Carrie (roman)

roman i vitit 1974 nga Stephen King

Carrie (shq. Keri) është një roman epistolar horror nga autori amerikan Stephen King. Ky është romani i tij i parë, publikuar më 5 prill 1974, me afërsisht 30,000 kopje tirazh.[1] Historia vendoset në vitin 1979 dhe vërtitet rreth Carrie White, një vajze gjimnazi pa miq dhe që ngacmohet shumë në shkollë, që vjen nga një familje abuzive fetare, e cila përdor fuqitë e saj të sapo zbuluara telekinetike për t'u hakmarrë ndaj atyre që e mundojnë. Gjatë këtij procesi, ajo shkakton një nga katastrofat më të mëdha që qyteti i saj ka parë ndonjëherë. King ka komentuar se vepra e tij duket shumë "e gjallë" dhe "me një fuqi befasuese për të lënduar dhe tmerruar." Ky është një nga librat më të ndaluar në shkollat amerikane.[2] Shumica e librit përdor copa të prera gazetash, artikuj revistash, letra, dhe pjesë librash për të treguar se si Carrie shkatërroi qytetin e trilluar Chamberlain, Maine, ndërkohë që po hakmerrej ndaj shokëve sadist të klasës dhe vetë mamasë së saj Margaret.

Carrie
Kopertina e botimit të parë
AutorStephen King
ShtetiShtetet e Bashkuara të Amerikës
GjuhaAnglisht
ZhanriHorror
BotoiDoubleday
Data e botimit
5 prill 1974
Lloji i mediasPrintim (kopertina e fortë)
Faqe199
ISBNISBN 978-0-385-08695-0

Shumë përshtatje të Carrie janë publikuar, përfshirë një film të vitit 1976, një muzikal Broadway të vitit 1988, një vazhdim filmi i vitit 1999, një film televiziv i vitit 2002 dhe një film i vitit 2013. Libri i dedikohet gruas së King, Tabitha King: "Kjo është për Tabby, që më futi brenda kësaj – dhe më pas më nxorri jashtë."

Referime

Redakto
  1. ^ Stephen King from A to Z: An Encyclopedia of His Life and Work, George W. Beahm, pg. 29
  2. ^ "The 100 Most Frequently Challenged Books of 1990–2000". www.ala.org. American Library Association. Arkivuar nga origjinali më 2008-07-21. Marrë më 2008-07-22. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)