Blerim Grubi
Kjo faqe është e palidhur nga faqe të tjera. |
Blerim Grubi, violinist. Studimet i mbaroi në Fakultetin e Artit Muzikor në Shkup në klasën e prof. L. Gospodinov. Magjistroi në vitin 1999. Mori pjesë në koncerte dhe festivale muzikore në mbarë ish - Jugosllavi. Pjesëmarrës i rregullt i Festivaleve ”Vera e Ohrit “, ”Ditët e Muzikës Maqedonase”, Festivalit Ndërkombëtar të Muzikës Kamertale në Prishtinë. U prezantua edhe në koncertet e organizuara nga UNICEF-I në Shkup dhe Osjek. Është violist-udhëheqës pranë Filharmonisë Maqedonase. Vijoi kurse perfeksionimi në “Academia Chigiana” në Siena të Italisë te violisti i shquar botëror prof. Jurij Bashmet. Ka koncertuar në Maqedoni, Shqipëri, Kosovë, Francë, Spanjë. Aktualisht është ligjërues në Fakultetin e Arteve në Prishtinë si dhe në Fakultetin Pedagogjik të Shkupit. Është udhëheqës i violave në Orkestrën Harkore të Filarmonisë së Kosovës dhe violist i Ansamblit Vivendi.
Ky artikull në lidhje me muzikën është i cunguar. Ju mund të ndihmoni Wikipedian duke e zgjeruar atë. |