Claes Oldenburg
artist amerikan
Claes Oldenburg (l. 28 janar 1929, Stokholm, Suedi - v. 18 korrik 2022 New York City, SHBA) ishte një skulptor amerikan me origjinë suedeze, më i njohur për instalimet e tij të artit publik që zakonisht shfaqin kopje të mëdha të objekteve të përditshme. Një temë tjetër në punën e tij janë versionet e buta skulpturore të objekteve të përditshme. Shumë prej veprave të tij janë bërë në bashkëpunim me gruan e tij, Coosje van Bruggen, e cila vdiq në vitin 2009; ata ishin të martuar për 32 vjet. Oldenburg jetoi dhe punoi në New York City.
Oldenburg në 1985.