Buraku
Buraku (arab. البُراق, al-Burāq, shq. vetëtima) është një àt në mitologjinë islame, një krijesë nga qiejt që ka bartur profetët. Shquhet për mbajtjen e profetit të Islamit, Muhammedit, nga Meka drejt Jerusalemit dhe në Mekë sërish gjatë "udhëtimit mbrëmësor" të Isra dhe Mi'raxhi-t, siç përcillet ndër hadithe.