Campora San Giovanni
Campora San Giovanni ('Campura San Giuvanni' ose 'Campura Santu Janni', në dialektin arkaik Camporan) është një fshat italian pjesë e komunës Amantea, në provincën e Kozencës, në Kalabri, i vendosur afër kufirit me provincën e Katancaros. Fshati ka rreth 7.200 banorë.
Lagjet
Redakto- Augurato
- Carratelli
- Cologni
- Cozza
- Cuccuvaglia
- Fravitte
- Gallo
- Imbelli
- Marano
- Marinella
- Mirabelli
- Oliva
- Piana Cavallo
- Piana Mauri
- Principessa
- Ribes
- Rubano
- Strìttùrì
- Villanova
Gjeografia
RedaktoCampora shtrihet në brigjet e Tirenit në një rrafshinë të vogël, pranë një kodre në të cilën rritet rrushi dhe ulliri. Prej aty duket një panoramë impresive:
- në të majtë, gjiri i Lamezia Terme ;
- përpara, në ditët e kthjellëta në horizont duket tymi i vullkanit Stromboli.
Ekonomia
RedaktoSektorët ekonomikë më të rëndësishëm në Campora janë Bujqësia dhe Turizmi. Që nga mesi i shekullit të 20. kultivohet qepa Tropea e kuqe, që eksportohet edhe jashtë fshatit. Në Campora gjendet edhe një fshat turizmi. Porti që u ndërtua në 2003-shën e lidh Camporën me Ishujt Ajole.
Qarkullimi
RedaktoCampora San Giovanni gjendet në rrugën shtetërore SS 18 dhe është e lidhur me hekurudhën. Autostrada A3, që lidh Salerno-n me Reggio Calabria-n, të lidh edhe me Aeroportin Lamezia Terme, që është rreth 25 kilometra larg.
Festat
RedaktoÇdo vit festohet me fishekzjarre nga 1. deri 3. shtator festa e Patronatit në nder të Franc i Paolës.