Black Lagoon (Japonisht: ブラックラグーン Burakku ragūn; Shqip: Laguna e Zezë) është emri i një manga japoneze dhe serialit anime (film i animuar) e krijuar nga Rei Hiroe. Historia ka në qendër ngjarjet e një organizate mercenarësh të njohur me emrin Black Lagoon, që bëjnë dërgesa të shumta në pjesën detare juglindore të Azisë. Baza e tyre e operimit ndodhet në qytetin Roanapur në Tailandë dhe ata shpërndajnë mallra me PT Boat Black Lagoon (anije torpedo). Kompania Lagoon bën marrveshje me klientë të ndryshëm, por në veçanti kanë lidhje shumë miqësore me Sindikatën e Krimit Rus, Hotel Moscow. Skuadra e Black Lagoon përbëhet nga 4 anëtarë që janë Rock (Rokuro Okajima), Revi (Rebeka), Datç (Kapiteni i Black Lagoon) dhe Beni (Përgjegjës për riparimet në anije dhe një gjeni ne kompiuter). Antarët e Lagoon zakonisht e shpenzojnë kohën e tyre të lirë në lokalin ‘The Yellow Flag’ (Flamuri i Verdhë), një bar në Roanapur.

Black Lagoon
Revy me Berreta 92Fs, dy armë që përdor në shumicën e kohës.
Zhanri
Manga
Shkruar ngaRei Hiroe
Publikuar ngaShogakukan
VulosjaSunday GX Comics
RevistaMonthly Sunday Gene-X
DemografiaSeinen
Vazhdimësia origjinale19 prill 2002 – sot
Vëllimet12 (Lista e vëllimeve)
Roman i lehtë
Shkruar ngaGen Urobuchi
Ilustruar ngaRei Hiroe
Publikuar ngaShogakukan
VulosjaGagaga Bunko
DemografiaMale
Vazhdimësia origjinale18 korrik 200818 janar 2011
Vëllimet2
Manga
Sōjiya Sawyer – Kaitai! Gore Gore Musume
Shkruar ngaTatsuhiko Ida
Publikuar ngaShogakukan
VulosjaSunday GX Comics
RevistaMonthly Sunday Gene-X
DemografiaSeinen
Vazhdimësia origjinaleSeptember 19, 2019 – sot
Vëllimet5 (Lista e vëllimeve)
Manga
Eda -Initial Stage-
Shkruar ngaHajime Yamamura
Publikuar ngaShogakukan
VulosjaSunday GX Comics
RevistaMonthly Sunday Gene-X
DemografiaSeinen
Vazhdimësia origjinale19 prill 2022 – sot
Vëllimet1
Serial televiziv anime

Skuadra merr pjesë në një sërë ngjarjesh që përfshinë një sërë aksionesh ku dhuna, gjakderdhja dhe luftimet e ashpra (ndonjëherë edhe trup më trup), nuk mungojnë asnjëherë në këtë pjesë të Azisë Juglindore.

Black Lagoon është shfaqur premierë në ‘Tokyo International Anime Fair’ në mars të 2006 dhe filloi të transmetohej për herë të parë 8 Prrill të 2006 në Japoni dhe seria e fundit e sezonit të parë u transmetua në 24 korrik të po atij viti. Sezoni i dytë i Serisë së animuar (e quajtur gjithashtu Black Lagoon: The Second Barrage), fillo transmetimin e saj në Japoni me 2 tetor, 2006.

Personazhet Redakto


Black Lagoon përfshin një numër të gjerë personazhesh, ku personazhet kryesorë janë Roko, Revi, Datçi dhe Beni. Gjatë filmit serial anime Black Lagoon, këto personazh përfshihen në situata të vështira (ndonjëherë edhe absurde), duke u përplasur me personazhe të tjerë të rrezikshëm, që jo radhë herë shkaktojnë probleme. Ashtu si në manga, edhe në anime autori shpenzon shumë kohë dhe jep një tablo të qartë të forcës, ndjenjave dhe mendimeve të personazheve. Gjatë të dy sezoneve, Black Lagoon zbërthen mirë protagonistët e këtij filmi anime.

