Daniel Ricciardo
Daniel Ricciardo | |
Karriera në Formula Një | |
Kombësia | Australian |
---|---|
Ekipi aktual | Renault[1] |
Numri i makinës | 3 |
Pjesmarrje | 69 |
Kampionate | 0 |
Fitore | 3 |
Podiume | 8 |
Pikët gjithsej | 0 |
Pol pozita | 0 |
Xhiro të shpejta | 1 |
Pjesmarrja e parë | 2011 Çmimi i madh i Britanisë |
Fitorja e parë | 2014 Çmimi i madh i Kanadasë |
Fitorja e fundit | — |
Pjesmarrja e fundit | — |
Sezoni i fundit | 3ti (238 pikë) |
Daniel Ricciardo (lindur më 1 korrik 1989 në Perth, Australia Perëndimore) është një pilot australian që garon në Formula Një për skuadrën franceze Renault.[2][3] Ai ka fituar Kampionatin Britanik të Formulës Tre në vitin 2009. Pasi Mark Webber lajmëroi tërheqjen e tij nga Formula Një, Ricciardo u konfirmua si pasardhësi i tij te Red Bull për sezonin 2014.[4] Ai do të jetë partneri i Sebastian Vettel i cili është kampioni në fuqi.
Ai shpalli emrin e tij 'Ricciardo' jo 'Ricey-ardo' duke thënë se familja e tij e shqipton atë.
Karriera
RedaktoFormula Ford dhe Formula BMW
RedaktoRicciardo filloi garaimin karting në moshën 9 vjeç dhe mori pjesë në shumë evente të karting që nga fillimi. Në vitin 2005, ai u bashkua kampionatit Formula Ford në Australinë Perëndimore në moshën 15 vjeç, duke garuar me makinën Van Diemen; ai e mbylli sezonin në vendin e tretë.[5] Në fund të sezonit, ai mori makinën Van Diemen duke garuar nëpër rrugët e pistës Sandown Raceway në Melbourne për të konkuruar në kampionatin kombëtarë të Formula Ford, por makina e tij e vjetër nuk ishte konkuruaese dhe ai e mbylli garën në vendin e 16të dhe u tërhoq në garën e tretë.[6] Vitin tjetër, megjithatë, ai fitoi një bursë në kampionatin aziatik të Formula BMW me Eurasia Motorsport. Gjatë sezonit debutues, Ricciardo mori dy fitore (të dyja në Cirkuiti Bira) dhe gjithashtu arriti një pole position në Zhuhai. Ai e përfundoi renditjen e pilotëve në vendin e tretë me 231 pikë, 59 pikë më pak se kampioni Earl Bamber.
Në gusht të atij viti, atij i'u dha për një shëtitje një nga makinat e Formula BMW për të garuar në garën e tetë në kampionatin britanik. Pavarësisht tërheqjes në garën e parë, Ricciardo u rikthye për të përfunduar në vendin e tetë në garën e dytë duke marrë edhe 3 pikë të cilat do të ishin të vetmet pikë që do të merrte deri në fund të sezonit. Në fund të vitit, ai hyri në Formula BMW World Final me makinën Fortec Motorsport ku përfundoi në vendin e pestë, 40 sekonda nga fituesi i garës Christian Vietoris.
