Colpix Records
Colpix Records ishte kompania e parë për regjistrim e Columbia Pictures–Screen Gems. Colpix mori emrin nga kombinimi i Columbia (Col) dhe Pictures (Pix). Ajo u themelua nga Jonie Taps dhe Harry Cohn në vitin 1958, dhe ishte e vendosur në New York City.[1]. Paul Wexler ishte udhëheqës i label-it. Stu Phillips ishte i ngarkuar për A&R [1].
Artistët që kanë bashkpunuar janë Lou Christie, James Darren, Paul Petersen, Shelley Fabares (The Donna Reed Show), Freddie Scott, dhe Marcels. Dy nga hitet më të njohura të vendeve të para të regjisruara nga kjo studio, që bëjnë pjesë në rënditjen e këngëve të Billboard Hot 100 ishin "Blue Moon" nga Marcels, në pranverën e vitit 1961[2] (gjithashtu në vend të parë në Britani të Madhe, ku Colpix ishte e licensuar në Pye International),[3] dhe Shelley Fabares' "Johnny Angel" në pranverën e vitit 1962 [4].
Bernadette Castro gjitashtu ka regjistruar me këtë studio, "Get Rid of Him"/"A Girl in Love Forgives" dhe "His Lips Get in the Way"/"Sportscar Sally".
Colpix ishte studioja e parë e madhe për këngëtaren dhe pianisten Nina Simone, pasi më parë kishte debutuar me Bethlehem Records. Ajo regjistroj albume me Colpix nga viti 1959 (The Amazing Nina Simone) deri në vitin 1964 (Folksy Nina). Në vitin 1966 ata lëshuan Nina Simone with Strings, një album me këngë-të mbetura, atëherë kur Simone kishte nënshkruar me Philips Records.
Referime
Redakto- ^ a b Bronson, Fred (2007). Billboard's Hottest Hot 100 Hits (bot. 4). Watson-Guptil Publications. fq. 283. ISBN 0-8230-1556-4.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Bronson, Fred (2003). The Billboard Book of Number One Hits: The Inside Story Behind Every Number One Single on Billboard's Hot 100 from 1955 to the Present (në anglisht) (bot. 5). Billboard Books. fq. 87. ISBN 0-8230-7677-6.
- ^ "Marcels - Blue Moon" (në anglisht). Chart Stats. 1961-04-15. Marrë më 2011-10-18.
- ^ Whitburn, Joel (2003). Top Pop Singles 1955-2002 (në anglisht) (bot. 10th). Menomonee Falls, Wisconsin: Record Research Inc. fq. 234. ISBN 0-89820-155-1.