Njëqindkëmbëshi
Njëqindëkëmbëshi, i njohur edhe si Centipedi, (nga prefikset latine centi, "qindra" dhe pes, pedis, "këmbë"), është një insekt që bën pjesë në klasën Chilopoda me lloje të ndryshme ku më i njohuri është njëqindkëmbëshi i zakonshëm ose Lithobius forficatus. Është insekt me trup të gjatë dhe të pajisur me shumë këmbë, i aftë në lëvizje shpejta e të shkathëta. Gjendet në zonat e ngrohta të Euroazisë e të Amerikës. Cinopedi nuk është i pranishëm në Australi dhe në pjesën më të madhe të Amerikës Jugore dhe Afrikës.
Centipedes Vargu kohor: 418–0 Ma
Suluriani i Vonë deri më sot | |
---|---|
Scolopendra sp. (Scolopendromorpha: Scolopendridae) | |
Klasifikimi shkencor | |
Mbretëria: | |
Filumi: | |
Nënfilumi: | |
Klasa: | Chilopoda Latreille, 1817
|
Rendi dhe familjet | |
Përshkrimi fizik
RedaktoGjatësia |
---|
5–40 mm sipas llojeve |
Numuri i Këmbëve |
15 palë |
Pjekja Seksuale |
Ndryshon sipas llojit, disa muaj ose edhe vite |
Shtimi |
Nga pranvera në vjeshtë në klimë të ngrohtë |
Vezët |
I depoziton veças secilën ose në grupe të vegjël |
Periudha e Hapjes së Vezëve |
6-15 javë sipas llojit |
Dieta Kryesore |
Insekte të vegjël, merimanga, krimba, dhe insekte të tjerë |
Jeta Mesatare |
Deri 6 vjet |
Në trupin e tij të gjatë prej 20–30 mm vihen re antenat e gjata dhe të mëndafshta të cilat janë organet e ndjeshmërisë së njëqindkëmbëshit, të cilat regjistrojnë lëvizjet dhe aromat e prodhuara nga gjahu i tij. ndërsa syri kap vetëm dritën, dhe disa lloje të guvave janë qorr. Aparati i gojës është i ndërtuar nga tre palë "mashash". Dy palë shërbejnë për të afruar ushqimin në goje, ndërsa e treta shërben si instrument prerës.
Aparati helmues gjendet në segmentin e qafës dhe ky është i ndërtuar nga dy masha që janë të kthyera dhe të mprehta, dhe të lidhura me gjëndrat e helmit.
Këmbët ndodhen secila në çdo segment të trupit të tij, të cilat janë të gjata e shumë të nyjëzuara. Anëtarët e familjes Litobidi kanë gjithsej 15 palë këmbë. Në se një njëqindkëmbësh humb një nyje të këmbëve, është në gjendje ta rigjeneroje atë. Palët e fundit të këmbëve del mbrapa më tej fundit të bishtit të tij dhe nuk përdoret për të ecur. Në fakt ka një rol tjetër strategjik, janë një palë antenash te pasme.
Duke përshkruar me një shpejtësi të madhe terrenin dhe me një shkathtësi të veçantë, njëqindkëmbëshi sulmon çdo insekt i vogël që antenat arrijnë të kapin. Lloji i njëqindkëmbëshve më të gjatë në botë arrin një gjatësi prej 30 cm, dhe gjuan kafshë të madhësisë së minjve ose bretkosa.
Në natyrë
RedaktoNjëqindkëmbëshi i familjes Litobidi janë në prani të madhe në të gjitha rajonet e ngrohta të të gjithë botës, edhe pse shumë lloje jetojnë në pyjet tropikalë. Ditën, njëqindkëmbëshit fshihen poshtë gurëve, trungjeve të rënë, gjetheve të rëna, koreve të pemëve, ose groposen nën tokë. Por natën, kur lagështia e ajrit është më e madhe, dalin nga vendet e fshehura. Rezistent dhe të përshtatshëm, disa specie kanë kolonizuar edhe ambientet e vështirë, ku mbetjet ne terren mbajnë lagështinë që është jetësore për ta.
Nga speciet evropiane më i zakonshmi është, Lithobius calcaratus e L.doboscqui që i gjejmë sidomos në zonat bujqësore e djerre, ndërsa L.forficatus, njëqindkëmbëshi i zakonshëm , dhe L.variegatus përshtaten shumë mirë kopshteve dhe ndërtesave, ku gjuajnë merimanga dhe miza.