Formula Tre
RedaktoGjatë gjysmës së sezonit 2008, Ricciardo bëri debutimin e tij në Formula Tre në pistën e Nürburgring, duke hyrë në skuadrën e SG Formula të Formula 3 Euro Series. Pavarësisht se kaloi një periudhë të shkurtër me skuadrën SG Formula, ai u kualifikua për garën e parë të tij të Australisë i teti ku më vonë në garë përfundoi garën i gjashti pasi James Jakes dhe Christian Vietoris ngecën në bokse.[7]
Ricciardo lëvizi te Kampionati Britanik i Formula Tre për sezonin 2009 me makinën Carlin Motorsport.[8] Ai gjithashtu bëri debutimin e tij në kampionatin e World Series by Renault, duke garuar sëbashku me Charles Pic te Tech 1 Racing për raundet Autódromo Internacional do Algarve në Portugali. Ai u tërhoq në garën e parë dhe në garën e dytë përfundoi i 15ti. Kur u rikthyue në Formulën Tre, ai thelloi avantazhin në kampionat me 45 pikë përpara se të rikthehej në cirkuitin portugez. Një fitore dhe një vend i tretë në pistën britanike, i solli atij në avantazh të pakundërshtueshëm prej 64 pikë avantazh ndaj Renger van der Zande. Kjo gjë e bëri Ricciardon pilotin e parë australian që nga David Brabham në vitin 1989 që fiton një titull të Kampionatit Britanik të Formula Tre. Ashtu si Brabham, Ricciardo e fitoi titullin me një makinë që ka motorrin Volkswagen. Ricciardo e përfundoi sezonin në nivele të larta, duke marrë dy pole position në raundin e fundit të kampionatit, në cirkuitin e Brands Hatch. Ai e fitoi garën e parë me 50 sekonda distancë, gjithashtu edhe të dytën, të dy garat u zhvilluan në cirkuitin e Oulton Park. Ai e fitoi kampionatin me 87 pikë diferencë nga vendi i dytë që mbahej nga austriaku Walter Grubmüller dhe 97 pikë nga vendi i tretë Renger van der Zande i cili mungoi në 2 garat e para dhe 2 garat e fundit.
Ricciardo vazhdoi bashkpunimin me Carlin, duke garuar në Çmimin e madhë të Makaut.[9] Riccardo shpejt shfaqi ritmin e tij, duke përfunduar i dyti (dhe debutuesi më i shpejtë) mbrapa Marcus Ericsson në kualifikuesen e parë, përpara se ta mbyllte në vendin e pestë kualfikuesen e dytë, duke vendosur kohën e tij për garën. Ricciardo u detyrua të tërhiqej nga gara që në xhiron e parë pasi goditi një nga muret e pistës.
Formula Renault 3.5 Series
RedaktoMë 30 tetor 2009, Ricciardo u ble nga Tech 1 për të konkuruar në sezoni 2010.[10] Ai konkuroi me skuadrën në Autódromo Internacional do Algarve në Portugali në 2009 dhe shoku i tij i skuadrës ishte Brendon Hartley, një tjetër pilot që u largua në mesin e sezonit nga skuadra.
Pas një incidenti gjatë një ngjitje malore me biçikletë, Ricciardo u detyrua të humbiste testin e dytë të sezonit 2010, por ai arriti të merrte pole position në dy garat e para të hapjes së sezonit 2010 në cirkuitin e Ciudad del Motor de Aragón në Alcañiz të Spanjës. Ai i përfundoi garat në vendin e dytë dhe të tretë respektivisht, duke i krijuar vetes një status si pretendet për titullin kampion. Dy javë më vonë, në cirkuitin e Circuit de Spa-Francorchamps, ai e përfundoi garën në vendin e 13 pasi shkoi qëndroi në boske si dënim për shkak se kishte penguar pilotët e tjerë. Në garën e dytë në atë cirkuit, ai ishte i dyti por i'u dha një penallti për shkak se theu rregullat para fillimit të garës dhe e përfundoi atë në vendin e pestë. Një javë më vonë, në Circuit de Monaco, Ricciardo siguroi pole position e tretë të sezonit dhe e përfundoi garën në vendin e parë 33 sekonda para rivalit për titull Stefano Coletti. Kjo ishte edhe fitorja e tij e parë në kampionat në garën e pestë të sezonit. Australiani siguroi edhe 2 fitore të tjera në garat e Hungaroring dhe Hockenheim. Pas pole position e gjashtë pas 12 garash, shefi i Tech 1, Simon Abadie, vlerësoi përpjekjet e pilotit në maksimum, duke thënë: "Unë jam i lumtur, dhe i lumtur për Danielin sepse 6 pole position në 12 gara është mirë", dhe më pas tregoi ambicjet e skuadrës për sukses, duke i thënë korrespondentit të autosport Peter Mills, "Unë shpresoj që Daniel të fitoj kampionatin".[11]
