Chini ka Rauza është një monument mortor, rauza në Agra, që përmban varrin e Allama Afzal Khan Mullah-ut, një poet dhe studiues që ishte kryeministri i perandorit mogul Shah Jahan. Varri u ndërtua në vitin 1635. Chini ka Rauza është e vendosur vetëm 1 km në veri të Varrit të Itmad-ud-Daulah-ut, në bregun lindor të lumit Yamuna në Agra.

Punimi zbukurues në ‘pietra dura’ i dëmtuar i Chini Ka Rauzas

Façata e monumentit është e njohur edhe për një nga shembujt më të të rafinuar të punimit të pllakave të glazuara, të quajtur kashi ose chini në ndërtesat e Periudhës Mogule.[1]

Chini Ka Rauza

E njohur edhe si varri kinez, ky është mauzoleu i Afzal Khanit, poetit pers që gjatë sundimit të Shah Jahanit u bë vezir. Khani vdiq në Lahore në 1639 dhe u varros këtu në Agra.[2] Varri është ndërtuar i drejtuar nga qyteti i Mekës.[3]

Struktura është "e pazakontë", për shkak të stilit të saj arkitekturor sipas të cilit është ndërtuar. Ajo ka një "plan të pazakontë" që ka një kupolë të stilit të sulltanatit jo proporcionale.[4] Chini Ka Rauza është e shquar për kupolën me ndikim pers prej pllakash blu të glazuara.

Për shkak të kushteve klimatike, tipet e ndryshme të ngjyrave u zbehën nga pllakat. Te façatat, ndërtuesit përdorën poçe qeramike për të pakësuar peshën e betonit mbushjes me beton, që ndiqej në Romën dhe Egjiptin e Lashtë.[2]

Galeri pamjesh

Redakto

Shiko edhe

Redakto

Referime

Redakto
  1. ^ Stephen Meredyth Edwardes:Mughal Rule in India; 1930, fq. 332–
  2. ^ a b Ernest Binfield Havell: A Handbook to Agra and the Taj, Sikandra, Fatehpur-Sikri, and the Neighbourhood; fq. 92
  3. ^ Lucy Peck: Agra: The Architectural Heritage; fq. 74
  4. ^ Lucy Peck: Agra: The Architectural Heritage; fq. 75

Bibliografia

Redakto
  • Stephen Meredyth Edwardes (1930). Mughal Rule in India. Atlantic Publishers & Dist. ISBN 978-81-7156-551-1. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  • Ernest Binfield Havell (1912). A Handbook to Agra and the Taj, Sikandra, Fatehpur-Sikri, and the Neighbourhood. Asian Educational Services. ISBN 9788120617117. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  • Lucy Peck. Agra: The Architectural Heritage. Roli Books Private Limited. ISBN 9788174369420. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)

Lidhje të jashtme

Redakto