Bradashi
Ky artikull nuk citon asnjë burim, prandaj mund të mos jetë i saktë. |
Ky artikull ose seksion duhet të përmirësohet sipas udhëzimeve të Wikipedia-s. |
Bradashi është fshat që shtrihet në pjesën perëndimore të Komunës së Podujevës në Gjatësin Gjeografike veriore 42 `56" 20.4' dhe Gjerësinë Gjeografike lindore 21` 0,4" 20.4'.Ka një sipërfaqe prej 15.30km2, me numër të banorëve rreth 3000 ,me dendësi të Popullsisë rreth 168b/1km2 , me sipërfaqe të ndërtuar rreth 71m3. dhe me një lartësi mbidetare 768m .Në pjesën veriore kufizohet me Fshatrat Dobratin dhe Bajçinë , në pjesën Lindore me Fshatrat Letancë dhe Peran ,në pjesën Jugore me Fshatin Katunishtë ,ndërsa në pjesën jugore dhe jugperëndimore me Fshatin Popovë dhe Kaqandollë. Popullsia në fshatin Bradash ka shkuar vazhdimisht duke u shtuar sipas shënimeve statistikore siç është:
në vitin 1913 kisjhte 787 banorë;
në vitin 1921 fshati kishte 109 shtëpi me 844 banorë;
në vitin 1928 kishte 115 shtëpi me 780 banorë (682 shqiptarë dhe 98 serbë);
në vitin 1948 kishte 147 shtëpi me 1126 banorë;
në vitin 1953 162 shtëpi me 1262 banorë (1156 shqiptarë, , 88 serbë dhe 17 malazezë 1 tjerë;
në vitin 1961 kishte 189 shtëpi me 1389 banorë (1344 shqiptarë, , 45 serbë)
në vitin 1971 kishte 224 shtëpi me 1654 banorë( 1638 shqiptarë, 11 serbë, malazezë, 3 të tjerë);
në vitin 1981 kishte 231 shtëpi me 2217 banorë shqiptarë.
Fshati kishte pësuar gjatë pushtimit nga Mbretëria serbe pas vitit 1912, pastaj nga pushtimi bullgar, etj.
Para agresorit serb në vitet 1998-1999, ky fshat kishte 349 shtëpi me 3470 banorë shqiptarë. Gjatë vitit 1999 nga ushtria e policia serbe janë djegur e shkatërruar 280 shtëpi dhe objekte tjera ndihmëse. Shkolla me bibliotekë me rreth 3600 libra, ambulanca ka qenë e granatuar, ndërsa xhamia e ndërtuar në vitin 1877 është djegur në pjesën e përparme dhe brenda.
Nga ky fshat kanë rënë 6 dëshmorë, janë të vrarë 9 persona, të pagjetur janë katër veta.
Në këtë fshat vepronte Brigada e UÇK-së 152 “Shaban Shala”. Më 24 mars popullata e ka lëshuar fshatin. Pjesa më e madhe është vendosur nëpër male e një grup në fshatin Barilevë, ndërsa disa individë janë shpërngulur jashtë vendit.Popullsia tani , përbëhet nga 13 lagje , familje të cilat janë vendas dhe të ardhur nga viset tjera siç janë: Gashët, GJakiqët(Zenjullahët .Ajetët . Osmanët),Tulahët, Bekitë(Abazët), Hotët(Hoti, Qukollët), Spahinjtë,Malokët , Miftarët,Kacanollët ,Blaqkorët ,Tërmkollët ,Revuqët,Pakashticët si dhe disa famillje të ardhura më vonë. Popullsia merret me Bujqësi dhe Blegëtori. Në brendësi të fshatit rrjedh një lum që ushqehët nga përroskat nga pjesët malore ky lum derdhet në lumin llap prurjet më të mëdha i ka gjatë muajit shkurt .Klima në fshatin e Bradash është Malore , sa i përket vegjetacionit përbëhet prej një numri të bimëve të larta siç janë: Ahu ,Bungu, Qarri Shkoza,Shelgu ..,bimëve të ulëta siç është: Fierni ,Likenet.. gjithëashtu në këtë fshat gjendën lloje të kafshëve të egra siç janë :Dhelpëra ,Ujku .. ,si dhe shpendë siç janë:shqiponja , Korbi , laraskat Huti , lloje të bylbylëve të malit etj,,po ashtu infrastruktura është e zhvilluar ku bëhet lidhja me fshatrat e tjera , janë të ndërtuar edhe objete fetare si: Xhamia pastaj objekti Komunalë si dhe Ambulanta ku kryhën shërbime mjekësore .
Shih dhe këtë
RedaktoLidhje të jashtme
RedaktoKy artikull me tematikë në lidhje me gjeografinë e Kosovës është një faqe cung. Ju mund të ndihmoni Wikipedia-n duke e përmirësuar atë. |