Charles Pic
Charles Pic
Charles Pic
Karriera në Formula Një
Kombësia Flamuri Francez
Ekipi aktual
Numri i makinës
Pjesmarrje 39
Kampionate 0
Fitore 0
Podiume 0
Pikët gjithsej 0
Pol pozita 0
Xhiro të shpejta 0
Pjesmarrja e parë Çmimi i madh i Australisë 2012
Fitorja e parë
Fitorja e fundit
Pjesmarrja e fundit
Sezoni i fundit 20ti (0 pikë)


Charles Pic ([ʃɑʁl ˈpik]; lindur më 15 shkurt 1990Montélimar, Francë) është një garues profesionst, i cili garon në Formula Një për 2 sezone të plota në 2012 dhe 2013, ai garoi për Marussia F1 Team në sezonin e parë dhe për Caterham F1 Team në sezonin 2013.

Karriera

Redakto

Karting dhe Formula Renault

Redakto

Pic filloi karting në moshën e vonëshme 13 vjeçare. Ndihmën e gjyshit të tij Eric Bernard, Pic arriti "rezultate të forta" në kampionatet italiane dhe franceze [1]

Në 2006, Pic bëri debutimin e tij në Formula Renault, duke garuar për La Filière. Ai e përfundoi sezonin në vendin e tretë dhe gjithashtu u bë kampioni i të rinjëve. Kampionatin e fitoi Kévin Estre i cili sëbashku me Tristan Vautier kishin nga 195 pikë, Pic kishte arritur vetëm 162 pikë.

Formula Renault 3.5 Series

Redakto
 
Pic duke konkuruar në Silverstone për një nga raundet e Sezonit 2008 të Formula Renault 3.5 Series.

Për vitin 2008, Pic kaloi te Tech 1 Racing për të konkuruar në Formula Renault 3.5 Series.[2] Ai ishte shok skuadre me Julien Jousse dhe e mbylli kampionatin në vendin e gjashtë falë 1 fitoreje në Circuit de Monaco – duke dominuar të gjithë fundjavën me pole pozitë dhe xhirot më të shpejta dhe një tjetër fitoreje në Le Mans. Ai garoi për Tech 1 Racing edhe për sezonin 2009 duke fituar edhe 2 gara të tjera, në Silverstone dhe Nürburgring, që e ndihmuan atë ta përfundonte kampionatin në vendin e tretë në renditjen finale. Në 2009, ai ishte një anëtar i Renault Driver Development.[3]

GP2 Series

Redakto

Në fund të vitit 2009, Pic zgjodhi për të konkuruar në sezonin 2009–10 të GP2 Asia Series me skuadrën Arden International, dhe do të qëndrote deri në fund të sezonit 2010.[4] Në sezonin 2009–10 që filloi më 31 tetor 2009 dhe mbaroi më 14 mars 2010, Pic debutoi duke u tërhequr nga gara e parë e sezonit në cirkuitin e Abu Dhabit. Ai gjithashtu nuk mori pikë edhe në tre garat e tjera në që u zhvilluan në këtë cirkuit. Për të marrë pikët e para, Pic duhej të priste garën e pestë të sezonit për të marrë një vend të pestë dhe në garën e gjashtë mori fitoren e parë të sezonit. Ai gjithashtu mori një podium dhe një vend të 19 në 2 garat e raundit të dytë të cirkuitit të Bahrainit. Ai e mbylli kampionatin në vendin e pestë me 18 pikë. Për sezonin 2010 që e filloi më 8 maj, Pic debutoi me fitore në garën e parë në Circuit de CatalunyaSpanjë.[5] Megjithatë, gjatë gjithë sezonit, Pic do të merrte një vend të tretë në garën e Gjermanisë, një vend të gjashtë dhe një vend të pestë në Valencia Street Circuit dhe në fund një vend të katërt në Belgjikë. Ai e mbylli sezonin në vendin e dhjetë me 28 pikë [6]

Në 2011, Pic lëvizi te skuadra e Barwa Addax sëbashku me shokun e tij të ardhshëm në Formula Një Giedo van der Garde.[7] Pavarësisht se dështoi për të marrë ndonjë pikë në GP2 Asia Series, ai u rikthye për të marrë fitoren e dytë në karrierën e tij në GP2 pas fitores në Catalunya me shokun e tij van der Garde që e përfundoi garën në vendin e dytë. Sërisht, këtë herë në rrugët e Monte Carlos, ai mori një fitore dhe u ngjit në vendin e tretë në renditjen e pilotëve. Atij i'u shtuan dy pikë pasi arriti një pole position në garën e Valencias, gjë e bënë atë kyresues të kampionatit, por pasi u tërhoq në të dyja garat e cirkuitit valencian, ai humbi shumë terren në renditjen e pilotëve dhe si përfundim e mbylli sezonin në vendin e katërt.

