Shtushaj
Vendndodhja e fshatit Stushaj
RedaktoFshati Stushaj gjendet në koordinatat gjeografike 41°35′23″N 20°23′17″E / 41.58972°N 20.38806°E dhe në lartësinë 761 m. mbi nivelin e detit. Shtrihet në rrëzën lindore të Kodrës së Kërcunave në malin e Majës së Madhe dhe kufizohet në veri me Mazhicën në Qafë – Stushaj dhe në Përrua të Kolece në Malin e Dejthit; në lindje me Topojanin në Sharrë të Bardhë; në jug – lindje me Kovashicën në Sinica dhe në Shullan të Madh; në jug – perëndim me Zogjet në Lugun e Kecit; në veri – perëndim me Gjurasin në Lugun e Ali Gjinit. Ky vendbanim mendohet të jetë themeluar në fund të shek. XIII – fillimi i shek. XIV, nga kolonë sllavë dhe vllehë të ardhur bashkë me ushtrinë serbe të kral Stefan Uroshi II Milutin. Etimologjia e fshatit shpjegohet nga sll. суша: vend i thatë, vend pa ujë. Edhe gjatë shek. XV, vendbanimi vijonte të banohej nga popullsi të etnisë sllave dhe vllehe.
Stushaj |
---|
Ngjarje dhe data në fshatin Stushaj
Redakto- Më 1467, fshati Suçani përfshihej në rrethin (vilajet) e Dibrës së Sipërme, me 9 shtëpi (hane) të krishtera me kryefamiljarë pop Stanisha dhe nipi i tij Petko; Petko i Desimirit; Petko Striçeviç; Stançe Shunduloviç dhe nipi i tij Obratko; pop Nikolla; Miho Gavala; Dhimitri Dobrisha dhe i vëllai i tij Petko; Petko Trëndafili dhe i vëllai i tij Radçe; Gjonçe i Trëndafilit; Dhimitri, vëllai Trëndafilit, Stefani, i biri i Dhimitrit. Në kishat e fshatit shërbenin dy priftërinj, pop Stanisha dhe pop Nikolla.[1]
- Gjatë viteve 1520 – 1530, fshati Stushaj (Suşani kariyesi) përfshihej në bashkësinë administrative (nahiye) të Dibrës së Sipërme (Yukarı Debri nahiyesi) në rrethin (kadilik) e Dibrës. [2]
- Edhe më 1550, fshati (Suşani kariyesi) përfshihej në bashkësinë administrative (nahiye) e Dibrës së Sipërme (Yukarı Debri nahiyesi) në rrethin e Dibrës. [3]
- Më 1583, fshati (Soshani) përfshihej në bashkësinë administrative (nahiye) e Dibrës së Sipërme dhe kishte 65 kryefamiljarë: Hasan Abdullai; Gjuro Dhimitri, Miho Dhimitri me vëllain e tij Nikolla dhe birin e tij Nikolla, Nine Dhimitri me të birin e tij Dhimitri dhe vëllain e tij Peja, Nikolla Dhimitri; Gjuro Jovani me vëllain e tij Dhimitri; Bogo Jovani; Çerp Rada; Todor Gjura, Mlladen Gjura; Nikolla Todori me vëllanë e tij Gjura; Argjir Nina me të birin e tij Miho, Todor Nina; Nikolla Stojku me të vëllanë e tij Dhimitri; Dhimitri Proja; Dhimitri Stojani; Dhimitri Peja; Gjuro Veshi me të birin e tij Boshku; Dhimitri Vançe; Dhimitër Mlladeni; Nikolla Petro; etj.. Në kishat e fshatit shërbenin pop Jorgo, pop Bojku, pop Jovku, pop Trvo, pop Jorgo dhe pop Mitre. [4] Fise të moçëm në fshat kanë qenë Dhimitri, Gjura, Jovani, Petro, Rada, Stojku, Proja, etj..
