Zogjaj

fshat në Shqipëri, në Qarkun e Dibrës

Zogjaji është një fshatkomunën Shupenzërrethin e BulqizësShqipërisë.

Gjeografia

Redakto

Fshati Zogje i Dibrës, është një ndër 19 fshatrat e Grykes se Vogel ne perendim te qytetit Diber. Gjendet ne fundin e grykes qe vjen e ngushtohet vazhdimisht ne formen e nje hinke ne rreze te maleve qe ngrihen pothuajse ne te gjitha anet e kesaj, duke u quajtur nga vendasit edhe si Gropa e Zogje. Kurorat e maleve qe rrethojne kete gryke (grope) i japin fshatit nje pamje interesante e te bukur, me nje kurore te veshur me dushk ne pjeset e poshtme, duke vijuar me lart me brezat e ahut e pishes, te cilat bashke me livadhet e kullotat alpine perbejne nje pasuri te jashtezakoneshme per banoret e ketij fshati.

Demografia

Redakto

Ne fshat jane dy lagje te medha: Gropa e Zogje, ku jane te vendosura shtepite e fiseve: Markja, Leka, Lleshi, Kaja, Suti e Krrusa. Fiset me te vjetra ne Zogje, para ardhjes se mbretit Zog kane qene Suti, Kaja e Lila. Ne vendin e quajtur Xhiteca e Sute, ne rreze te kodres se Shalave ne livadhe te Epra, eshte vendbanimi i hershem i ketij fisi. Me ardhjen e mbretit Zog, fshati mori emrin Zogje. Lagja e Kodrasve, ku jane te vendosura shtepite e fiseve: Daci, Lila e Mena.

Monumente kulturore

Redakto

Kulla e Markes është ndërtuar në vitet 1830-1840. Ështe vendosur në hyrje të fshatit, në një bazament shkëmbor në pjesën fundore të kodrës që ulet ngadalë në tarracat e krijuara enkas për ndërtimin e shtëpive të fshatit. Kulla është e lartë 15.4 m. Themeli është lëshuar 7 m i gjatë dhe 6.10 m i gjerë, trashësia e mureve është 0.85 m, ndërsa muret e avllisë i ka 1 m të gjerë.

Nëpërmjet një kalldrëmi mund të hysh në katin e parë të kullës 4 katëshe në një dhomë me një dritare, që shërbente për ruajtjen e drithit e bulmetit, në katin e dytë dhe të tretë ngjitesh nëpërmjet shkallëve nga jashtë (pjesa jugore e kullës), ndërsa në katin e katërt ngjitesh nëpërmjet dhomës së katit të tretë. Në çati ngjitesh nëpërmjet një baxhoje në dhomën e katit të katërt. Sipërfaqja e çatisë është 43.10 m2. me dy oxhaqe mnë lindje dhe një oxhak në perëndim të saj. Në dhomat e kullës hynë nëpërmjet 3 dyerve, të gjitha me hark prej guri. Në kullë ka 7 dritare dhe 10 frëngji-kati parë ka një dritare dhe tre katet e tjerë kanë nga dy dritare, ndërsa të gjitha frëngjitë janë në dhomën e katit të katërt, prej të cilave 8 janë në faqen perëndimore të dhomës dhe 2 janë në atë veriore. Frëngjitë e faqes perëndimore janë çifte paralele-një poshtë e një lart, nga ku mund të hapnin zjarr 8 luftëtarë njëkohësisht, një ulur dhe një në këmbë sipas çifteve. Frëngjitë kanë përmasa: 0.4 x 0.3 m x 0.4 m në thellësi të murit. Dhe kanë dalje nga ku mund të qitësh pushkë. Vetë dalja e frëngjisë është 0.2 x 0.1m. Në çdo dhomë ka oxhak.

Pisha Zogje

Redakto

Njihet edhe me emrin Vishkulli Zogje. Ndodhet në lartësinë 700 m mbi nivelin e detit, në fshatin Zogje, komuna Shupenzë e rrethit të Bulqizës. Përfaqëson një dru pishe të veçuar. Ka kurorë ombrellore disi të një çadre, lartësi mbi 20 m, diametër të trungut rreth 1,8 m, perimetër rreth 565 cm dhe moshë mbi 110 vjeçare. Ka vlera biologjike, didaktike, estetike e turistike.

Shih edhe

Redakto