Fletat e Stileve të Shkallëzuar

CSS eshte nje gjuhe per stilim te teksteve
(Përcjellë nga Cascading Style Sheets)

Fletat e stileve (CSS, nga anglishtja Cascading Style Sheets) është një gjuhë stilesh e përdorur për prezentacionin e një dokumenti i shkruajtur në gjuhën markup. Përdorimi më i zakonshëm është stilimi i faqeve Web i shkruajtur në HTML dhe XHTML, edhe pse gjuha mund ti aplikohet çdo dokumenti XML, duke përfshirë SVG (shqip Grafikë Vektoriale e Shkallëzuesme) dhe XUL.

Cascading Style Sheets
Fletat e stileve
Shtesë e emrit të file.css dhe .scss
Tip mjeti Internetitext/css
I zhvilluar ngaWorld Wide Web Consortium
Tipi i formatitGjuhë stilesh
Standard(s)Liveli (I rakomanduar)
Liveli 2 (I rekomanduar)
Liveli 2 Revizioni 1 (Kandidat i rekomanduar)

CSS mund të përdoret nga lexuesit e faqeve të rrjetit të caktojnë ngjyrën, stilet e shkronjave, planimetrin ose layout, dhe pamje të tjera të prezantimit të dokumentit. Është kryesisht i projektuar për të bërë të mundur ndarjen e përmbajtes së faqeve (e shkruajtur në HTML, ose një gjuhë markup të ngjashme) nga prezantimi i dokumentit (i shkruar në CSS). Kjo ndarje lehtëson përdorimin, jep më shumë fleksibilitet dhe kontroll në specifikimin e karakteristikave të prezentimit, dhe zvogëlon ndërlikimin dhe ripërsëritjen e përmbajtjes strukturale. CSS specifikon një skemë prioriteti për të saktësuar kush rregull stili apilohet në qoftë se një ose më shumë rregulla gjëhen në një element i veçantë. Në këtë të kështu-quajtur shkallëzim, prioritetet ose pesha llogariten dhe i caktohen rregullave, kështu që rezulatet janë të parashikueshme.

Specifikimet e CSS mbahen nga World Wide Web Consortium (W3C).

Sintaksa

Redakto

CSS-ja ka një sintaks të thjeshtë, dhe përdor fjalë kyçe në gjuhën angleze për të specifikuar emrat e disa stileve të pronave (en properties).

Poshtë është një shëmbull i sintaksit:

h1 { color: white; background: orange !important; }
h2 { color: white; background: green !important; }

Me h1 seleksionohet kryeja e parë (komanda <h1> në (X)HTML). Më mbas specifikohet stili për prezantimin e elementit: color është ngjyra e tekstit, dhe është vendosur e bardhë; background është ngjyra e mbushjes së fushës, dhe është deklaruar të jetë portokalli. Fjala !important specifikon që ai stil, sipërshkruan çdo stil të tjerë që elementi mund të ketë marë.

Selektorët

Redakto

Selektorët përdoren për selektimin e elementeve të HTML-së ( apo çfarëdo gjuhe ) të cilat do të manipulohen me CSS. Pra për ti identifikuar këto grupime në CSS përdorim selektorë ose ndryshe këta selektorë ‘i thërrasim’ nga sektori body i html-së në sektorin style nëpërmjet selektorëve. Disa prej slektorëve që përdoren më shumë do ti sqarojmë në vazhdim

Çfarë është Bootstrap?

Redakto

Bootstrap është një framework front-end HTML, CSS dhe JavaScript i cili përdoret për zhvillimin e aplikacioneve dhe websiteve responsive. Me njohuri bazë në HTML dhe CSS, mund të krijoni forma, tabela, butona, typografi, navigime, modale, slide imazhesh dhe plugine JavaScript opsionale, duke përdorur bootstrap.

Karakteristikat Bootstrap:

   Responsive —Kjo është karakteristika kryesore e këtij framework-u, që do të thotë optimizimi për të përshtatur, për desktop, tablete ose celularë.
   Browser-friendly—Bootstrap nuk diskriminon asnjë nga browser-at, pra është kompatibël me të gjithë browserat, si Chrome, Safari, Internet Explorer, Firefox, dhe Opera.
   Easy-to-use—I thjeshtë në përdorim, mjafton të keni njohuri në HTML dhe në CSS për të përdorur Bootstrap.

Lidhje të jashtme

Redakto
 
Wikibooks:Category
Wikibooks ka më shumë informacione për ketë temë:
[[b:en:CSS Programming|Programim në CSS Gabim i përfshirjes: {{En}} është vetëm për emërhapësirën e Skeda. Përdorni më mirë {{lang-en}} ose {{in lang|en}}.]]