Sjellja
RedaktoKur bie muzgu, njëqindkëmbëshi del jashtë nga vendet ku është fshehur dhe nis kërkimin e gjahut nëpër grumbujt e gjetheve të rëna në tokë. Një njëqindkëmbësh i familjes Litobidi lëiz me një shpejtësi më të madhe sesa njëqindkëmbëshit gërrmues, që kanë shumë këmbë. Gjatë ecjes, njëqindkëmbëshi i ngre segmentet e trupit njëri pas tjetrit, përfshirë dhe këmbët, me një lëvizje si dallgë që i kalon nëpër të gjithë trupin. Gjatë gjahut, njëqindkëmbëshi vetë është në rrezik nga gjahtarë të tjerë si bretkosat, minjte. Dhe në vendet ku ai fshihet është në rrezik sepse mund të sulmohet prej zogjëve. Në se nuk arrin të fshihet, përpiqet në mënyrë që sulmuesi të trembet prej esoskeletit te tij. Kur sulmi insiston, njëqindkëmbësi përpiqet te përdori dhe mashat e tij helmuse që gjenden anash nofullave. Pak lloje janë të pajisur dhe me gjëmba të vendosur në këmbët e mbrapsme ose me gjendra speciale që nxjerrin toksina të ngjashme me ato të helmit të akrepave, të vendosura në secilin segment të trupit. Pickimi prej nofullave te forta prej ndonjë lloji të madh mund ti shkaktojë dhembje edhe njeriut.
Ushqimi dhe gjuetia
RedaktoGjatë ndjekjes së gjahut trupi i nyjëzuar i njëqindkëmbëshit bën të mundur ndryshime drejtimi te shpejta. Njëqindkëmbëshi gjuan një varietet të madh invertebratë të tokës, përfshirë insekte dhe larvat e tyre. Duke u shfrytëzuar antenat e gjata për të ndjerë gjahun, njëqindkëmbëshi i godet viktimat e tij me mashat si pinca që injektojnë helmin paralizus i prodhuar prej gjëndrave helmuse. Njëqindkëmbëshi afron në gojë gjahun e trullosur o të ngordhur duke e ndarë në copa me anë të tre palëve te mashave të gojës të ngjashme me nofullat. Sekrecionet e gjëndrave te mbështymës nisin shkatërrimin e substancave që gjenden në ushqim përpara se ai të arrijë në tubin e tretjes. Menjëherë mbas ngrënies, njëqindkëmbëshi tërhiqet në vend të sigurtë për tretjen e ushqimit.
Shtimi
RedaktoNë zonat e ngrohta, njëqindkëmbëshit e llojit Litobidi shtohen në pranverë dhe verë. Një mashkull lokalizon një partner prej aromësqe lkap me anë të antenave që janë shumë të ndjeshme. Si mashkulli ashtu dhe femra i afrohen njëri tjetrit me shumë kujdes, për të evituar nisjen e ndonjë sulmimi, dhe secili prek tjetrin me anë të antenave për të shprehur qëllimet e veta. Pas ciftëzimit, shumë shpejt ata ndahen. Kështu, gjatë depozitimit që zgjat disa ditë, femra i nxjerr vezet e fekonduara një nga një. Keto, të mbuluara me një myk, i rrotullon nëpër terren në mënyrë që të formojë një lëvozhgë mbrojtëse, dhe më pas groposen. Disa javë më pas, ndonjëherë edhe më shumë, nga vezët del një njëqindkëmbësh ne fazën larvore. I riu është mëse i ngjashëm me të rriturin vetë se ka më pak segmente dhe vetëm shtatë palë këmbë. Në muajt e mëpasëm ndodhin shumë ndryshime, gradualisht shtohen segmentet të pajisur me këmbë. Mund të kalojnë shumë muaj që njëqindkëmbëshi të arrijë pjekurinë seksuale.
Ruajtja
RedaktoTë vetmuar në shumë zona, njëqindkëmbëshit janë aleatë të mirë për kopshtarët, sepse gjuajnë shumë kafshë te këqija. Pamja e tyre në shumë njerëz shkakton një pakënaqësi, sa shpesh herë këta gjahtarë të dobishëm vriten me insekticidë.
Referimet
Redakto¹Enciklopedia "Il fantastico mondo degli animali" ©IMP BV/IMP Srl