Metani

komponim kimik
(Përcjellë nga CH4)

Metani është përfaqësuesi i parë hidrokarbureve i serisë së alkanëve me formulë molekulare CH4. Metani është përbërësi kryesor i gazit natyror, që nxirret nga thellësitë e tokës. Gjendet në gazrat që e shoqërojnë naftën, në galeritë e minierave të qymyrit, në këneta, në formë fluskash, dhe formohet nga shpërbërja e mbeturinave bimore.

Pamja e formulës strukturale së metanit
Pamja tridimenzionale e formulës së metanit
Pamja tridimenzionale e formulës së metanit

Metani pikën e shkrirjes e ka në –184 °C ndërsa ata të avullimit –164 °C. Dendësia e tij është 0.424 g/cm3 (në temperaturë –162 °C). Është gaz pa erë dhe përdoret si lëndë djegëse si dhe për ngrohje. Prej metanit mund të nxirren gazra tjerë që e bëjnë këtë të jetë gaz transformues.Emri i perberjes se saj perbehet nga rrenja = met dhe prapashtesa = an

Metani

Redakto

Metani është përbërës kryesor i gazit natyror, që nxirret nga thellësitë e tokës. Gjendet në gazra që e shoqërojnë naftën, në galeritë e minierave të qymyrit, në këneta, në formë fluskash, dhe formohet nga shpërbërja e mbeturinave bimore. Metani paraqet rrezik në galeritë e qymyreve, sepse me ajrin formon një përzierje, që mund të shpërthejë qoftë edhe një shkëndijë e vogël. Përzierja që përmban 3-7.5% metan kurse përqindje tjetër ajër është shpërthyese. Minatorët duhet të jenë të pajisur me llampë speciale që sinjalizon praninë e metanit.

Metani është gaz pa ngjyrë, pa erë, tretet pak në ujë, është afërsisht dy herë më i lehtë se ajri. Metani digjet në ajër me flakë pa ngjyrë, liron shumë nxehtësi dhe formon doksid karbon dhe ujë.

Metani dhe seria e alkaneve të tjerë në temperaturë të zakonshme tregohet i plogët ndaj substancave me veti të forta okssiduese, siç është permanganati i kaliumit, uji i bromit, etj. Metani shërben lëndë e parë në gatitjen e shumë artikujve dhe të komponimeve organike me interes të madh për jetë. Të rëndësisë së veçantë janë derivatet halogjene të tij, të cilat gatiten me reaksione të hologjeniumit të tij. Halogjenet e metanit janë tretës të mirë organikë, por shërbejnë edhe lëndë fillestare për gatitjen e shumë lëndëve të tjera oreganike.

Metani përdoret për përftimin e hidrogjenit, i cili është lëndë e parë e industrisë së amoniakut, të plehrave kimikëe të azotuara dhe të blozës, që përdoret lëndë shtesë për përgatitjen e gomës teknike, sipas ngjyrës topografike. Metani gjithashtu përdoret si lëndë djegëse në amvisëri, për motorët e automobilëve, për ngjitjen autogjene të metaleve.

Komponimet e metanit

Redakto
 
Struktura e Metanit

Komponimi i metanit me oksigjenin na e jep dioksidin e karbonit dhe ujin:

CH4 + 2O2 →CO2+ O2

Ketu mund te themi edhe per djegjen e metanit CH4 + 2O2 =CO2+2H2O