- Më 1900, fshati (Стушанъ) përfshihej në bashkësinë (nahiye) Gryka e Vogël (Грика Воглъ) me 320 banorë, të gjithë të islamizuar.[8]
- Më 1910, ushtria osmane e Shefqet Turgut pashës hyri në viset e Maleve të Dibrës dhe filloi të mbledhë ushtarë për ushtrinë e rregullt osmane. Në Stushaj mori me forcë banorin Miftar Sefer Dumani, i cili nuk u kthye më.[10]
- Në dhjetor 1912, në luftimet e zhvilluara nga popullsia dibrane kundër ushtrisë serbe në Urën e Topojanit, u vra banori Selim Demir Dumani dhe u plagos Llan Dumani.[11]
- Në janar 1913, ushtria serbe hyri në fshatin Stushaj dhe vrau banorin Mersim SaliDumani..[12]
- Më 1918, gjatë pushtimit austro – hungarez të Shqipërisë, fshati kishte emërtimin Dushkaj dhe përfshihej në krahinarinë e Homeshit të n/prefekturës së Artës në prefekturën Dibër. Fshati kishte 173 banorë të ndarë në Mëhallë të Sipërme, Mëhallë të Mjesme, Mëhallë të Poshtme. [13]
- Më 1920, ushtria jugosllave hyri në fshat dhe dogji 4 shtëpi, rrëmbeu 4 gjedhë, 28 kokë bagëti dhe 7 800 kg. drithëra buke.[14]
- Më 1927 fshati përfshihej në Krahinarinë e Homeshit dhe kishte 42 shtëpi me349 banorë, të gjithë të islamizuar.[15]
- Më 1942, banorët Rasim Tush Dumani, Musli Hajredin Dumani, Aqif Tush Dumani, Faiz Çup Dumani, Tafë Fali Dumani, Çup Duka, Riza Lazri, etj., u përfshinë në Lëvizjen Nacional - Çlirimtare. Nga fshati Stushaj u rreshtuan në formacionet e Ushtrisë Nacional - Çlirimtare Shqiptare banorët Xhafer Halit Dumani, Veli Haxhi Koleci, Mete Çup Duka, Fetah Shaban Lazri, Jonuz Mane Duka.[16]
- Më 1943, në fshat u krijua Këshilli NÇL me kryetar Aqif Tush Dumani.
- Në dhjetor 1943 u krijua Fronti Demokratik me kryetar Musli Hajredin Dumani.
- Më 1945, u krijua Organizata Bazë e PKSH - së me sekretar Tafë Fali Dumani.
- Më 1946, kryetar i Këshillit NÇL - së u zgjodh Mane Avdi Dumani.
- Më 1952, u krijua Organizata e Rinisë Komuniste të fshatit me kryetar Ali Dumani.
- Më 1957, u krijua Kooperativa Bujqësore me kryetar Rasim Tush Dumani, i cili u zgjodh dhe kryetar i Lokalitetit të Shupenzës.
Fshati Stushaj banohej:
në ''Mëhallë të Sipërme'' nga fiset Lazri, Duka dhe Koleci;
në ''Mëhallë të Poshtme'' nga fiset Jakimi, Dumani dhe Kozi.
Kuvendi i Mëhallës së Poshtme mbahej në Troje, tek Mani i Hysni Dumanit, kurse kuvendi i katundit mbahej në xhami. Në fshat ka patur disa kisha ortodokse si Kisha në Lamën e Sulë Dumanit, Kisha e Tanasije mbi Shtëpitë e Jakime, Kisha Ke Xhamija (kishë me nekropol), Kisha e Shna’ Premte (e ritit roman) në Sharrë të Bardhë, Kisha në Malin e Kishës.
Prejardhja e fiseve në fshatin Stushaj
RedaktoFisi Jakimi. Tradita e përmend si fisin më të hershëm që banon në fshat. E shpjegojnë prejardhjen e tyre nga rrethinat e Shkodrës. Në fund të shek. XVI, pop Jakimi i shërbente manastirit në Malin e Kishës. Ai organizoi qëndresën e armatosur të banorëve kundër vendosjes së administratës osmane dhe përhapjes së islamit. Në fund u thye dhe pranoi islamin. Më 1583, në fshat përmendet banori i islamizuar Hasan Abdullah. Më 1844, nga ky fis bëri emër Mustafa Jakimi, i cili udhëhoqi burrat e fshatit në Betejën e Drinit në Gjoricë kundër ushtrisë osmane të Hajredin pashës. Në fund të shek. XIX, disa familje të këtij fisi u shpërngulën në Boçevë, Homesh dhe në Gjoricë të Sipërme të Grykës së Vogël.