Në garën e parë të cirkuitin e Silverstone, Ricciardo u përfshi në një aksident spektakolar me fituesin e pole position të asaj gare Jon Lancaster, me australianin që doli nga pista dhe u përplas me muret rrethuese, dhe përfundimisht dëmtoi gomat e makinës së tij. Aksidenti erdhi në fundin e garës, kurse shoku i tij i skuadrës Jean-Éric Vergne fitoi garën pas aksidentit. Pasi siguroi pol pozitë në garën e dytë të këtij cirkuiti, Ricciardo kaloi shumicën e garës duke kryesuar me 3 sekonda nga ndjekësit. Megjithatë, pas një frenimi të gabuar në xhiron e fundit të garës bëri që rivali i tij për titull Esteban Guerrieri ta parakalonte atë dhe të fitonte garën.[12]
Duke arritur në raundin e fundit të sezonit, Ricciardo ishte vetëm 3 pikë mbrapa kyresuesit të kampionatit Mikhail Aleshin dhe vetëm 13 pikë para vendit të tretë që mbahej nga argjentinasi Esteban Guerrieri. Pasi more pol pozitën e tetë të sezonit,[13] australiani ja doli mbanë për të marrë fitore dhe gjithashtu të vendoste xhiron më të shpejtë gjatë garës.[14] Pasi siguroi vendin e dytë në provat kualifikuese për garën e dytë, Ricciardo arriti ta ruajë pozicionin e tij deri sa arriti në boske dhe u parakalua nga 2 pilotë të tjerë, përfshirë shokun e skuadrës Jean-Éric Vergne. Me vetëm 2 xhiro të ngelur dhe duke luftuar për një pozicion, australiani u parakalua nga rivali për titull Aleshin. Duke përfunduar garën në pozicionin e katërt, Ricciardo dështoi të siguronte titullin në sezonin e tij debutues, duke e humbur atë nga Mikhail Aleshin për vetëm dy pikë.[15]
Në 2011, Ricciardo garoi për ISR Racing para se të thirrej nga skuadra e Formula 1, HRT.[16]
Formula Një
RedaktoRicciardo bëri debutimin e tij në timonin e një makine të Formula Një në Circuito de Jerez, ku ai testoi makinën Red Bull Racing me disa pilotë të rinj për tre ditë në datat 1–3 dhjetor 2009.[17] Në ditën e fundit të testeve, ai vendosi kohën më të shpejtë duke u shkëputur nga pilotët e tjerë me më shumë se 1 sekondë. Ai ishte i vetmi pilot që e uli kohën nën 1:17.[18] Shefi i Red Bull Racing Christian Horner sygjeroi që Ricciardo të zëvëndësonte shokun e tij në World Series 2010, Hartley, si piloti testues dhe rezervë i skuadrës.[19] Pasi doli, Ricciardo dhe Hartley ishin ndarë për të testuar të 2 makinat Red Bull, por Ricciardo shkoi më vonë te Scuderia Toro Rosso kurse Hartley u hoq nga akademia e Red Bull.[20][21]
Më 11 nëntor 2010, Ricciardo u konfirmua si piloti i vetëm që do të përfaqsonte Red Bull Racing në testet e fundit të sezonit të pilotëve të rinj në Yas Marina Circuit, më 16–17 nëntor. Pas njoftimit, ai komentoi, "Unë nuk mund të presë për të garuar sërisht me makinën fantastike të Formula Një.[22] Ricciardo vazhdoi të tregoj aftësitë e tij, duke dominuar eventin. Me xhiron e tij më të shpejtë, ai ishte 1,3 sekonda më i shpejtë se kampioni i sezonit 2010, Sebastian Vettel.[23]
Disa ditë pasi kompletoi testet, Ricciardo u konfirmua si piloti testues dhe rezerve i Toro Rosso-s për sezonin 2011, dhe do të merrte pjesë në praktikën e lirë të çdo gare.[24][25] Franz Tost, shefi i Toro Rosso-s tha se: "duke pasur një të ri të uritur për të garuar do të thotë që pilotët tonë të parë duhet të jenë të mprehtë dhe mirë.", duke i'u referuar pilotëve Jaime Alguersuari dhe Sebastian Buemi.
Në Çmimin e madh të Australisë 2011, Ricciardo vendosi kohën e 16të më të mirë[26] në praktikën e parë, vetëm një të dhjetën më i ngadaltë se shoku i tij i skuadrës me eksperiencë Sebastian Buemi. Australiani më vonë përmirësoi kohën e tij duke e përfunduar praktikën e premtes në Çmimin e madh të Turqisë në vendin e tetë, një pozicion para Buemi.
