Bojkoto filmat rus! (Ukrainisht: Бойкот російського кіно, Boykot rosiys'koho kino) është një kampanjë që përkrahë bojkotin e filmave dhe serialeve ruse. Kjo është një pjesë e një fushate më të gjerë bojkoti të quajtur "Mos blini mallra ruse!" filluar nga lëvizja sociale ukrainase Vidsich.

Bojkoto filmat rus
Бойкот російського кіно
Logoja e fushatës
Formuar mëgusht 2014
ThemeluesVidsich
LlojiFushatë civile
Anëtarësia
Mos blini mallra ruse!
Faqja në internetvidsich.info

Shkaqet

Redakto

Fushata u ngrit si një reagim ndaj pushtimit, veprimeve ushtarake dhe mercenarëve nga Federata Ruse kundër Ukrainës në vitin 2014. Dominimi i televizionit rus në televizionin ukrainas, si dhe ndjenja anti-ukrainase dhe propaganda anti-ukrainase, lavdërimi i Forcave të Sigurisë Ruse dhe policisë sekrete, të gjitha çuan në bojkotimin e lëvizjes të filmave dhe serialeve ruse.

Qëllimi

Redakto

Qëllimi i aktivistëve është të kufizojnë ndjeshëm përmbajtjen ruse të shfaqur në televizionin ukrainas dhe në kinematë e Ukrainës.[1][2][3]

Parakushtet

Redakto

Në mars 2014 u publikua deklarata, në të cilën shumë artistë rusë, duke përfshirë edhe ata të lidhur me filmin, me nënshkrimet e tyre, shprehën mbështetje për presidentin rus Vladimir Putin, në veçanti për aneksimin e Krimesë dhe veprimet ushtarake në Ukrainën lindore.[4]

Në mars të vitit 2014, me rivendosjen e fushatës "Mos blini mallra ruse!", aktivistët civilë së bashku me disa politikanë iu afruan publikut për bojkot të serialeve ruse dhe televizionit të përgjithshëm.[5]

Rasti i parë i dukshëm i bojkotit të kinemasë ruse u njoftua më 11 prill 2014 kur disa kinema në Kiev, Lviv dhe Odesa njoftuan se nuk do të shfaqnin më filma rusë.[6]

Referimet

Redakto