Fisi Lazri. E shpjegojnë prejardhjen e tyre nga viset e Kthellës. Të parët e tyre vendosën fillimisht në Katër Grykë e më pas në Qafë – Mollë. Ky mikrotoponim u vendos në shenjë kujtimi të vend – origjinës së tyre. [17] Më 1583, në Murrë përmenden kryefamiljarët Martin Lazari, Gjon Lazari, Kolë Lazari dhe Stefan Lazari. [18] Gjatë shek. XVI, familje të këtij fisi u shpërngulën në Luzni. Më 1583, në lagjen Bllacë përmendet kryefamiljari Gjon Lazari, kurse në lagjen Mazhicë përmenden Hasan Lazari dhe Mehmed Lazari. [19] Në shek. XVII u shpërngulën në Stushaj duke u mbështetur vlla trojesh me fisin Jakimi. Gjatë viteve ‘18 – ‘20 të shek. XX, krej’ plak i fshatit përmendet Shaban Osman Lazri. Në vitet ’30 të shek. XX, ky fis u shpërngul përgjithmonë në Bllatë të Sipërme dhe në Kurtbeg të Fushës së Shehrit.
Fisi Koleci. E shpjegojnë prejardhjen e tyre nga Kurbneshi i Selitës. Është trungu fisnor i Kolë Lecit. [20] Më 1583 në Mazhicë përmendet kryefamiljari Lukë Leci. [21] Shtëpitë e para i ngritën në vendin e quajtur Ara e Kolece, pranë Përroit të Kolece. Gjatë shek. XVII, u vendos në Stushaj duke u mbështetur vlla trojesh me fisin Lazri. Këtij trungu iu mbështet një familje e fisit Keci, e cila mori llagapin e tyre. Më 1839, krej’ plak i fshatit përmendet Liman Koleci. [22] Në fillim të shek. XX, familje të këtij fisi u shpërngulën në Sollokiç të Fushës së Shehrit, Sebisht të Gollobordës dhe në Gjoricë të Grykës së Vogël.
Fisi Kozi. E shpjegojnë prejardhjen e tyre nga rrethinat e qytetit të Dibrës, të larguar për gjakmarrje. Të parët e tyre u vendosën fillimisht në Luzni. Më 1583, në vendbanimin Kosara (lagje e fshatit Luzni) përmenden kryefamiljarët Doç Kozmai dhe Gjon Kozmai.[23] Në shek. XVII, u vendosën në Stushaj duke u mbështetur vlla trojesh me fisin Jakimi. Më 1913, krej’ plak i katundit përmendet Bajram Rexhë Kozi.
Fisi Duka. E shpjegojnë prejardhjen e tyre nga trungu fisnor i Step Veshit në Gjuras të Grykës së Vogël. Të parët e tyre u vendosën fillimisht në Rrahe’ të Duke e më pas u mbështetën vlla trojesh me fisin Lazri. Në vitet ’80 të shek. XIX, në fshat u shqua Ramë Hidër Duka i cili ishte krej’ plak i fshatit. [24] Ai u vendos me familjen e tij në çifligjet që kishte blerë në Spas të Fushës së Shehrit. Ramë Hidër Duka u vra në nëntor 1912, në luftimet kundër ushtrisë serbe në Manastir. [25] Gjatë viteve 1918 - 1921, krej’plak i fshatit përmendet Çup Duka.
Fisi Dumani. E shpjegojnë prejardhjen e tyre nga Arrasi në Çidhën të Dibrës së Poshtme, të ardhur në fund të shek. XVII (sipas trungut gjenealogjik të tyre). Por prejardhja e moçme këtij fisi fillon nga fshati Duman në rrethinat e Kumanovës së sotme.
