Buzë lumit Piedra u ula dhe qava
Buzë lumit Piedra u ula dhe qava është një roman i zhanrit trillim i autorit brazilian Paulo Coelho.
Autor | Paulo Coelho |
---|---|
Titulli origjinal | Na margem do rio Piedra eu sentei e chorei |
Përkthyes | Durim Taçe |
Shteti | Brazili |
Gjuha | Portugalisht |
Zhanri | Trillim |
Botoi | Rocco |
Faqe | 232 |
Historia
RedaktoNë çdo histori dashurie ka diçka që i afron protagonistët me përjetësinë, me të fshehtat e hyjnores, me thelbin e jetës: në një buzëqeshje, në një përkëdhelje, në një shikim a në një frazë mbase të lënë edhe përgjysmë, të dashuruarit dinë gjithmonë të kapin kumtet që u flasin zemrat për t'i drejtuar në shtegun e përkryerjes.
Por çfarë ndodh kur, në rininë e parë, një dashuri e madhe i bëhet fli e druajtjes, atëherë kur fjalët nuk arrijnë të vijnë gjer në buzë dhe e ardhmja humbet midis ngjyrave vjeshtore të një lisi që zë gjithë sheshin?
E çfarë ndien kur, pas njëmbëdhjetë vitesh, rigjen të dashurin dhe zbulon se ai po ecën në rrugën e shenjtërimit dhe është në gjendje të kryejë mrekulli?
Cilat janë mendimet dhe shpresat që gjëmojnë në mendje dhe që e ngrenë trupin në shkulme të qarash ose të qeshurash?
Për Pilarin, ëndrra e të qenit pranë të dashurit duket se po tretet në ujërat e akullta të lumit Piedra, por nganjëherë edhe shtjellat, ujëvarat dhe guralecët e një rrjedhe lumi - së bashku me një zhurmë hapash pas shpine - mund të përcaktojnë të ardhmen dhe të të bëjnë të kuptosh që të dashurosh do të thotë të komunikosh me tjetrin dhe të zbulosh tek ai një pjesëz të Zotit.
Shih edhe
RedaktoKy artikull nga Letërsia është një faqe cung. Mund të ndihmoni Wikipedian duke e përmirësuar. |