HRT (2011)
RedaktoMë 30 qershor 2011, Ricciardo firmosi me Hispania Racing, duke zëvëndësuar Narain Karthikeyan për të gjitha garat e mbetur të sezonit 2011 përveç Çmimit të madhë të Indisë, për të lënë Karthikeyan të garojë në garën e shtëpisë.[27]
Megjithatë, më 22 tetor 2011, disa ditë para fillimit të Çmimit të madhë të Indisë, ku Narain Karthikeyan u rikthye për të garuar në garën e shtëpisë, HRT F1 lajmëroi se Vitantonio Liuzzi i hapi rrugën indianit Karthikeyan për të garuar në sy të tifozëve të vendit të tij, duke lejuar Ricciardon me skuadrën spanjolle. Ai e përfundoi garën në vendin e 18të pasi u nis nga vendi i 21të. Në Çmimin e madh të Abu Dhabit, Ricciardo u tërhoq nga gara për shkak të probleme mekanike në gjeneratorin e korentit të alternuar pasi nisi garën nga vendi i 20. Në garën e fundit të sezonit në Brazil, ai e nisi garën nga vendi i 22të dhe e përfundoi në vendin e 20të kurse shoku i tij Liuzzi u tërhoq nga gara në xhiron e 61të për shkak të problemeve mekanike.
Ricciardo garoi në 11 gara ku pozicioni më i mirë që mori ishte vendi i 18të; këtë pozicion e mori në garat e Hungarisë dhe Indisë. Në garën e Italisë, Ricciardo përfundoi i 16të por pas përfundimit të garës, ai nuk u klasifikua pasi e kishte mbyllur garën 14 xhiro mbrapa nga fituesit Sebastian Vettel, duke dështuar të plotësonte 90% të garës si kriter minimal për tu klasifikuar.[28]
Toro Rosso (2012–2013)
RedaktoMë 14 dhjetor 2011, i konfirmua që Ricciardo do të garonte për Toro Rosso-n për sezonin 2012, sëbashku me francezin Jean-Éric Vergne i cili më vonë u parakalua edhe nga britaniku Paul di Resta.[29] Në garën e parë të sezonit në Australi, Ricciardo arriti të parakalojë shokun e skuadrës në xhiron e fundit duke marrë 2 pikët e para në karrierën si pilot i Formula Një. Pas këtij rezultati të mirë në garën e parë të sezonit, Ricciardo nuk mori pikë deri në Çmimin e madhë të Belgjikës ku e përfundoi garën i nënti sërisht para di Restës, por këtë herë mbrapa Éric Vergne i cili e përfundoi garën e teti.
Pas një vendi të 12të në garën e rradhës në Itali, Ricciardo arriti të merrte në 3 gara rresht pikë; në garat e Singaporit dhe Indisë përfundoi i nënti, kurse në garën e Koresë përfundoi i dhjeti. Në garën e Monakos, ai u tërhoq nga gara për herë të parë për shkak të një problemi në timon, kjo do të ishte edhe tërheqja e vetme e sezonit të Ricciardos. Më pas Ricciardo mori edhe 1 pikë në garën e Abu Dhabit. Ai e mbylli sezonin me 10 pikë kurse shoku i tij i skuadrës Jean-Éric Vergne e mbylli me 16 pikë. Më 31 tetor 2012, Toro Rosso lajmëroi se kishin firmosur me Ricciardon edhe për sezonin 2013.[30]
Sezoni 2013 nuk nisi në rrugën duhur për Riccardon pasi ai nuk mori pikë në dy garat e para të sezonit sepse i përfundoi para kohë për shkak të problemeve mekanike. Në garën e tretë të sezonit në Kinë, ai e përfundoi garën në vendin e 7të duke marrë 6 pikë; ky ishte rezultati më i mirë i karrierës së tij në Formula Një. Në garën e katërt të sezonit në Bahrain, makina e tij STR8 nuk ishte në një gjëndje të mirë me Riccardon që e mbylli garën në vendin e 16të. Gjatë sezonit, ai do të merrte 1 pikë në Spanjë, Belgjikë, Indi dhe Brazil, 4 pikë në Britani dhe 6 pikë në Kinë dhe Itali. Ai e mbylli sezonin me 20 pikë kurse shoku i tij i skuadrës Jean-Éric Vergne me 13 pikë.