Formula Një

Redakto

Në nëntor 2011, Pic bëri debutimin e tij nën timonin e një makine të Formula Një, duke garuar me Marussia Virgin Racing në testet e të rinjëve te Cirkuiti i Yas MarinësAbu Dhabi.[8] Ai pilotoi makinën për një ditë e gjysëm, por skuadra e Virgin vendosi që të jepte edhe një gjysëm dite pilotit francez pasi në ditën e dytë të testeve, ai hasi probleme me motorrin Cosworth CA2011 2.4 V8.[9]

Gjatë testeve, disa burime lajmesh kishin raportuas se Pic kishte arritur një marrëveshje me skuadrën për të garuar në sezonin 2012.

Marussia (2012)

Redakto
 
Pic duke garuar për MarussiaÇmimin e madh të Malajzisë 2012.

Pas përfundimit të Çmimit të madh të Brazilit 2011, u konfirmua se Pic do të garonte për Marussia-n për sezonin 2012 sëbashku me gjermanin Timo Glock që do të ishte shoku u tij i skuadrës.[10] U konfirmua gjithashtu që Pic do të mentorohej nga ish piloti i F1 Olivier Panis.[11] U raportua se në Çmimin e madh të Hungarisë 2012 pati një konflikt midis Pic dhe Glock pasi francezi bllokoi gjermanin gjatë kualifikueseve.[12] Ai bëri debutimin e tij në botën e Formula Një në Çmimin e madh të Australisë 2012 duke e përfunduar garën në vendin e 15të.[13] Ai më pas u tërhoq në tre gara rresht në Çmimin e madh të Bahrainit, Çmimin e madh të Spanjës dhe në Çmimin e madh të Monakos.[14][15][16] Në garën e rradhës, në Çmimin e madh të Kanadasë, Pic e përfundoi garën në vendin e 20të.[17]Çmimin e madh të Britanisë, Pic u dënua me pesë pozicione zbritje për shkak se ndryshoi kutinë e marsheve të makinës.[18]

Caterham (2013)

Redakto
 
Pic, duke garuar për Caterham, në Çmimin i madh të Malajzisë 2013.

Në nëntor 2012, u raportua se Pic kishte firmosur një kontratë shumë-vjeçare me skuadran e furnizuar me motorr Renault Caterham, ai do të ishte shokë skuadre ish shokun e tij në GP2 Giedo van der Garde.

Pic bëri debutimin e tij me skuadrën e re në Çmimin i madh të Australisë 2013, duke e mbyllur garën në vendin e 16, kurse përfundoi në vendin e 14 në Çmimin i madh të Malajzisë pasi humbi një pozicion në fund nga patrioti i tij Jules Bianchi me Marussia-n.

Sezoni i tij vazhdon në mënyrë të qetë pas një vendi të 17 të marrë në Çmimin i madh të Bahrainit, duke lënë dy makinat Marussia, shokun e tij të skuadrës dhe një makinë Sauber mbrapa tij. Në garën e Spanjës, ai ishte piloti më i shpejtë i pilotëve të skuadrave të reja. Ai vazhdoi turin e tij europian duke marrë dy vende të 15-ta në Silverstone dhe Hungaroring.

Pic barazoi rezultatin më të mirë të sezonit duke marrë një vend të 14 në Çmimin i madh të Koresë duke qënë në një distancë të madhe nga makinat WilliamsPastos Maldonados dhe Valtteri Bottas. Megjithatë, sezoni po i afrohej fundi dhe francezi pati një periudhë të vështirë në garat e Indisë, Abu Dhabit dhe Shteteve të Bashkuara, ku ai nuk mori makisimumin nga makina.

Pic do të kishte një rezultat të mirë në provat kualifikuese të garës mbyllëse të sezonit në Brazil pasi ai i mbylli provat i shkëputur me më shumë se gjysëm sekonde nga shoku i tij i skuadrës, gjithashtu la edhe 2 makinat Marussia të Jules Bianchi dhe Max Chilton. Megjithatë, gara e fundit e sezonit do të përfundonte keq për pasi ai u detyrua të tërhiqej në xhiron e 58 për shkak të një pezullimi.

Më 21 janar 2014, shefi i skuadrës Caterham F1 Cyril Abiteboul konfirmoi që Pic nuk do të garonte me skuadrën malajziane në sezonin 2014, ai shpjegoi: "Për fat të keq Charles nuk do të jetë me ne sezonin e ardhshëm. Është për të ardhur keq që aventura mes Caterham dhe Charles është duke përfunduar. Në nivel personal unë dua të falënderoj Charles për punën e arritur vitin e kaluar."

