Bozho Vreço
Božo Vrećo (lindur më 18 tetor 1983) është një muzikant boshnjak, të cilit i atribuohen meritat se ka rivitalizuar zhanrin sevdalinka, një zhanër i muzikës tradicionale folk prej Bosnje Hercegovinës.
Fëmijëria
RedaktoBožo Vrećo lindi në Foča, Bosnje dhe Hercegovinë në 18 tetor 1983. Babai i tij vdiq kur ai ishte vetëm 5 vjeçe, ndaj ai u rrit me mamanë dhe dy motrat e tij. Mamaja e tij ishte artiste dhe e inkurajonte shpeshherë Vrećon të pikturonte dhe skiconte, si edhe të mësonte muzikën. Ai mësoi vetë si të lexonte dhe shkruante muzikë, nëpërmjet Internetit. [1]Si djalë femininë që ishte, Vrećo përjetoi shumë vështirësi në vendlindjen e tij provinciale, dhe ishte viktimë e bullizmit në jo pak raste.[2]
Karriera
RedaktoVrećo u zhvendos në Beograd, Serbi për të vijuar studimet master në Arkitekturë, por me kalimin e kohës e kuptoi se pasioni i tij i vërtetë ishte sevdalinka. Në moshën 27 vjeçare ai mësoi se si të këndonte nga regjistrimet tradicionale. Më pas ai udhëtoi drejt Sarajevës. Një muzikant vendas e zbuloi Vrećon, kur ky i fundit ishte duke përformuar në kafene. Më pas ai e ftoi atë të performonin së bashku në grupin muzikor Halka, me të cilin ai ka regjistruar dhe CD e parë.
Përpara se të niste karrierën muzikore, Vrećo punoi si profesor arkeologjie. Ai nisi të performojë profesionalisht me grupin muzikor Halka në 2013 dhe fitoi popullaritet gjerësisht në Ballkan në koncerte të ndryshme si dhe festivale ndërkombëtare muzikore. Vrećo performoi si vokalisti i grupit Halka, duke regjistruar dy albume me ta në 2013 dhe në 2015, të cilat i sollën turin botëror. [3] Në 2014, gjatë periudhës kur ka performuar dy albume me Halka, ai nisi të regjistronte albumin e tij të parë solo të titulluar Moj Sevdah, ku ai performoi 17 svedalinka në stilin capela, duke përfshirë këtu dy këngë origjinale. Deri në 2015 Vrećo u bë i famshëm dhe për të nisi të shkruhej në anglisht. Në 2017 Vrećo regjistroi albumin e tij të dytë, Pandora, në të cilin përfshiu performanca me Marko Louis, Indigo, Velahavie dhe Merima Ključo.
Përveç sevdalinkës, Vrećo pëlqen muzikën xhaz, bluz dhe përpiqet ti sjelli elementet e këtyre zhanreve në interpretimin e sevdalinkës së tij. Ai frymëzohet prej artistit muzikor Himzo Polovina, Selim Salihovic, Emina Zečaj dhe Nada Mamula.
Vrećo performon si femër dhe si mashkull, pasi ai e sheh veten si person të të dyja gjinive. Në fillim të karrierës së tij, Vrećo vishte rroba për burra, më pas nisi të performojë atë që ai e konsideron vetveten e tij. Sipas kredos së tij personale, një person që këndon këngë për guximin dhe kurajon duhet të tregojë shumë sinqeritet tek audienca e tij, që përbën një arsye pse shumë pjesëtarë tradicionalë nga audienca e dashurojnë atë. [4]Vrećo e ka marrë personale kur e cilësojnë si dragqueen ose transgjinor.[5]
Ai ka risjellur një zhanër tradicional të grave, ndaj Vrećo mbron pozicionin e grave në shoqërinë boshnjake duke kënduar këngët e tyre.[6] Gjatë performancave ai vesh paruke, fustane ose veshje të gjera teka ai performon në skenë. [7]Në të njëjtën kohë ai është një djalë me mjekër. Performancat e tij zhvillohen më së shumti brenda kontekstit të një shoqërie patriarkale ballkanike. Vrećo shpreson se nëpërmjet performancave muzikore, ai mund të kthehet në një zë advokues për të drejtat LGBT në Ballkan.
Jeta personale
RedaktoNë shumë intervista Vrećo është identifikuar si gej, por ai vazhdimisht shprehet se i përket të dyja gjinive si edhe thotë se është njeri i lirë, duke mos e fshehur vetveten.
Kur Vrećo nuk performon, ai pikturon, shkruan dhe shijon të udhëtuarit. Teksa ai jeton akoma në Sarajevë, Vrećo mundohet të frekuentojë vendlindjen e tij në mënyrë që të vizitojë familjarët e tij.
References
Redakto- ^ "Božo Vrećo: Biografija". Biografija.org. Marrë më 2 korrik 2017.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Cross-dressing singer wins hearts in macho Bosnia". The Daily Mail. Associated Press. 10 prill 2015. Marrë më 2 korrik 2017.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Halka". HALKA. Arkivuar nga origjinali më 17 shtator 2017. Marrë më 2 korrik 2017.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Hadziristic, Tea (13 prill 2015). "Queering Sevdah with Božo Vrećo". The Balkanist. Marrë më 2 korrik 2017.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Hadziristic, Tea. "Queering Sevdah with Božo Vrećo". The Balkanist. Marrë më 2 korrik 2017.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Lac, Matea. "Meet Božo Vrećo – Bosnian Singer Intersecting Traditional and Modern". Slavorum. Marrë më 2 korrik 2017.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Cross-dressing singer wins hearts in macho Bosnia". Daily Mail. Associated Press. 10 prill 2015. Marrë më 2 korrik 2017.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)