Infiniti Red Bull (2014)
RedaktoMë 2 shtator 2013, Ricciardo u shpall si zëvëndësuesi i patriotit të tij Mark Webber te Infiniti Red Bull Racing direkt në një televizion australian. Ai do të jetë partneri i Sebastian Vettel i cili është kampion i katërfishtë botëror.[31][32]
Në garën e parë të sezonit, në Australi, Ricciardo u kualifikua për garën në vendin e dytë dhe u mposht në xhiron e fundit të sesionit nga Lewis Hamilton.[33] Në garë, Riccardo përfundoi në vendin e dytë mbrapa debutuesit Kevin Magnussen për t'u australiani i parë që merr një podium në garën e shtëpisë së tij. Megjithatë, vendi i dytë i Riccardos u hetua nga delegati teknik i Formula Një Jo Bauer, pasi zbuloi se Red Bull-i i Ricciardos kishte kaluar limitin e konsumimit të karburantit i cili është 100 litra.[34] Ricciardo më pas u skualifikua për këtë shkelje teknike dhe humbi pozicionin e dytë të fituar në garë, më pas Red Bull konfirmoi se do të apelojë vendimin.[35][36]
Rekordi i garimit
RedaktoPërmbledhja e karrierës
RedaktoSezoni | Seria | Skuadra | Gara | Fitore | Poles | Sh/Xhiro | Podiume | Pikë | Pozicioni |
---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|
2005 | Western Australian Formula Ford Champ. | Privateer | 3 | 0 | 0 | ? | 0 | 74 | 8ti |
2006 | Formula BMW Asia | Eurasia Motorsport | 19 | 2 | 3 | 3 | 12 | 231 | 3ti |
Formula BMW UK | Motaworld Racing | 2 | 0 | 0 | 0 | 0 | 3 | 20ti | |
Formula BMW World Final | Fortec Motorsport | 1 | 0 | 0 | 0 | 0 | N/A | 5ti | |
2007 | Formula Renault 2.0 Italy | RP Motorsport | 14 | 0 | 0 | 0 | 0 | 196 | 6ti |
Eurocup Formula Renault 2.0 | 4 | 0 | 0 | 0 | 0 | 0 | NC | ||
2008 | Formula Renault 2.0 WEC | SG Formula | 15 | 8 | 9 | 7 | 11 | 192 | 1ri |
Eurocup Formula Renault 2.0 | 18 | 6 | 5 | 5 | 7 | 136 | 2ti | ||
Formula 3 Euro Series | 2 | 0 | 0 | 0 | 0 | N/A | NC† | ||
Masters of Formula 3 | 1 | 0 | 0 | 0 | 0 | N/A | NC | ||
2009 | British Formula Three Championship | Carlin Motorsport | 20 | 7 | 6 | 5 | 13 | 275 | 1ri |
Masters of Formula 3 | 1 | 0 | 0 | 0 | 0 | N/A | NC | ||
Formula Renault 3.5 Series | Tech 1 Racing | 2 | 0 | 0 | 0 | 0 | 0 | 34ti | |
Macau Grand Prix | Carlin | 1 | 0 | 0 | 0 | 0 | N/A | NC | |
2010 | Formula Renault 3.5 Series | Tech 1 Racing | 16 | 4 | 8 | 5 | 8 | 136 | 2ti |
Formula Një | Toro Rosso | Pilotë testues | |||||||
2011 | Formula Renault 3.5 Series | ISR | 12 | 1 | 2 | 3 | 6 | 144 | 5ti |
Formula Një | Scuderia Toro Rosso | Pilotë testues | |||||||
Formula Një | HRT Formula 1 Team | 11 | 0 | 0 | 0 | 0 | 0 | 27ti | |
2012 | Formula Një | Scuderia Toro Rosso | 20 | 0 | 0 | 0 | 0 | 10 | 18ti |
2013 | Formula Një | Scuderia Toro Rosso | 19 | 0 | 0 | 0 | 0 | 20 | 14ti |
2014 | Formula Një | Infiniti Red Bull Racing | 1 | 0 | 0 | 0 | 0 | 0* | NC* |
* Sezoni në vazhdim.
