Sevdalinka
Sevdalinka, ose thjeshtë sevdah, është një zhanër tradicional i muzikës popullore të Bosnjës dhe Hercegovinës. Sevdalinka është pjesë e kulturës boshnjake, por është gjithashtu është popullore në të gjithë rajonin e ish-Jugosllavisë, sidomos në Kroaci, Maqedoni, Mal të Zi dhe Serbi. Kompozitorët aktual të shumë sevdalinkave ende janë të panjohur.
Në kuptim muzikor, sevdalinka karakterizohet nga tempoja i ngadalshëm apo i moderuar melodi emocionale dhe intensive. Këngët e sevdahut janë shumë të përpunuara, të ngarkuara emocionalisht dhe tradicionalisht të kënduara me pasion dhe entuziazëm. Kombinimi i elementeve orientale, evropiane dhe sefardike bëjnë që ky lloj i muzikës të dal në mesin e llojeve të tjera të muzikës popullore të Ballkanit. Është vërejtur se këto meloditë lënë një ndjenjë të fortë melankolike tek dëgjuesit.
Shembuj
Redakto- Anadolka
- Kad ja podoh (Guitar) (Flute)
- Ne Klepeci Nanulama
- Što te nema (Hasanagin Sevdah)
- U Stambolu na Bosforu
- Žute Dunje
Shiko dhe
Redakto- Safet Isoviç – i njohur si Babai i sevdalinkës së sotme