- Vendbanimi fisnor Dumani
Vendbanimi Dumani (Домановъци) përmendet rreth 7 shekuj më parë (më 1379) në kohën kur i dhurohej manastirit të famshëm të Hilandarit në Malin Athoos nga Evdhokija (vejusha e fisnikut Dejan) dhe birit të saj Konstandin. Ky fshat ishte ndër zotërimet e fisnikut të famshëm Dejan, dhëndër i perandorit serb Stefan Uroshi IV Dushan. [26] Me pushtimin osman të zotërimeve të familjes fisnike Dejan, fshati Duman u përfshi në qarkun ushtarak osman të Konstandinit (osm. Kjüstendil Ili). Më 1486 - 1487 fshati Duman (Думановци) ishte ende i banuar [27] dhe mbahej si një ndër fshatrat më të vjetër. [28] Siç duket me largimin e një pjese të popullsisë së vjetër , në fshat ishin vendosur popullsi vllehe, të cilët shërbenin si voynuk. Të tillë ishin Vlashi i Stefanit, Vllajko i Dançulit, Manushi i Radulit, Vihna i prodanit, Minkuli i Dhimitrit, etj.. [29]
- Shpërnguljet nga vendbanimi Duman drejt Rekës së Dibrës
Pushtimi osman i trevave të Maqedonisë u pasua me shpërnguljen e popullsisë së krishterë nga vendbanimet e tyre, për t'i shpëtuar islamizimit të dhunshëm që ushtronte administrata ushtarake osmane. Familje të krishtera të fisit Dumani e braktisën vendbanimin e tyre të moçëm fisnor duke u vendosur në vendbanime të tjerë, ndër të cilët dhe ato në luginën e l. Radika në veri - lindje të Dibrës. Më pushtimin osman të viseve të luginës së Radikës, më 1467 përmenden kryefamiljarët e krishterë Stojko Duma (ni) dhe Petko Duma (ni) në fshatin Bogdevo (Богде); [30] Paisi Duma (ni) në fshatin Sencë; Dragan Duma (ni), Kolë Duma (ni), Andrija Duma (ni), Kolë Duma (ni) (tjetri) e Muzak Duma (ni) në fshatin Vallkovi; Gjon Duma (ni) dhe Kolë Duma (ni) në fshatin Niçpur. [31] Ata u përqëndruan në fshatin Velebrdo ku dhe themeluan lagjen Dumane. [32] Kudo që u vendosën, familjet e fisit Dumani, ata festonin Shën Nikollën si shenjtin e tyre mbrojtës.[33]
- Shpërnguljet nga Reka drejt Dibrës së Poshtme
Gjatë shek. XV, një familje e fisit Dumani u zhvendos nga fshatrat e rrethit të Rekës drejt perëndimit duke u vendosur në fshatin Çidhën e Sipërme të rrethit të Dibrës së Poshtme. Më 1467, në fshatin Çidhën e Sipërme përmendet kryefamiljari Dhimitër Duma (ni). [34] Pasardhësit e kësaj familjeje u shtuan pasi në shek. XVI, familje të fisit Dumani në Çidhën të bashkësisë administrative (nahiye) të Dibrës së Poshtme ishin shpërndarë nëpër fshatrat përreth. Më 1583, përmenden kryefamiljarë Dhimitër Duma (ni) në fshatin Çidhën të Poshtme, Tush Duma (ni) në fshatin Arras, Gjon Duma (ni) në fshatin Venisht (ku dhe kishte në përdorim bashtinën e Andreas), Mustafa Duma (ni) në fshatin Vleshë dhe Tush Duma (ni) në fshatin Barë.[35]
- Shpërnguljet nga Çidhna drejt Mates, Kurbinit, Dibrës së Sipërme, Gollobordës, Tamadhes
Gjatë shek. XVI, familje të tjera të fisit Dumani ishin larguar nga Çidhna duke u vendosur në fshatra jashtë bashkësisë (nahiye) së Dibrës së Poshtme. Një degë kishte ndjekur lëvizjen drejt jugut të Dibrës së Poshtme duke u vendosur në bashkësinë e Gollobordës dhe prej aty në bashkësinë e Tamadhes në malësinë e Tiranës. Një degë tjetër ishte zhvendosur drejt perëndimit duke u vendosur në Mate dhe Kurbin.
