Uji

komponim kimik me formulë H₂O
(Përcjellë nga H2O)

Uji në gjëndjen e tij të pastër, është lëng pa shije dhe pa erë po ashtu dhe nuk ka ngjyrë. Ai është i domosdoshëm për të gjitha format e jetës dhe njihet edhe si tretësi më i gjithanshëm. Pa të, jeta siç e njohim ne, do të ishte e pamundur. Duket i pangjyrë në sasi të vogla për syrin tonë, megjithëkëtë mund të shihet si i kaltër në sasi të mëdha ose me vegla shkencore. Uji është lëngu më i përhapur në tokë. Formula kimike e tij është H2O. Gjendet më tepër në oqeane dhe kësulat e akullta polare, por edhe në re, lumenj. Në planetin tonë, uji është në lëvizje të vazhdueshme qarkulluese duke përfshirë avullimin, reshjet dhe derdhjen në det.

Mbi dy të tretat e sipërfaqes së lëmshit tokësor janë të mbuluara me ujë, 97,2% e të cilit ndodhet në pesë oqeane. Shtresa e akullt në Antarktidë përmban 90% të të gjithë ujit të ëmbël të planetit. Uji avullues atmosferik mund të shihet në formë reshjesh të cilat shkaktojnë bardhësinë e tokës.

Uji i përshtatshëm për tu pirë nga njeriu quhet ujë i pijshëm. Uji që nuk është i përshtatshëm për t´u pirë, por që nuk është i rrezikshëm për njerëzit quhet ujë i sigurt.

Ky burim natyror po bëhet gjithnjë e me tepër më i pakët në disa vende, dhe sigurimi i tij është shqetësim i madh shoqëror dhe ekonomik.

Uji ka formulën kimike H2O që domethënë se një molekulë uji përbëhet nga 2 atome hidrogjen dhe një oksigjen. Në grimca me ngarkesa ai shpërbashkohet në si H++OH-, me jonin hidrogjen (H+) të lidhur me grupin hidroksid (OH). Uji është në baraspeshë dinamik midis gjendjes së gaztë dhe asaj të lëngët në temperaturë dhe trysni standarde. Uji në vetvete është pa shije dhe pa ngjyrë por në kontakt të gjatë me ajrin lidhet me dioksidin e karbonit (CO2) dhe merr një shije të athët acidi karbonik që nuk është i mirë për shëndetin.

Në shkenca uji quhet ndryshe edhe tretësi universal dhe është e vetmja substance e pastër qe gjendet ne natyre ne te tria gjendjet e lendes.

Ne kemi plotë lloje të ujërave: 1. Uji i klorit, 2. Uji i pastër, 3. Uji që përdoret në laborator etj.

Vetitë tretëse

Redakto

Uji është një tretës shume i mire dhe tret shume lloje substancash. Ndryshe mund te quhet tretës universal. Substancat qe treten mire ne ujë quhen hidrofilike. Substancat qe nuk treten mire ne ujë quhet hidrofibike. Gjithashtu uji eshte tretesi me i mire (universal) fale struktures se molekules se tij qe eshte dipolare. Me dipolaritetin e tij shprehen te gjitha vetite tretese te tij. Ne uje tretet: kriperat e shumta ne natyre, sheqeri, kripa, dioksidi i karbonit. Kurse substancat qe nuk treten ne uje jane :squfuri,hekuri,rera e trashe dhe e imet etj.Ai ndiihmon ne transportin e lendeve ushqyese,funksionin kardiovaskular dhe metabolizmin

Vetitë e ujit

Redakto

Uji gjatë ftohjes tkurret në mënyrë lineare deri rreth temperaturës - 4 °C. Pastaj në mënyrë jolineare fillon tkurrjen dhe në temperaturën - 100 °C arrin dendësinë më të madh prej 1 kg/L. Me ftohjen e mëtejshme densiteti i tij nuk zvogëlohet, por për habi zmadhohet gradualisht dhe në pikën e shkrirjes uji ka densitet më të madh se në temperaturën + 4 °C. Kjo dukuri quhet anomalia e ujit. Fjala anomali do të thotë sjellje jashtë parimeve.