Rezultatet në Formula 3 Euro Series
Redakto(veglat)
Viti | Skuadra | 1 | 2 | 3 | 4 | 5 | 6 | 7 | 8 | 9 | 10 | 11 | 12 | 13 | 14 | 15 | 16 | 17 | 18 | 19 | 20 | Poz. | Pikë |
---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|
2008 | SG Formula | HOC1 1 |
HOC1 2 |
MUG 1 |
MUG 2 |
PAU 1 |
PAU 2 |
NOR 1 |
NOR 2 |
ZAN 1 |
ZAN 2 |
NÜR 1 6 |
NÜR 2 15 |
BRH 1 |
BRH 2 |
CAT 1 |
CAT 2 |
LMS 1 |
LMS 2 |
HOC2 1 |
HOC2 2 |
NC† | 0 |
† – Si Ricciardo ishte një pilot i ftuar, ai kishte të drejtën për të fituar pikë.
Rezultatet në Formula Renault 3.5 Series
Redakto(veglat) (Garat me shkronja të trasha përfshijnë pole position) (Garat me shkronja të pjerrta përfshijnë xhirot më të shpejta)
Viti | Skuadra | 1 | 2 | 3 | 4 | 5 | 6 | 7 | 8 | 9 | 10 | 11 | 12 | 13 | 14 | 15 | 16 | 17 | Poz. | Pikë |
---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|
2009 | Tech 1 Racing | CAT SPR |
CAT FEA |
SPA SPR |
SPA FEA |
MON FEA |
HUN SPR |
HUN FEA |
SIL SPR |
SIL FEA |
BUG SPR |
BUG FEA |
ALG SPR Ret |
ALG FEA 15 |
NÜR SPR |
NÜR FEA |
ALC SPR |
ALC FEA |
34ti | 0 |
2010 | Tech 1 Racing | ALC 1 3 |
ALC 2 2 |
SPA 1 13 |
SPA 2 5 |
MON 1 1 |
BRN 1 12 |
BRN 2 5 |
MAG 1 6 |
MAG 2 2 |
HUN 1 1 |
HUN 2 6 |
HOC 1 1 |
HOC 2 11 |
SIL 1 Ret |
SIL 2 2 |
CAT 1 1 |
CAT 2 4 |
2ti | 136 |
2011 | ISR Racing | ALC 1 |
ALC 2 |
SPA 1 10 |
SPA 2 9 |
MNZ 1 6 |
MNZ 2 2 |
MON 1 1 |
NÜR 1 2 |
NÜR 2 5 |
HUN 1 DNS |
HUN 2 12 |
SIL 1 2 |
SIL 2 2 |
LEC 1 6 |
LEC 2 2 |
CAT 1 |
CAT 2 |
5ti | 144 |
Rezultatet në Formula Një
Redakto(veglat) (Garat me shkronja të trasha përfshijnë pole position) (Garat me shkronja të pjerrta përfshijnë xhirot më të shpejta)
Viti | Skuderia | Modeli | Mottori | 1 | 2 | 3 | 4 | 5 | 6 | 7 | 8 | 9 | 10 | 11 | 12 | 13 | 14 | 15 | 16 | 17 | 18 | 19 | 20 | Poz. | Pikë |
---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|
2011 | Scuderia Toro Rosso | Toro Rosso STR6 | Ferrari 056 2.4 V8 | AUS TD |
MAL TD |
KIN TD |
TUR TD |
SPA TD |
MON TD |
KAN TD |
EUR TD |
27ti | 0 | ||||||||||||
Hispania Racing F1 Team | Hispania F111 | Cosworth CA2011 V8 | BRI 19 |
GER 19 |
HUN 18 |
BEL Ret |
ITA NC |
SIN 19 |
JPN 22 |
KOR 19 |
IND 18 |
ABU Ret |
BRA 20 |
||||||||||||
2012 | Scuderia Toro Rosso | Toro Rosso STR7 | Ferrari 056 2.4 V8 | AUS 9 |
MAL 12 |
KIN 17 |
BHR 15 |
SPA 13 |
MON Ret |
KAN 14 |
EUR 11 |
BRI 13 |
GER 13 |
HUN 15 |
BEL 9 |
ITA 12 |
SIN 9 |
JPN 10 |
KOR 9 |
IND 13 |
ABU 10 |
SHBA 12 |
BRA 13 |
18ti | 10 |
2013 | Scuderia Toro Rosso | Toro Rosso STR8 | Ferrari 056 2.4 V8 | AUS Ret |
MAL 18† |
KIN 7 |
BHR 16 |
SPA 10 |
MON Ret |
KAN 15 |
BRI 8 |
GER 12 |
HUN 13 |
BEL 10 |