Personazhë të tjerë për t'u përmendur, me rol madhor në seri, janë personazhet si Balalaika, Mr. Chang, Eda, Roberta e të tjerë. Zakonisht shumica e personazhëve jetojnë, takohen dhe zhvillojnë konfliktet e tyre në qytetin e Roanapur dhe në det të hapur, por jo radhë herë konfliktet zhvillohen edhe në vende të tjera, si për shembull në Tokjo, në ishujt Filipine e të tjerë. Black Lagoon, përbëhet nga një listë e gjatë personazhesh, ku disa prej tyre lejnë mbresa të forta te adhuruesit. Shembulli konkret janë Roberta dhe Binjakët. Për t'u përmendur është se vetëm në 5 seritë e fundit të sezonit të dytë të Black Lagoon, Paraqiten të paktën 6 personazh të rinj (banda e Yakuzës), duke treguar qartë larmitetin e këtij filmi serial anime.

Episodet Redakto


 
Revy dhe Datçi në aksion

Sezoni i parë Redakto

  1. The Black Lagoon
  2. Mangrove Heaven
  3. Ring-Ding Ship Chase
  4. Die Rückkehr des Adlers
  5. Eagle Hunting and Hunting Eagles
  6. Moonlit Hunting Grounds
  7. Calm Down, Two Men
  8. Rasta Blasta
  9. Maid to Kill
  10. The Unstoppable Chambermaid
  11. Lock`n Load Revolution
  12. Guerrillas in the Jungle

Sezoni i dytë Redakto

  1. The Vampire Twins Comen
  2. Bloodsport Fairytale
  3. Swan Song at Dawn
  4. Greenback Jane
  5. The Roanapur Freakshow Circus
  6. Mr. Benny's Good Fortune
  7. Fujiyama Gangsta Paradise
  8. The Succession
  9. Two Father's Little Soldier Girls
  10. The Dark Tower
  11. Snow White's Payback
  12. The Gunslingers

Muzika Redakto

Tema Redakto

Hapja:

  • "Red Fraction" nga MELL

Mbyllja:

  • "Don't Look Behind" nga EDISON
  • "The world of midnight" nga Minako "mooki" obata (Episodi #15)

Nga "Black Lagoon Original Soundtrack":

  • Red fraction
  • Tear Drops to Earth
  • Asian Comfort
  • Don't Stop!
  • Samara Samanda
  • A Cold Wind in My Mind
  • Make A Bet
  • El Sol se Recuesta
  • Seasonal Wind
  • 66 steps
  • The World of Midnight
  • Dark Side of the Moon
  • Tadpole Dance
  • Let Me Know Your Name
  • After the Rain
  • It's an Easy Afternoon
  • Behind the Clouds
  • The Anthem of the Aryan Socialist Union
  • Melting Brain
  • The Way to Last Night
  • Peach Headz Addiction
  • Don't Look Behind
  • Father's Chest
  • Don't Let Me Join Now
  • Foxy Doll
  • Rock the Carnival
  • Mad Club
  • Don't Stop!
  • Don't Look Behind

Dublimi Redakto

Dublimet në japonisht:

Referime Redakto

  1. ^ Osmond, Andrew (30 korrik 2012). "Panty & Stocking DVD Plus Black Lagoon Blu-rays Released Monday". Anime News Network (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 24 prill 2019. Marrë më 13 shtator 2018.
  2. ^ Oppliger, John (6 nëntor 2009). "Ask John: What Are the Best Girls With Guns Anime?". AnimeNation (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 12 janar 2010. Marrë më 6 janar 2020.
  3. ^ "The Official Website for Black Lagoon" (në anglisht). Viz Media. Arkivuar nga origjinali më 31 mars 2019. Marrë më 28 tetor 2017.

Lidhje të jashtme Redakto