Cowboy Carter
Cowboy Carter është albumi i tetë në studio i këngëtares amerikane Beyoncé. Albumi u publikua më 29 mars 2024, përmes kompanive Parkwood Entertainment dhe Columbia Records. Albumi është pjesa e dytë e projektit trilogjik të Beyoncé-s, i konceptuar gjatë pandemisë COVID-19, pas Renaissance (2022). Kryesisht i kategorizuar një album i muzikës country, Cowboy Carter poashtu përmban elemente të shumë zhanreve tjera.[1]
Cowboy Carter | |
---|---|
Studio album by | |
Realizuar | 29 mars 2024 |
Inçizuar | 2020-2024 |
Zhanri | country |
Gjatësia | 79:03 |
Gjuha | anglisht, italisht |
Etiketa | Columbia, Parkwood |
Konceptualisht, Cowboy Carter prezantohet si një transmetim nga një radio stacion imagjinar i quajtur KNTRY Radio në Teksas, me artistët country Dolly Parton, Linda Martell dhe Willie Nelson duke vepruar si DJ të radio stacionit. Pas publikimit, Cowboy Carter u prit me vlerësime të larta kritike për përfaqësimin e muzikës country nga Beyoncé në kontekstin e festimit të rrënjëve zezake të zhanrit me theks në performancën e saj vokale dhe tekstin e albumit. Publikimet menduan se Cowboy Carter theksoi vendin e muzikantëve zezakë brenda muzikës country, duke shkaktuar rritjen e dëgjueshmërisë së artistëve të zhanrit country në platformat e transmetimit si dhe në radio. Albumi theu rekordet në platformat Spotify dhe Amazon Music për 2024 në mbarë botën dhe ishte një sukses komercial.[2]
Publikimi
RedaktoCowboy Carter u publikua më 29 mars 2024. Dy këngë u publikuan para albumit, të dyja më 11 shkurt 2024. Beyoncé fillimisht synonte të publikonte Cowboy Carter si pjesën e parë të projektit të saj trilogjik, por shpjegoi se "me pandeminë, kishte shumë rëndesë në botë" dhe kështu publikoi albumin Renaissance së pari, sepse "[njerëzit] meritonin të kërcenin".[3]
Referime
Redakto- ^ "Beyoncé reveals Cowboy Carter artwork, shares statement on new album" (në anglisht). 19 mars 2024.
- ^ "Beyoncé's 'Cowboy Carter' Already Broke a Major Spotify Record" (në anglisht).
- ^ Horowitz, Steven. "Cowboy Carter" (në anglisht).