Bule Naipi
Bule Naipi u lind në vitin në 1922 në Gjirokastër. Ajo ishte anëtare e Rinisë Komuniste, së bashku me Qemal Stafën.
Jeta
RedaktoQë në fillim të fëmijërisë së saj u përball me vështirësi të mëdha. I ati largohet për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe lë vetëm Bulen dhe të vëllain, Sadon. Të dy fëmijët e familjes Naipi dalin partizanë, duke dhënë kontribut të madh në çlirimin e vendit nga pushtuesit nazistë. Bulja, pasi tregon trimëri të pashoq në Luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare, përfundoi në duart e armikut, i cili e vari më datën 17 korrik të vitit 1944 në sheshin “Çerçiz Topulli”, në Gjirokastër. Heroina edhe në çastet e fundit u tregua e palëkundur përpara armikut, duke treguar një virtyt të lartë të vajzave shqiptare, edhe pse ishte vetëm 22 vjeçe në atë kohë.
Në film
RedaktoNë filmin shqiptar Ngadhënjim mbi vdekjen trajtohet jeta e Bule Naipit dhe Persefoni Kokëdhimës.[1] Filmi pati një sukses të jashtëzakonshëm në Kinë dhe është parë nga mbi 100 milion shikues.[2]
Referime
Redakto- ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 5 shtator 2014. Marrë më 9 mars 2018.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja) - ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 5 shtator 2014. Marrë më 9 mars 2018.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)
Ky artikull në lidhje me një biografi individi është i cunguar. Ju mund të ndihmoni Wikipedian duke e zgjeruar atë. |