Clarke Griffin
Personazh fiktiv
Clarke Griffin është një personazh i trilluar nga seria e romaneve amerikane të zhanrit post-apokaliptik, The 100 nga Kass Morgan, dhe seritë televizive me të njëjtin emër në The CW. Ajo është personazhi kryesor si në romane ashtu edhe në seriale televizive, rolin e së cilës e luan Eliza Taylor. Clarke ishte një nga njëqind personat origjinalë të dërguar në Tokë për të provuar nëse ishte përsëri e banueshme pasi një apokalips bërthamor e shkatërroi atë gati një shekull më parë.
Clarke Griffin | |
---|---|
Personazh nga The 100 | |
Krijuar nga | Kass Morgan Jason Rothenberg |
Luajtur nga | Eliza Taylor |
Informacione | |
Nofkat | I burgosuri nr. 319 Televizion Princeshë (nga Bellamy Blake dhe Finn Collins) Wanheda ("Komandante e vdekjes") Klark kom Skaikru ("Clarke nga qiellorët") Fleimkepa (Flakëruajtësja) |
Lloji | Njeri |
Gjinia | Femër |
Profesioni | Bashkudhëheqëse e 100-ve Studente e mjekësisë |
Familja | Jake Griffin (babai) Abbigail "Abby" Griffin (nëna) Madi Griffin (bijë e adoptuar) |