Bugs Bunny
Bugs Bunny (shqipëruar: Bags Bani), ose Lepuri Bags në vende shqipfolëse,[nevojitet citimi] është një personazh vizatimor i krijuar në fund të viteve 1930 nga Warner Bros. Cartoons (atëkohë i quajtur Leon Schlesinger Productions) dhe u dublua fillimisht nga Mel Blanc.[1] Bags njihet më së miri për rolet e tij në filmat e shkurtër të animuara të Looney Tunes dhe Merrie Melodies, të prodhuar nga Warner Bros. Megjithëse një personazh i ngjashëm i quajtur Happy Rabbit debutoi në filmin e Warner Bros., Porky's Hare Hunt (1938) dhe u shfaq në disa filma pasuese të shkurtra. Bugs Bunny debutoi në filmin vizatimor të Merrie Melodies, A Wild Hare (1940).[2]

Bugs është një lepur gri antropomorf, i famshëm për personalitetin e tij të relaksuar, pasiv, të çlirët dhe dinak. Ai karakterizohet edhe nga një theks me prejardhje nga Bruklini dhe fraza e tij ikonike "Eh... Ç'kemi, shef?".[3] Për shkak të popullaritetit të Bugs gjatë epokës së artë të animacionit amerikan, ai u bë jo vetëm një ikonë kulturore amerikane dhe nuskë zyrtare e Warner Bros. Entertainment, por edhe një nga personazhet më të njohur në botë. Ai kështu mund të shihet në logot më të vjetra të kompanisë Warner Bros.[4]
Që nga debutimi i tij, Bugs është shfaqur në filma të ndryshëm të shkurtër, filma artistikë, përmbledhje, seriale televizive, regjistrime muzikore, komike, video lojëra, shfaqje çmimesh, udhëtime në parkun dëfrim dhe reklama. Ai gjithashtu është shfaqur në më shumë filma se çdo personazh tjetër vizatimor,[5] është i nënti personalitet filmik më i portretizuar në botë, dhe ka yllin e tij në Hollywood Walk of Fame.
Filma të veçuar
Redakto- Porky's Hare Hunt (1938) – debutimi i prototipit të Bugsit
- A Wild Hare (1940) – debutimi i parë; i nominuar për çmimin Oskar
- Hiawatha's Rabbit Hunt (1941) – i nominuar për Oskar
- What's Opera, Doc? (1957) – i votuar nr. 1 prej 50 Filmave Vizatimorë më të Mirë të të gjitha kohërave dhe futur në Regjistrin Kombëtar të Filmit
- Knighty Knight Bugs (1958) – fitues i Oskarit
- False Hare (1964) – filmi i fundit i rregullt vizatimor
- Who Framed Roger Rabbit (1988) – paraqitja e parë, dhe që tani, e fundit në një film të Disney-t; krahas maskotës së Disney-t, Miushit Mickey, për herë të parë – fitues i Oskarit
- Box-Office Bunny (1990) – filmi i shkurtër i parë që u shfaq në kinema pas 1964-ës
- Space Jam (1996) – paraqitja krahas superyllit nga NBA, Michael Jordan
- Looney Tunes: Back in Action (2003) – paraqitja krahas Brendan Fraser-it, Jenna Elfman-it dhe Steve Martin-it
- Space Jam: A New Legacy (2021) – paraqitja krahas superyllit nga NBA, LeBron James
Shiko edhe
RedaktoReferime
Redakto- ^ "Mel Blanc" (në anglisht). Behind the Voice Actors. Marrë më 2013-02-05.
- ^ Adamson, Joe (1990). Bugs Bunny: 50 Years and Only One Grey Hare (në anglisht). Henry Holt. ISBN 0-8050-1855-7.
- ^ "Mel Blanc, The Man of 1000 Voices [1981] - AMAZING TALENT !!" (në anglisht).
- ^ "Bugs Bunny: The Trickster, American Style". Weekend Edition Sunday (në anglisht). NPR. 6 janar 2008. Marrë më 2011-04-10.
- ^ "Most Portrayed Character in Film". Guinness World Records (në anglisht). maj 2011. Arkivuar nga origjinali më 4 shkurt 2012.