Captain Commando
Captain Commando (shqip – Kapitani Komando - キャプテンコマンドー Kyaputen Komandō) është një lojë arcade nga Capcom e llojit beat em’ up. Loja u publikua në vitin 1991 nga po e njëjta firmë.
Loja zhvillohet në qytetin fiktiv të Metro City, në vitin 2026 kur krimi ka dalë jashtë kontrollit. I përket Kapitenit Komando dhe skuadrës së tij të përbërë nga tre karaktere të tjera për të rivendosur rregull në qytet. Më pas beteja zhvillohet kundra një organizate kriminale sekrete me Scumocide si lider i tyre.
Loja beat em’ up lejon lojtarin të zgjedhë një nga katër karakteret e “Skuadrës Komando” (mund të luhet njëkohësisht nga katër persona). Çdo personazh ka vecoritë dhe lloje sulmi të veçanta; ndryshon edhe shpejtësia dhe fuqia. Loja është zhvilluar për konzolën Snes dhe më vonë në 2006 është lëshuar për PS2 dhe X-Box nën titullin Capcom Classics Collection Volume 2.
Personazhet
RedaktoPërshkrimi i mëposhtëm është marrë nga vetë loja:
Emri i Personazhit | Karakteristikat | Foto |
---|---|---|
Captain Comando
Mosha: 26 Vendlindja: Amerikë; Gjatësia: 182 cm; Pesha 72 kg; Raca: Amerikan; Grupi i gjakut: O; Punësimi: Nuk dihet. |
|
|
Mack The Knife (Mummy Commando)
Mosha: Nuk dihet; Vendlindja: Nuk dihet; Gjatësia: 210 cm; Pesha: 45 kg; Raca: Nuk dihet; Grupi i gjakut: Blend; Punësimi: Nuk dihet. |
|
Skeda:Mumcomando.png |
Ginzu The Ninja (Ninja Commando)
Mosha: 28; Vendlindja: Tokio; Gjatësia: 178cm; Pesha: 60 kg; Raca: Japonez; Grupi i gjakut: AB; Punësimi: Ninja. |
|
|
Baby Head (Baby Commando)
Mosha: 2; Vendlindja: Laborator; Gjatësia: 57 cm; Pesha: 9 kg; Raca: Amerikan; Grupi i gjakut: A; Punësimi: Bebe. |
|