Cassini–Huygens është një anije kozmike pa pilot e dërguar në Saturn. Ajo është një anije e klasit robotik të NASAESAASI.[1] Cassini është prova e katërt hapësinore që e vizitoi Saturnin dhe anija e parë që hynë në orbitë, dhe misioni i tij është në vazhdim edhe tani (2016). Ai ka studiuar planetin dhe shumë satetitë natyror që nga arritja e tij atje në vitin 2004.[2]

Modeli i animuar 3D i anijes kozmike

Zhvillim filloi në vitin 1980. Dizajni i tij përfshin një orbiter Saturni, dhe një zbarkues (lander) për në hënën Titan. Huygens, quhet zbarkuesi që zbriti në Titan në vitin 2005. Anija kozmike dypjesëshe është emëruar pas astronomëve Giovanni Cassini dhe Christiaan Huygens.

Anija kozmike u lëshua në 15 tetor, 1997 në bordin e një Titan IVB/Centaur dhe hyri në orbitën rreth Saturnit më 1 korrik të vitit 2004, pas një fluturimi ndërplanetar që përfshinte nëpër Tokën, Venerën dhe Jupiter-in. Më 25 dhjetor, të vitit 2004, Huygens u nda nga orbiteri dhe arriti në hënën e Saturnit, Titan, më 14 janar 2005. Ajo hyri në atmosferën e Titanit dhe zbriti në sipërfaqe. Ajo me sukses ktheu të dhëna në Tokë, duke përdorur Cassini-n si një ndërmjetësues. Kjo ishte ulja e parë e realizuar në pjesën e jashtme të Sistemit Diellor.

Objektivat

Redakto

Cassini ka disa objektiva, duke përfshirë:[3]

  • Të përcaktojë strukturën tre-dimensionale dhe sjelljen dinamike së unazave të Saturnit.
  • Të përcaktojë përbërjen e sipërfaqen e planetit dhe historinë gjeologjike të secilit objekt.
  • Të përcaktojë natyrën dhe origjinën e materialit të errët në hemisferën kryesore të Iapetus.
  • Të masë strukturën tre-dimensionale dhe sjelljen dinamike të magnetosferës.
  • Të studioj sjelljen dinamike të atmosferës së Saturnit në nivelin e reve.
  • Të studioj variabilitetin e kohës të reve dhe mjegullës të Titanit.
  • Të karakterizojnë sipërfaqen e Titanit në një shkallë rajonale.

Itinerari

Redakto
Destinacionet e përzgjedhura (të renditura sipas madhësisë)
 
 
 
 
 
 
 
Titan Earth's Moon Rhea Iapetus Dione Tethys Enceladus plumes
 
 
 
 
 
 
 
Mimas Hyperion Phoebe Janus Epimetheus Prometheus Pandora
 
 
 
 
 
Helene Atlas Telesto Calypso Methone

Projektimi i anijes

Redakto
 
Montimi i Cassini-Huygens

Referime

Redakto
  1. ^ "Outer Planets Flagship". Arkivuar nga origjinali më 8 tetor 2014. Marrë më 5 shkurt 2016. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ Corum, Jonathan (December 18, 2015).
  3. ^ "Cassini-Huygens mission objectives". 27 March 2012.