mirë është nga shekulli i kaluar (Sanxhaku, Arbëreshët, Ukrainë, Turqi, Arvanitët etj).

Si të veprohet me barbarizmat

Redakto

Duke pasë parasyshë faktin që çdo fjalë e shqiptuar e zë vendin e vetë në gjuhën shqipe edhe barbarizmat e shqiptuara e zënë vendin e tyre në gjuhën shqipe. Pasi që ato në një farë mënyre janë pjesë e gjuhës shqipe edhe përdoren si urë lidhëse me fjalët adekuate shqipe. Fjalë e shqiptuar është ajo fjalë e cila shkruhet me shkronja shqipe dhe lexohet në gjuhen shqipe. Fjala e shqiptuar dallon nga fjala e huazuar si për nga shkrimi po ashtu edhe nga tingujt.

Si do që të jetë barbarizmat mund të klasifikohen edhe sipas prej ardhjes së tyre. Ky është edhe element që e prekë projektin tonë Wikipedia. Në faktë vetë enciklopedia e ka misionin e krijimit të urave përbrenda një gjuhe. Duke filluar nga ato më të shkurtat si nga profesioni - në profesion deri tek gjuha shqipe me kolonitë e saj.

Ridrejtimi, orientimi

Redakto

Për këtë barbarizmat ridrejtohen drejt për drejtë ose me shpjegime të shkurta për prejardhjen e tyre. P.sh fjala banhofi apo kancelari1 e përdorur nga kolonia shqiptare në vendet gjermane dhe për një kohë e njohur edhe në disa pjesë të Shqipërisë. Kjo fjalë për një kohë edhe mund të përdoret nga populli (të kthyerit), pas një kohe të shkurt tërhiqet nga komunikimi i përditshëm por ky barbarizëm ka hyrë në gjuhën shqipe dhe është mirë të regjistrohet në Wikipedia. Me këtë qëllim krijohet artikulli Banhofi ku shpjegohet shqipërimi dhe rrethanat tjera, mirëpo lexuesi orientohet edhe me elemente optike tek artikulli në gjuhën shqipe p.sh. Shih: Stacioni i trenit sepse kjo është Enciklopedi në gjuhen shqipe dhe mundësitë tjera nuk gjenden brenda gjuhës shqipe.

1. nuk është fjalë gjermane, por latinizëm në gjermanisht.

Elementet e artikujve mbi barbarizmat

Redakto
  • Elemet kryesorë është informimi i lexuesit për artikull që ka të bëjë me një barbarizëm.
  • Elementet plotësuese.
    • Shkrimi origjinal i fjalës, koha, individi (apo grupi që ka përdorë) dhe rastet në të cilat ata e kanë përdorë.

Zakonisht barbarizmat e tillë adaptohen dhe përdoren sipas botëkuptimit të huaj por që mund të lidhet pjesërisht me botëkuptimet shqiptare. Ky është edhe shkaku kryesor pse adoptohen ato fjalë. Shkak tjetër që në kohët e fundit jepet si argument i rrejshëm është shpejtësia d.m.th fjala më e shkurtër, më praktike gjatë komunikimit. Është i rrejshëm sepse me të provohet të mbulohet ndryshimi i botëkuptimeve nga ato shqiptare. Për të treguar një qëllim gjatë komunikimit në gjuhen shqipe nuk ka nevojë të përdoret emërtimi i plotë (klasifikimi, emri e mbiemri i objektit) gjithnjë, pasi që ai vetë kuptohet nga biseda. Në këtë drejtim disa gjuhë janë më të rrepta (nga disa paraqitet si precize) gjë që ndikon në botëkuptimin e individin (në shijen, aftësinë krijuese, e krijon automatizimin) në këtë drejtim gjuha shqipe e respekton aftësinë krijuese e mendore të njeriut, nuk e parapëlqen njeriun e automatizuar dhe i lë individit të zgjedhë pak më gjatë e preciz apo shkurt e me mundësi krijuese më të mëdha. Në raste kur paraqiten nevoja për terme të sakta të shkurta atëherë flitet "gjuha e profesionit" e cila ka vlerë vetëm përbrenda profesionit. Ka shumë mënyra të krijimit të "gjuhëve lokale" përbrenda gjuhës shqipe, por që kanë vlerë vetëm përbrenda "lokalitetit". Këtu hynë dialektet, të folmet lokale të rretheve e qyteteve, të folmet fetare etj. Përdorimi i këtyre "gjuhëve lokale" në nivel të gjuhës shqipe nuk ka kuptim sepse ato pasqyrohen në gjuhen shqipe me fjalë të njohura nga gjithë shqiptarët dhe ngatërrohen botëkuptimet lokale me ato të përgjithshme shqiptare. Kjo i ngjanë vendosjes së zemrës në ball të kokës së njeriurt dhe të pritet nga ai njeri të funksionojë si njeri, por ai nuk mund të shehë dhe nuk ka gjakë pasi që sytë nuk e lëvizin gjakun si zemra. Gjuha është një trup/një botë, dhe çdo regjistrim i lëndimeve/barbarizmave të trupit/botës është i mirë për mjekun. Lëndimet/Barbarizmat e shkaktuara me apo pa qëllim duhet të shërohen/hiqen, sa më pakë lëndime aq më shpejt zhvillohet trupi/bota.

Emrat e njerëzve

Redakto

Shiko  

Lidhje të jashtme

Redakto

Artikuj që ndihmojnë në zhvillimin e gjuhës shqipe.
Altin Topi : Tollovitje të panevojshme Në amzen: shekulli.com.al.
Baki Goxhaj : Huazimet dhe Barbarizmat Në amzen: goxhaj.com.