Josif Pashko
Josif Pashko (Vodicë, 25 maj 1918 - Tiranë, 5 shtator 1963) ka qenë partizan, zv/prokuror, zv/ministër dhe ministër i shtetit shqiptar.
Josif Pashko | |
---|---|
Ministër i Kontrollit të Shtetit | |
Në detyrë 6 shtator, 1951 – 9 prill, 1952 | |
Paraprirë nga | Manush Myftiu; ad interim Mehmet Shehu |
Pasuar nga | Maqo Çomo |
Ministër i Ndërtimit dhe Komunikacionit (mbas qershorit të 1955, vetëm e Ndërtimit) | |
Në detyrë 20 korrik, 1954 – 5 shtator, 1963 | |
Paraprirë nga | Gogo Nushi (Ministër i Tregtisë dhe Komunikacionit; Ndërtimi nuk ka pasë) |
Pasuar nga | Shinasi Dragoti |
Të dhëna vetjake | |
U lind më | 25 maj 1918 Vodicë, Principata e Shqipërisë |
Vdiq më | 5 shtator 1963 Tiranë, Republika Popullore e Shqipërisë |
Nënshtetësia | Shqiptar |
Fëmijët | Gramoz Pashko |
Punësimi | arsimtar |
Biografia
RedaktoU lind në Vodicë të Kolonjës i biri i Pais Vodicës[1] më 25 maj 1918. Kreu Normalen e Elbasanit.[2] Në kujtimet e ish-ministrit Pandi Kristo përmendet si anëtar i bërthamës së Grupit të Korçës në Ersekë në vitet '30.[3]
Më 1938 - 1941 punoi si mësues në Rehovë dhe Starje në krahinën e vendlindjes.[2] I shkruante Inspektorisë së Arsimit në Korçë më 14 qershor 1939 se do të ishte besnik i regjimit fashist. U arrestua në gusht të 1941, por u lirua për mungesë provash. Komisari i jashtëzakonshëm në Korçë, Zef Kadarja, shkruante më 7 gusht 1941 se kur grekët pushtuan Shqipërinë "Josifi u tregua një grekofil i flaktë, aq sa u regjistrua në një kurs gjuhe në Korçë. Ai u tregoi grekëve emrat e personave që kishin luftuar kundër tyre." Të gjithë të kallëzuarit u internuan në Greqi. Për këtë arsye, Pashko, që cilësohej grekoman si familje, u lirua nga detyra e mësuesit.[4] Në maj të 1942 u pranua në Partinë Komuniste.
Qe komisar politik i batalionit "Hakmarrja", më pas zëvendëskomisar i Brigadës së 4-t dhe shef politik i Divizionit të 2-të. Më 1944 - 1946 punoi në strukturat e larta të Drejtorisë së Mbrojtjes së Popullit. Më 1946 - 1950 qe zëvendësprokuror i përgjithshëm.[2] Më 1950 u zgjodh deputet i rrethi të Ersekës.[5]
Më 1950 - 1951 u caktua zëvendësministër i Punëve të Brendshme. Më 1952 - 1953 qe anëtar i Komitetit Qendror të Partisë së Punës. Më 1951 deri më 1952 qe ministër i Kontrollit të Shtetit, më 1952 - 1954 sekretar i Komitetit Qendror të PP-së. Më 1954 - 1956 pati portofolin e ministrit të Ndërtimit dhe Komunikacionit dhe më 1956 atë të ministrit të ndërtimit deri kur vdiq më 1963, kur dhe u zëvendësua nga Shinasi Dragoti.[2]
Referime
Redakto- ^ Çako, Alfred (2012). 90-vjetori i autoqefalisë së Kishës Ortodokse. Tiranë: Gazeta shqiptare. - Nr. 5780. fq. 22.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ a b c d Dervishi, Kastriot (2012). Kryeministrat dhe ministrat e shtetit shqiptar në 100 vjet. Tiranë: 55. fq. 203. ISBN 9789994356225.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Dervishi, Kastriot (2016). Lëvizja komuniste në vitet 1924-1944 dhe formimi i PKSH-së. Tiranë: 55. fq. 97. ISBN 9789928106384.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Dervishi 2016, p. 180.
- ^ Ligjvënësit Shqiptarë 1920-2005 Arkivuar 14 maj 2011 tek Wayback Machine, Tiranë 2005. (PDF-Format në shqip).