Ceefax (nga anglishtja "See Facts" - shiko fakte) është video teksti i BBC.

Sistemi në fjalë është bërë publik në tetor të 1972-së. Pas dy viteve (1973-74) të kaluara në fleta eksperimentuese më 23 shtator 1974 hynë në përdorim si sistemi i parë i Video testit në botë me 30 fleta. Në fillim ishte paramenduar futja e tij në përdorim si nëntitull për të informuar personat me pengesa dëgjimi. Mirëpo efektet e tija së shpejti u zgjeruan edhe në fusha tjera të shpërndarjes së informatave.

Brenda një kohe të shkurt ky sistem u fut si sistem standard ndërkombëtar dhe lë pas sistemin francezë, Sistem Antiope. Në hapësirën e radio televizioneve shqiptare është futur në përdorim për herë të parë nga Radio Televizioni Shqiptar në diku në vitet 98-99.

Me përjashtim të disa plotësimeve sikurse është futja e ngjyrës (1976) dhe ngjyrave për katër sustat e shkurtesave (1990) teknologjia ka mbetur po ajo fillestare. Ceefax tani (2005), transmetohet vetëm për televizorët analoge, për ata digjital transmetohet BBCi. Është paraparë që Ceefax së bashku me të gjitha programet tjera analoge të transmetohen më së largu deri në vitin 2012.