Renaissance
Renaissance (shqip: rilindja) është albumi i shtatë në studio i këngëtares amerikane Beyoncé. Albumi u publikua më 29 korrik 2022 përmes kompanive Columbia Records dhe Parkwood. Albumi i saj i parë solo në studio që nga Lemonade (2016) dhe pjesa e parë e projektit të saj trilogjik, Beyoncé konceptoi dhe regjistroi albumin gjatë pandemisë COVID-19, duke synuar të inspiroj gëzim dhe arratisje te dëgjuesit që kishin përjetuar izolim dhe për të festuar një epokë klubi kur njerëzit e margjinalizuar kërkonin çlirimin përmes muzikës dance. Me këngët e albumit të radhitura si një miks-DJ, albumi ndërthur stilet zezake të muzikës dance të viteve 1970, si disko dhe house dhe i bën homazh pionierëve të komunitetit LGBT.[1] Përmbajtja lirike e albumit eksploron tema të arratisjes, hedonizmit, vetësigurimit dhe vetë-shprehjes. Renaissance mori vlerësime të larta kritikore, fitoi katër çmime Grammy dhe u promovua përmes turneut të suksesshëm Renaissance World Tour. Pjesa e dytë e trilogjisë së Beyoncé-s, Cowboy Carter, u publikua më 29 mars 2024.
Renaissance | |
---|---|
Studio album by | |
Realizuar | 29 korrik 2022 |
Inçizuar | 2020-2021 |
Zhanri | house, disko |
Gjatësia | 62:14 |
Etiketa | Columbia, Parkwood |
Koncepti
RedaktoBeyoncé tha për Renaissance që, "krijimi i këtij albumi më lejoi një vend për të ëndërruar dhe për të gjetur shpëtim gjatë një kohe të frikshme për botën. Më lejoi të ndihem e lirë dhe si aventuriere në një kohë shumë pak lëvizte. Synimi im ishte të krijoja një vend të sigurt, një vend pa gjykim. Një vend për të qenë e lirë nga perfeksionizmi dhe mendimi i tepërt. Një vend për të bërtitur, çliruar, dhe ndjerë lirinë."[2]
Referime
Redakto- ^ "Renaissance - Review" (në anglisht).
- ^ "Beyoncé Renaissance Statement" (në anglisht).