ITA 7 |
SIN Ret |
KOR 19† |
JPN 13 |
IND 10 |
ABU 16 |
SHBA 11 |
BRA 10 |
14ti | 20 | |
2014 | Infiniti Red Bull Racing | Red Bull RB10 | Renault Energy F1-2014 1.6 V6 t | AUS SKF |
MAL |
BHR |
KIN |
SPA |
MON |
KAN |
AUT |
BRI |
GER |
HUN |
BEL |
ITA |
SIN |
JPN |
RUS |
SHBA |
BRA |
ABU |
NC* | 0* |
† Piloti nuk e ka përfunduar, por ka kompletuar 90% të garës.
* Sezoni në vazhdim.
Referime
Redakto- ^ "Dan's the man for 2014" (në anglisht). Red Bull Media. Marrë më 2 shtator 2013.
- ^ "Interview with Toro Rosso's Daniel Ricciardo" (në anglisht). GPUpdate.net. 1 shkurt 2011. Marrë më 16 mars 2014.
- ^ "Red Bull confirms Daniel Ricciardo for F1 2014" (në anglisht). AUSmotive.com. Marrë më 15 dhjetor 2011.
- ^ "F1: Australian Daniel Ricciardo named as successor to Mark Webber driving for team Red Bull in 2014" (në anglisht). Australian Broadcasting Corporation. Marrë më 3 tetor 2013.
- ^ "2005 Western Australian Formula Ford Championship Final Pointscore" (në anglisht). Australian Formula Ford State Racing. Arkivuar nga origjinali më 19 gusht 2006. Marrë më 30 janar 2010.
- ^ "Betta Electrical Sandown 500 – Rd 9 2005 V8 Supercar Series Sandown International Motor Raceway 2005 Australian Formula Ford Championship Qualifying" (në anglisht). National Software. 10 shtator 2005. Arkivuar nga origjinali më 18 mars 2012. Marrë më 30 janar 2010.
- ^ Steven English (korrik 2008). "Hülkenberg is 'Ring Leader". Autosport (në anglisht). 193 (5): 58–59.
- ^ "Carlin confirms Red Bull duo". crash.net (në anglisht). 2 janar 2009. Arkivuar nga origjinali më 10 shtator 2012. Marrë më 17 mars 2014.
- ^ "West Australian Daniel Ricciardo expected to make major moves pre-Christmas". news.com.au (në anglisht). 26 shtator 2009. Arkivuar nga origjinali më 29 shtator 2009. Marrë më 17 mars 2014.
- ^ Jaime O'Leary (30 tetor 2009). "Ricciardo joins Hartley at Tech 1" (në anglisht). Haymarket Publications. Marrë më 9 nëntor 2009.
- ^ Peter Mills (4 shtator 2010). "Tech 1 thrilled with Ricciardo's pole" (në anglisht). Haymarket Publications. Marrë më 4 shtator 2010.
- ^ Peter Mills (19 shtator 2010). "Guerrieri triumphs after epic battle" (në anglisht). Haymarket Publications. Marrë më 20 shtator 2010.
- ^ Peter Mills (9 tetor 2010). "Ricciardo takes crucial pole" (në anglisht). Haymarket Publications. Marrë më 13 tetor 2010.
- ^ Peter Mills (9 tetor 2010). "Ricciardo wins to tie points lead" (në anglisht). Haymarket Publications. Marrë më 13 tetor 2010.
- ^ Peter Mills (9 tetor 2010). "Aleshin secures title, Guerrieri wins" (në anglisht). Haymarket Publications. Marrë më 13 tetor 2010.
