Karlo Lorenzini (italisht: Carlo Lorenzini), i njohur më mirë nga emri i penës Karlo Kolodi (italisht: Carlo Collodi; 24 nëntor 1826 – 26 tetor 1890) ishte një shkrimtar italian i njohur për krijimtarinë e tij letrare për fëmijë. Në rrjedhë të viteve librat e tij janë ende te pëlqyer nga fëmijët. Vepra e tij më e njohur është Pinoku.

Karlo Lorenzini
Porteti
U lind mëKarlo Lorenzini
(1826-11-24)24 nëntor 1826
Firencë, Itali
Vdiq më26 tetor 1890 (63 vjeç)
Firencë, Itali
Emri i letraveKarlo Kolodi
NënshtetësiaItalian
Gjinitë letrareLetërsi për fëmijë
Pinoku pikturë nga Enrico Mazzanti the insulatori i Librit Pinoku

Jeta dhe veprimtaria

Redakto

Domeniko Lorencini, i ati, ishte kuzhinier dhe nëna, Anxholina Orxali rrobaqepëse me origjinë nga Kolodi (Collodi), fraksion i Pesha (Pescia), emër që frymëzoi Karlon për ta përdorur si pseudonimin më vonë. Të dy prindët punonin për Markezin Xhinori Lishi (Ginori Lisci)) i cili financoi studimet e tij në seminarin teologjik Colle di Val d'Elsa, për t'u bërë prift. Por Karlo nuk donte të bëhej prift dhe kështu ai vijoi studimet e tin në College of the Scolopi Fathers në Firence ndërmjet viteve 1842 dhe 1844, ku ndoqi leksione mbi retorikën dhe filozofinë. Lorencini i ri jetoi në Palazzo Ginori në fasadën e të cilit gjendet sot një pllakë përkujtimore. Në 1843, pa mbaruar akoma studimet, fillon të punojë si shitës në librarinë Piatti në Firence. Në 1845 siguron një lejë nga kisha, që i jep mundësi të lexojë Indeksin e Librave të ndaluar. Në vitin 1847 fillon të shkruajë komente dhe artikuj për Rivista di Firenze. Në vitin 1848, me shpërthimin e Luftës së Parë të Pavarësisë, u regjistrua vullnetar në rradhë me studentë të tjerë toskanë. Pas kthimit në Firence themelon një revistë satirike, Il Lampione (Feneri, censuruar pak më vonë). Në vitin 1849 bëhet sekretar ministrie, në vitin 1850, drejtor i librarisë Piatti, e cila, siç ndodhte shpesh në atë kohë, kishte edhe veprimtari botuese. Në vitin 1853 themelon një revistë të re, Scaramuccia (Sherri), një gazetë teatrale ku shkruan komedi e farsa të shkurtra. Në 1856 shkruan një artikull duke përdorur për herë të parë pseudonimin Kolodi. Në të njëjtin vit botohen veprat e tij të para madhore: "Miqtë e familjes" dhe "Një roman në avullore", "Nga Firence në Livorno. Guidë historiko-humoristike". Në vitin 1859 merr pjesë në Luftën e Pavarësisë, si një ushtar i thjeshtë në Regjimentin e kalorësisë së lehtë, Novara. Pas fushatës ushtarake kthehet në Firence. Në vitin 1860 bëhet cenurues teatral. Në vitin 1868, me ftesë të Ministrisë së Arsimit, merr pjesë në formulimin e një fjalori të gjuhës së folur Novo vocabolario della lingua italiana secondo l'uso di Firenze. Në 1875 ngarkohet nga botuesi Feliçe Paxhi (Felice Paggi) me përkthimin e përallave më të famshme franceze. Këto botohen një vit më vonë me titullin Rrëfimet e Zanave. Më 1880, ai filloi të shkruante Historia e një marionete (Storia di un burattino), e quajtur gjithashtu Aventurat e Pinokut (Le avventure di Pinocchio), e cila botohej çdo javë në revistën Giornale per i bambini. Në vitin 1883 Karlo botoi Aventurat e Pinokut të mbledhura në një vëllim. Në të njëjtin vit u bë drejtor i Giornale per i bambini.

Vdekja

Redakto

Kolodi vdiq papritur më 26 tetor 1890 në moshën 63 vjeçare dhe u varros në Varrezat Monumentale "Portat e Shenjta" në Firence. Vepra e tij, Aventurat e Pinokut fitoi popullaritet në mbarë botën.

Shih edhe

Redakto

Referimet

Redakto