Brigada e IV Sulmuese u formua ne 28 dhjetor 1943 ne Voskopojë me komandant Nexhip Vincani zv.komandant Pano Xhamballo dhe komisar Pëllumb Dishnica.

Themelimi

Redakto

Brigada u krijua me partizanet e kuadrot e batalionit "Shqiponja" si dhe te tjerë te erdhur nga batalionet "Fuat Babani", "Hakmarrja", "Tomorri", "Reshit Çollaku", "Gore-Opar" si dhe te rinj te tjerë nga Korça dhe rrethi i Korçës. Qe ne fillim kjo brigade numëronte 550 partizane nga te cilet ishin komuniste rreth 70 vete, te cilët qene motori i brigadës. Me vonë, deri ne çlirimin e Shqipërisë, brigada arriti te kishte 2000 partizane dhe numri i komunisteve shkoi deri ne 600.

Kjo brigade ka një histori shume te lavdishme dhe ka qene për mendimin tim një nga brigadat me shembullore ne Shqipëri. Unë mendoj se një merite te veçante për këtë ka pasur komandanti i brigadës shoku Nexhip Vincani.

Me urdhrin e komandës se brigadës, ata qe dinin shkrim e këndim u bene "mësues" te partizaneve analfabete te cilëve u mesuame shkrim e këndim, por kjo nuk ishte detyra kryesore. Jane bere beteja te shumta me gjermanet dhe ballistet ne te gjithe vendin.. Jane bere mbi 250 beteja dhe veprime luftarake ndaj armikut dhe qe te gjitha me fitore. Komandantet tanë trima kane qene komunistet Nexhip Vinçani, Pellumb Dishnica, Zija Kambo, Petro Papi, Josif Pashko, Petrit Dume etj

Ne vramë mbi 2300 gjermane (pa përmendur ata qe u vranë ne bashkëveprim me brigada te tjera), kemi kapur rober mbi 200 gjermane,po ashtu një sasi te konsiderueshme armatimi.

Ne cliruame gati tere rrethin e Korçës, Pogradecit dhe Kolonjës duke bere shume beteja si ne Shtylle, Gjergjevice,Tudas, Lvadar, Protopape, Punemire, Osoje, Qafe e Becit, Potom, Treske, Trebicke, Luaras, Qafzes, Gostivisht, Kaltanj, Vithkuq, Gurmujas, Moglice, Gopesh, Shenepremte, Lozhan, Dolan, Kolanec, Maliq, Melcan, Porodine, Symize, dardhe, Arrze, Guri i Kamjes, Guri i Bletes etje. Ne cliruame Korcen, Kolonjen, Devollin dhe ndihmuame ne çlirimin e Pogradecit e me radhe deri ne Kosove. Ne kemi thyere edhe forcat fashiste bullgare në Tushemisht e Peshkepi. Luftërat tona me te ashpera kane qene; Grabovice, Plloce, Mocan, Qafe Thane, Krosnisht (ne këtë beteje unë u kapa rob), Osoje, Gjinikas, Mali i dusharit, Qafe e Gjarperit dhe Bitincke.

Lista e luftëtarëve të Brigadës së IV-të Sulmuese

Redakto

Brigada e katërt : Emrat janë të rradhitur sipas alfabetit.