Cristina Roccati
Cristina Roccati (24 tetor 1732 në Rovigo - 16 mars 1797 në Rovigo) ishte një fizikante dhe poete italiane që fitoi një diplomë në Universitetin e Bolonjës (1751). Ky ishte vetëm kualifikimi i tretë akademik i dhënë ndonjëherë një gruaje nga një universitet italian. [1] [2]
Cristina Roccati |
---|
Biografia
RedaktoRoccati lindi nga Giovan Battista dhe Antonia Campo, të cilët i përkisnin një familjeje të pasur në Rovigo, Itali. [3]
Roccati studioi gjuhë klasike nën kujdesin e Peter Bertaglia Arquà, i cili ishte rektor i seminarit në Rovigo dhe në moshën 15 vjeç ajo fitoi vlerësime nga Accademia dei Concordi Ordna për poezitë e saj. Në 1747, asaj iu dha leja nga prindërit e saj, të studionte filozofi natyrore në Universitetin e Bolonjës nën kujdestarinë e Bertaglia. Atje, ajo u pranua në Universitet,si studentja e parë jo-Bologneze. Gabim referencash: Etiketë <ref>
e pavlefshme;
refs pa përmbajtje duhet të kenë një emër Ajo studioi letërsi, logjikë, metafizikë, moral, meteorologji dhe astronomi, por pjesën më të madhe të përpjekjeve e përqendroi në fizikë dhe ne shkencat natyrore.
Ajo u dekorua për poezitë dhe sonetet e saj në Bolonjë, ashtu si kishte qenë dekoruar dhe në Rovigo. Ajo u bë anëtare e "Akademisë së Concordia" (1749), "Accademia degli Apatisti" në Firence (1750) dhe Accademia nell'Arcadia (nën emrin Aganice Aretusiana) (1753), si dhe "Accademia degli Ardenti" në Bolonjë dhe "Ricoverati" në Padova.
Më 5 maj 1751, gjatë një kohe kur mundësitë për arsim të lartë shpesh u mohoheshin grave, Roccati, e cila konsiderohej si një mrekulli, i'u dha një diplomë në filozofi duke u bërë, sipas Wertheim, " gruaja e tretë që ka fituar kualifikime akademike. " [4] Ajo vazhdoi të studionte në Universitetin e Padovës[5] me përqendrime në fizikën e Njutonit, Greqisht dhe Hebraisht, ndërsa vazhdoi të kultivonte interesat e saj letrare dhe të kompozonte vargje të reja. Duke filluar nga viti 1751, ajo ishte aktive si mësuese në fizikë në" Accademia dei Concordi di Rovigo" (dhe dha mësim atje deri të paktën në vitin 1777).Megjithate,ne 1752, , familja e saj ra në një shkatërrim financiar duke e detyruar atë të ndërpresë studimet e saj në Padova, dhe të kthehej në shtëpi në Rovigo, ku ajo mësoi fizikën. Gabim referencash: Etiketë <ref>
e pavlefshme;
refs pa përmbajtje duhet të kenë një emër
Në" Accademia dei Concordi në Rovigo", Roccatti mbajti kurse mbrëmjeje në fizikën e Njutonit për anëtarët e tjerë. Nga planet e saj të mësimit për ato leksione te dhena , vetëm 51 te tilla janë gjetur. Në 1754, ajo u zgjodh presidente e" Accademia dei Concordi të Rovigo". Gabim referencash: Etiketë <ref>
e pavlefshme;
refs pa përmbajtje duhet të kenë një emër
Cristina Roccati vdiq në Rovigo më 16 Mars 1797. Gabim referencash: Etiketë <ref>
e pavlefshme;
refs pa përmbajtje duhet të kenë një emër
Referime
Redakto
- ^ William Clark, The Sciences in Enlightened Europe, University of Chicago Press, 1999, p. 318: "Cristina Roccati became the third woman to receive a university degree in Italy."
- ^ "Roccati Cristina — Scienza a due voci". scienzaa2voci.unibo.it (në italisht). Arkivuar nga origjinali më 7 qershor 2019. Marrë më 2019-12-03.
- ^ "Roccati Cristina — Scienza a due voci". scienzaa2voci.unibo.it (në italisht). Arkivuar nga origjinali më 7 qershor 2019. Marrë më 2019-12-03.
- ^ Wertheim, Margaret. (1995). Pythagoras' trousers : God, physics, and the gender wars (në anglisht). Fourth Estate. fq. 143. ISBN 1-85702-583-0. OCLC 911338165.
- ^ "University of Padua". Wikipedia (në anglisht). 2021-03-16.
Leximi më tej
Redakto- Pantallonat e Pitagorës: Zoti, Fizika dhe Luftërat Gjinore nga Margaret Wertheim ( )
- "Të bëhesh një shkencëtar", nga Paula Findlen