Në fund të shek. XVII, një familje e krishtera e fisit Dumani u shpërngul nga fshati Arras në bashkësinë (nahiye) e Dibrës së Poshtme, duke u vendosur në Grykë të Vogël në bashkësinë e Dibrës së Sipërme. [36] Këtu fillon dhe historia e fisit Dumani në Stushaj të Grykës së Vogël në Dibrën e Sipërme.
- Vendosja e Stak Dumanit në Stushaj të Grykës së Vogël në Dibrën e Sipërme
Sipas rrëfimeve të treguar ndër breza nga pleqtë e fisit Dumani në Stushaj të Grykës së Vogël, i pari i tyre ishte Stak Dumani (i krishterë). Bashkë me familjen e tij, ai ishte larguar nga fshati Arras në Çidhën të Dibrës së Poshtme gjatë shtypjes së kryengritjes së popullsisë së krishterë katolike nga ushtria e qeveritarit të qarkut të Ohrit. Stak Dumani u vendos me familjen e tij në Qafë – Mollë mbi fshatin Stushaj, ku hapi tokë buke me shpyllëzim. Edhe sot aty gjenden mikrotoponimet Ara e Dumanit dhe Kroi i Arës së Dumanit. Stak Dumani nuk u pranua nga banorët e Stushajt të cilët ishin islamizuar. Në fund të shek. XVII, fshati Stushaj banohej nga familje të fiseve Jakimi, Kozi, Lazri, Duka, Tola dhe Koleci.[37]
Toka bujqësore, kullotat, livadhet, krojet dhe pyjet e fshatit Stushaj ishin pushtuar nga familje të krishtera katolike të ardhura nga malësitë e qarkut të Dukagjinit dhe Shkodrës nga mesi i shek. XVII. Pasardhësit e fisit Zogu nga Kurbneshi i Selitës në bashkësinë (nahiye) e Urakës ishin vendosur në Stushaj duke themeluar vendbanimin e tyre fisnor Zogje. Me shtimin e tyre, ata ishin organizuar në vllaznitë Leka, Markja, Lleshi dhe Daci dhe kishin dëbuar fiset më të dobët. Fisi Cami u detyrua të shpërngulej nga trojet e tij.[38] Fiset Suti dhe Lila që kishin ardhur më parë, iu nënshtruan fisit Zogu. Po ashtu, vllaznia Daci e detyroi edhe vllazninë Tola që të shpërngulej nga Stushajt në Gjoricë. Vllaznia Daci sulmoi dhe pushtoi tokat e fisit Jakimi në Stushaj. [39]
Burrat e fisit Jakimi i lejuan pasardhësit e Stak Dumanit që të vendosen në fshatin Stushaj duke i pranuar vlla trojesh, me kusht që ata t’u ndihmonin të përballonin sulmet e vllaznive të vendbanimit të ri Zogje. Në luftimet e zhvilluara me vllaznitë dhe fiset e Zogje, fiset e Stushajt e mbrojtën tokën e fshatit.[40] Kufiri mes Zogjeve dhe Stushajt mbeti në Lugun e Kecit. [41]
Familjet e fisit Dumani i ngritën shtëpitë e tyre të para në vendin Troje. Për tokë bujqësore ata kishin Livadhet e Tole, kurse për kullota kishin Birat e Dervish Tolës. [42] Nga pasardhësit e Stak Dumanit rrodhën vllaznitë Ismailallarë, Sulallarë dhe Korballarë.