Veçoritë termale

Redakto

1- Siç dihet të gjitha lëndët kur humbasin nxehtësi, tkurren. Edhe lëngjet që njihen, me rënien e temperaturës tkurren dhe humbasin vëllim. Me uljen e temperaturës rritet dendësia dhe kështu që ato pjesë që janë më të ftohta bëhen më të rënda. Për këtë arsye gjendjet e ngurta të përbërjeve kimike janë më të rënda se gjendjet e tyre të lëngëta. Uji në të kundërt të të gjitha lëngjeve tkurret deri në një rënie të caktuar temperature (+40C) dhe më pas menjëherë në mënyrë të papritur fillon të bymehet.

Kur ngrin, bymehet edhe më tepër. Për këtë arsye gjendja e ngurtë e ujit është më e lehtë se gjendja e tij e lëngët. Pra, në rastin e kundërt akulli në vend që të notonte në ujë sipas ligjeve faktikisht "normale" të fizikës duhet të fundosej në fund të tij.

2- Me shkrirjen e akullit apo me avullimin e ujit kapet një sasi nxehtësie nga përreth. E kur ndodh e kundërta e kësaj (ngurtësimi dhe kondensimi), jepet nxehtësi në mjedis. Ky veprim përfaqëson atë term fizik që ne e quajmë "nxehtësi e fshehur".Të gjitha lëngjet zotërojnë nxehtësi të fshehur. Vetëm se kjo nxehtësi e ujit konsiderohet si më e larta e të gjithave. Në temperatura normale vetëm amoniaku zotëron një energji të fshehtë ngrirjeje më të lartë se uji. Në nxehtësinë e fshehtë në avullim asnjë lëng nuk mund të matet me ujin.

3- "Kapaciteti termik" ose "Nxënësia termike" i/e ujit, pra, sasia e nxehtësisë (energjisë) që duhet për të rritur me një gradë temperaturën e ujit është më e madhe në krahasim me të gjitha lëngjet.

4- Përcjellshmëria termike e ujit, pra, aftësia e përcjellshmërisë së nxehtësisë në krahasim me lëngjet e tjera është pothuajse 4 herë më e madhe.

Përmbajtja e ulët Minerale - Ujë i lehtë

Redakto

Uji duhet të jetë i lehtë dhe pak i mineralizuar. Sasia e mineraleve të tretura në ujë është një tregues bazë për ujin mineral natyral, paraqitur në etiketë në formën e parametrit “Mbetje e thatë në 180˚C në mg / l". Sa më e ulët të jetë kjo vlerë, aq më i mirë është uji. Ujërat me mbetje të thatë nën 150 mg/l konsiderohen ujëra të lehtë.

Rëndësia e Mineraleve

Redakto

Uji duhet të jetë i pasur në minerale të dobishme për trupin e njeriut.

Ndër mineralet e dobishme përmenden: Magnezi që mbron zemrën, veshkat, sistemin muskular dhe ndihmon tretjen, Kalciumi si element integrues i kockave dhe i rëndësishëm për sistemin dentar, Bikarbonatet në sasi të konsiderueshme ndihmojnë tretjen dhe janë pozitive për asimilimin e energjisë në formën e duhur, etj. Substancat që duhet të jenë prezente në sasi të limituara janë: Natriumi i cili në sasi të mëdha pengon proçesin e qarkullimit të ujit në organizëm, Nitratet që janë substanca ndotëse dhe gjithashtu produkti nuk duhet të shfaqë asnjë prani nitritesh.

Uji i përshtatshëm për t´u pirë nga njeriu quhet ujë i pijshëm. Uji që nuk është i përshtatshëm për t´u pirë mund te jete i rrezikshem per njerezit dhe kafshet sepse mund te krijoje gure brenda trupit ,kjo shkaktohet nga bakteret e shumta qe mblidhen bashke

Ky burim natyror po bëhet gjithnjë e me tepër më i pakët në disa vende, dhe sigurimi i tij është shqetësim i madh shoqëror dhe ekonomik.