- ^ Jonathan Noble (11 dhjetor 2011). "Ricciardo stays on in FR3.5 with ISR" (në anglisht). Haymarket Publications. Marrë më 12 dhjetor 2010.
- ^ "Red Bull to give Ricciardo first F1 test" (në anglisht). Haymarket Publications. 9 nëntor 2011. Marrë më 10 nëntor 2010.
- ^ Jamie O'Leary (3 dhjetor 2009). "Ricciardo ends Jerez test on top" (në anglisht). Haymarket Publications. Marrë më 3 dhjetor 2009.
- ^ Jamie O'Leary (2 dhjetor 2009). "Ricciardo eyes Red Bull test role" (në anglisht). Haymarket Publications. Marrë më 4 dhjetor 2009.
- ^ Jonathan Noble (26 janar 2010). "Ricciardo, Hartley to be Red Bull reserves" (në anglisht). Haymarket Publications. Marrë më 27 janar 2010.
- ^ "Hartley Dropped as Red Bull Reserve Driver" (në anglisht). GPUpdate.net. 16 tetor 2010. Marrë më 16 tetor 2010.
- ^ "Ricciardo to star for Red Bull at young driver test" (në anglisht). Formula Një. 11 nëntor 2010. Marrë më 11 nëntor 2010.
- ^ Edd Straw (17 nëntor 2010). "Ricciardo dominates rookie testing". Haymarket Publications (në anglisht). Marrë më 17 nëntor 2010.
- ^ Matt Beer (26 nëntor 2010). "Ricciardo gets STR Friday practice role" (në anglisht). Autosport. Marrë më 26 nëntor 2010.
- ^ "Ricciardo to get Friday outings as Toro Rosso 2011 reserve". formula1.com (në anglisht). Formula Një. 26 nëntor 2010. Marrë më 26 nëntor 2010.
- ^ "Daniel Ricciardo sets good time". heraldsun.com.au (në anglisht). 25 mars 2011. Arkivuar nga origjinali më 24 janar 2020. Marrë më 2 prill 2011.
- ^ "Hispania confirms Daniel Ricciardo will race for it from Silverstone" (në anglisht). Autosport. 30 qershor 2011. Marrë më 18 mars 2014.
- ^ Sarah Holt (11 shtator 2011). "Sebastian Vettel cruises to dominant Italian GP victory" (në anglisht). BBC Sport. Marrë më 11 shtator 2011.
- ^ Pablo Elizalde (14 dhjetor 2011). "Ricciardo, Vergne to race for Toro Rosso in 2012 Formula 1 season" (në anglisht). Autosport. Marrë më 14 dhjetor 2011.
- ^ "Ricciardo and Vergne get another year" (në anglisht). AUSmotive.com. 31 tetor 2012. Marrë më 1 nëntor 2012.
- ^ Paul Weaver (2 shtator 2013). "Red Bull pick Daniel Ricciardo to partner Sebastian Vettel in 2014 F1" (në anglisht). The Guardian. Marrë më 7 mars 2014.
- ^ Tom Cary (19 gusht 2013). "Red Bull to replace Mark Webber with fellow Australian Daniel Ricciardo" (në anglisht). The Daily Telegraph. Marrë më 7 mars 2014.
- ^ Andrew Benson (15 mars 2014). "Lewis Hamilton on Australia pole, with Sebastian Vettel down in 13th" (në anglisht). BBC Sport. Marrë më 15 mars 2014.
- ^ 16 mars 2014. "Ricciardo referred to stewards over fuel flow". Formula1.com (në anglisht). Formula Një. Marrë më 16 mars 2014.
{{cite web}}
: Mirëmbajtja CS1: Emra shifrorë: lista e autorëve (lidhja) - ^ "Ricciardo excluded from Australia race results". Formula1.com (në anglisht). Formula Një. 16 mars 2014. Marrë më 17 mars 2014.
- ^ Matthew Clayton (17 mars 2014). "Daniel Ricciardo disqualified from Australian Grand Prix" (në anglisht). The Age. Marrë më 17 mars 2014.
Lidhje të jashtëme
Redakto- Faqja zyrtare
- Profili në Driver Database
- Profili në Formula1.com