- ^ Z. Gjoni, H. Përnezha, Dibra në defterët .., vep. e cit., f. 284
- ^ 367 Numarali Muhâsebe-i Vilâyet-i Rûm-İli Defteri ile 94 ve 1078 Numarali Avlonya Livâsi Tahrîr Defterleri (926-1520 / 937-1530 ) III, Yanya, İskenderiye, Ohri, İl-basan ve Avlonya Livâları ile Dukakin Vilâyeti, T.C.Başbakanlik, Devlet Arşivleri Genel Müdürlüğü, Osmanlı Arşivi Daire Başkanlığı Yayın Nu: Defter-i Hâkânî Dizisi: XII, Ankara 2008, s. 94
- ^ Rumeli Eyaleti (1514-1550), T.C. Başbakanlik Devlet Arşivleri Genel Müdürlüğü, Osmanlı Arşivi Daire Başkanlığı, I, Ankara 2013, s. 760
- ^ Z. Gjoni, H. Përnezha, Dibra në defterët .., vep. e cit., f. 239
- ^ P. Thëngjilli, Kryengritjet popullore të viteve .., vep. e cit., f. 135: Hatt – i Humayun Defteri nr. 1, 2, 12, vesika 21176, B
- ^ P. Thëngjilli, Kryengritjet popullore të viteve .., vep. e cit., f. 135: Hatt – i Humayun Defteri nr. 1, 2, 12, vesika 21176, B
- ^ Jovan Hadzi Vasiljevic, Muslimani nase krvi u Juznoj Srbiji, "Sveti Sava", Beograd 1924
- ^ Vasili Kançov, Maqedonia .., vep. e cit., f. 262
- ^ S. Jastrebov, Ptuvije zapiski, Srpska Kralevska .., vep. e cit.
- ^ Hamdi Dumani, Historiku i katundit Stushaj, 1969, f. 9 (fl. 8).
- ^ po aty, f. 9
- ^ po aty, f. 10
- ^ L. Viezzoli S.J., Shqypnija, Njoftime gjeografike .., vep. e cit., f. 57
- ^ B. Xhafa, Lufta e Dibrës .., vep. cit., f. 224: AQSH, Fondi 886, viti 1921, dosja nr. 748, f. 191
- ^ Teki Selenica, Shqipëria më 1927, Tiranë 1928
- ^ Hamdi Dumani, Historiku i fshatit Stushaj .., vep. e cit., 1969
- ^ Sipas Ndue Dodbiba, Malaj (Vështrim historik - etnografik, ekonomik - shoqëror), Tiranë 2006, f. 52, Biba i Malit (themeluesi i fshatit Malaj në Kthellë), u trashëgua nga tre bijtë e tij Pjetri (Loku), Gjergji (Lugja) dhe Lazri (Molla). Pasardhësit e tyre themeluan vllaznitë Pjetri, Gjergji dhe Lazri.
- ^ Z. Gjoni, H. Përnezha, Dibra në defterët .., vep. e cit., f. 106 - 107
- ^ po aty, f. 159
- ^ N. Koleci, Nga zezona në jehonë, “ZRAK Strugë”, 2008, f. 36
- ^ Z. Gjoni, H. Përnezha, Dibra në defterët .., vep. e cit., f. 159
- ^ P. Thëngjilli, Shqiptarët midis .., (1506 – 1750) .., vep. e cit., f. 379
- ^ Z. Gjoni, H. Përnezha, Dibra në defterët .., vep. e cit., f. 159
- ^ J. Hadzi Vasiljeviç, Muslimani nashe krvoj u .., vep. e cit., :“[...] у селу Стушану постоји Рам Душан.”
- ^ Bajram Xhafa, Lufta e Dibrës ., vep. e cit., f. 227 - 228
- ^ Јован Хаџи Васиљевић - Јужна Стара Србија - Кумановска област, историјска, етнографска и политичка истраживања, Београд 1909, стр. 238: "Ово се село спомиње у домаћим писаним споменцима; година 1379 између осталих села и ово су село (Домановъци) поклонили манастир Хиландару Евдокија удова севастократора Дејана и син јој Констандин Дејановић, потоњи господар Ћустендилске Области."
- ^ Александар Стојановски, Македонија во турското средновековие, од крајот на XVI - почетког на XVIII, "Култура", Скопје 1989, стр. 97: "[...] а во пописот од 1486 - 87 година, во кумановското село Думановци [...]."
