Bllacë (Bulqizë)

fshat në Shqipëri, në Qarkun e Dibrës

41°34′32″N 20°21′00″E / 41.5755°N 20.3501°E / 41.5755; 20.3501

Bllaca

Bllaca është një fshatkomunën Shupenzërrethin e BulqizësShqipërisë.

Historia Redakto

Fshati Bllacë gjendet në koordinata gjeografike 41° 34’’ 19´ V dhe 20° 21’’ 27´ L, në lartësinë 867 m. mbi nivelin e detit.

  • Më 1467, fshati (Blaçe) përfshihej në Vilajetin e Dibrës së Sipërme,1 dhe kishte 13 hane të krishtera.
  • Më 1839, krej’plak i fshatit përmendet Metë Ali Nimani.
  • Më 1900, (Блаце) përfshihej në nahijen Gryka e Vogël (Грика Воглъ) dhe kishte 480 banorë, të gjithë shqiptarë myslimanë.4
  • Më 1903 fshati kishte 30 shtëpi, të gjitha myslimane.
  • Më 1910, në Teqenë e Bllacës u hap shkolla shqipe, e para në Grykë të Vogël. Mësimi jepej nga dervish Jahja nga shehri i Di - brës. Nga Bllaca kishte 8 nxënës, nga Kovashica 5, nga Gjurasi 3 si dhe nga Zogjet e Homeshi. Shkolla u mbyll me fillimin e Luf - tës Ballkanike.
  • Më 1913, i gjithë fshati u plaçkit dhe u dogj nga forcat serbe. Banorët u therrën pa shkak si dhe u rrëmbyen 250 krerë dele, 37 gjedhë e 28 kuaj.
  • Më 1916, me përpjekjet e atdhetarëve Jashar Zeneli e Sahit Tasha, në fshat u hap sërish shkolla shqipe. Mësimi jepej nga baba Isufi në Teqenë e Bllacës.
  • Më 1920 ushtarët serbë dogjën 9 shtëpi, rrëmbyen 4 kuaj, 7 gjedhë, 150 kokë bagëti dhe 6 500 kg. drith.
  • Më 1927, përfshihej në Krahinarinë Homesh dhe kishte 64 shtëpi banorë me 448 banorë, të gjithë myslimanë. Teqeja e Bllacës u themelua nga Jusuf Baba. Më 1860, teqeja u dogj nga myslimanët sunitë të Dibrës. Kësaj teqeje i ka shërbyer fisi Tasha.
  • Më 1945, u hap shkolla e fshatit me mësues Adem Sharofi.

Banohej nga fiset Skarra (vendas), Alimani (fis Troci nga Reçi), Jella, Krosi, Leka, Tasha, Lleshi, Martini, Muha, etj..

Shih edhe Redakto