- ^ Јован Ф. Трифуноски, Кумановско - Прешевска Црна Гора, Српски Етнографски Зброник, књ. LXII, Насеља и Порекло Становништво, кхњ. 33, Одељење Друштвених Наука, Српска Академија Наука, Београд 1951, стр. 64: "У Думановцу старинци су по вери прабославни и они у селу чине претежно становништво. По томе Думановце такође спада у ред старијих села."
- ^ Александар Матковски, Номадското сточарство во македонија од XИВ до XИX век, "МАНУ", Скопје, 1996, стр. 20: "[...] а во пописот 1486 / 87 година во кумановското село Думановци војнукот Влаш. Како потврда на тоа укажуваат и влашките лични и татковски имиња на војнуците Влајко син на Данчул; Манус син на Радул; Вихна син на Продан; Микул син на Димитри; итн."
- ^ Галаба Паликрушева, Исламизацијата на торбешите и формирањето на торбешката субгрупа, Универзитет „Свети Кирил и Методиј“ – Скопје, Природно - Математички Факултет, Институт за Етнологија и Антропологија, Скопје 2016, стр. 106
- ^ po aty, стр. 107
- ^ Петар Намичев, Народаната архитектура во Реканското Подрачје, Музеј на Македонија, Скопје 2000, стр. 46: "[...] во Велебрдо - Мишевци, Думановци, Горно и Дилно маала.".
- ^ Јован Ф. Трифуноски, Битљско - Прилепска котрлина, Антропогеографска прочувања, Српски Етнографски Зброник, књ. XCIC, Насеља и Порекло Становништво, књ. 45, Одељење Друштвених Наука, Српска Академија Наука, Београд 1998, стр. 300: "Думановци (1 к., св Никола) дошли су пре 24 године из суседнхог села Труског (Подвис). И тамо су били однекул насељени."
- ^ Z. Gjoni, H. Përnezha, Dibra në defterët osmanë .., vep. e cit., f. 78
- ^ Z. Gjoni, H. Përnezha, Dibra në defterët .., vep. e cit., f. 52, 53, 75, 78
- ^ Sipas Haki Përnezha, Rruzhdi Bitri, Toponimia e Çidhnës, M&B“, Tiranë 2016, edhe sot në fshatin Arrras gjendet mikrotoponimi Lugju i Dumanit. Por, autorët e këtij botimi me paditurinë e tyre për praninë e fisit Dumani në Arras deri në fund të shek. XVII, e ndryshojnë mikrotoponimin me pa të drejtë duke e quajtur Lugju i Damanit, me qëllim që t’a shpjegojnë kuptimin e tij historik duke u përpjekur që t'a përafrojnë me emrin e një banori vendas.
- ^ Sipas rrëfimeve të marra nga të vjetrit, në kohën kur Stak Dumani kishte ardhur me familjen e tij, fshati Stushaj kishte patur 6 shtëpi. Kjo përkon dhe me numrin e fiseve që kishte ky fshat në atë kohë.
- ^ Edhe sot në Zogje gjendet mikrotoponimi Kodra e Came.
- ^ Sipas P. Thëngjilli, Kryengritjet popullore të viteve .., vep. e cit., f. 135: Hatt – i Humayun Defteri nr. 1, 2, 12, vesika 21176, B, në fillim të shek. XVIII, përmendet Mehmed Daci, i cili kishte çetën e tij të armatosur dhe ishte hedhur në kryengritje kundër autoriteteve ushtarake osmane të Dibrës.
- ^ Sipas rrëfimeve të të moçëve, “Dumanet i bani Dacit 7 xhenaze.” Që atëherë, për fisin Dumani përdorej shprehja “Duman asht e Duman ban”.
- ^ Aty ku u vra Kec Jakimi nga Stushajt, aty mbeti dhe kufiri mes fshatrave Stushaj dhe Zogje..
- ^ Fisi Jakimi u dha pasardhësve të fisit Dumani tokën bujqësore dhe kullotat që kishte patur më parë vllaznia Tola nga fisi Veshi. Ky fis u shpërngul në Gjoricë para vendosjes së fisit Dumani në Stushaj.