Lotus (2014)

Redakto

Pas u përjashtua nga Caterham F1, Pic firmosi me Lotus F1 si piloti i tyre rezervë për sezonin 2014. Kjo marrëveshje u bë zyrtare pas daljeve të makinave në testet e Bahrainit më 20 shkurt 2014.[19]

Rekordi i garimit

Redakto

Përmbledhja e karrierës

Redakto
Sezoni Seria Skuadra Gara Fitore Pole Sh/Xhiro Podiume Pikë Pozicioni
2006 Formula Renault Campus Francë La Filière 13 1 2 ? 8 162 3ti
2007 Eurocup Formula Renault 2.0 SG Formula 14 1 2 1 6 88 3ti
French Formula Renault 2.0 13 0 1 0 4 69 4ti
2008 Formula Renault 3.5 Series Tech 1 Racing 17 2 1 2 4 69 6ti
2009 Formula Renault 3.5 Series Tech 1 Racing 16 2 2 3 3 94 3ti
2009–10 GP2 Asia Series Arden International 8 1 1 0 2 18 5ti
2010 GP2 Series Arden International 20 1 1 0 2 28 10ti
2011 GP2 Asia Series Barwa Addax Team 4 0 0 0 0 0 18ti
GP2 Series 18 2 3 0 5 52 4ti
2012 Formula Një Marussia F1 Team 20 0 0 0 0 0 21ti
2013 Formula Një Caterham F1 Team 19 0 0 0 0 0 20ti

Rezultatet në Formula Renault 3.5 Series

Redakto

(veglat) (Garat me shkronja të trasha përfshijnë pole position) (Garat me shkronja të pjerrta përfshijnë xhirot më të shpejta)

Viti Skuadra 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 Poz. Pikë
2008 Tech 1 Racing MNZ
1

9
MNZ
2

3
SPA
1

Ret
SPA
2

12
MON
1

1
SIL
1

15
SIL
2

13
HUN
1

18
HUN
2

9
NÜR
1

Ret
NÜR
2

12
LEM
1

1
LEM
2

6
EST
1

Ret
EST
2

2
CAT
1

8
CAT
2

8
6ti 69
2009 Tech 1 Racing CAT
1

DNS
CAT
2

6
SPA
1

4
SPA
2

Ret
MON
1

9
HUN
1

11
HUN
2

8
SIL
1

7
SIL
2

1
LEM
1

6
LEM
2

Ret
ALG
1

4
ALG
2

2
NÜR
1

6
NÜR
2

1
ALC
1

13
ALC
2

11
3ti 94

Rezultatet në Complete GP2 Series

Redakto

(veglat) (Garat me shkronja të trasha përfshijnë pole position) (Garat me shkronja të pjerrta përfshijnë xhirot më të shpejta)

Viti Hyrja 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 DC Pikë
2010 Arden International ESP
FEA

1
ESP
SPR

7
MON
FEA

11
MON
SPR

7
TUR
FEA

Ret
TUR
SPR

DNS
VAL
FEA

6
VAL
SPR

5
GBR
FEA

10
GBR
SPR

8
GER
FEA

3
GER
SPR

17
HUN
FEA

11
HUN
SPR

9
BEL
FEA

4
BEL
SPR

Ret
ITA
FEA

11
ITA
SPR

8
ABU
FEA

20
ABU
SPR

11
10ti 28
2011 Barwa Addax Team TUR
FEA

7
TUR
SPR

4
ESP
FEA

1
ESP
SPR

19
MON
FEA

8
MON
SPR

1
VAL
FEA

Ret
VAL
SPR

Ret
GBR
FEA

11
GBR
SPR

10
GER
FEA

2
GER
SPR

DSQ
HUN
FEA

2
HUN
SPR

13
BEL
FEA

Ret
BEL
SPR

19
ITA
FEA

2
ITA
SPR

Ret
4ti 52

Rezultatet në GP2 Asia Series

Redakto

(veglat) (Garat me shkronja të trasha përfshijnë pole position) (Garat me shkronja të pjerrta përfshijnë xhirot më të shpejta)

Viti Hyrja 1 2 3 4 5 6 7 8 DC Pikë
2009–10 Arden International ABU1
FEA

Ret
ABU1
SPR

15
ABU2
FEA

10
ABU2
SPR

8
BHR1
FEA

5
BHR1
SPR

1
BHR2
FEA

3
BHR2
SPR

19
5ti 18
2011 Barwa Addax Team ABU
FEA

9
ABU
SPR

21
ITA
FEA

21
ITA
SPR

11
18ti 0

Rezultatet në Formula Një

Redakto

(veglat) (Garat me shkronja të trasha përfshijnë pole position) (Garat me shkronja të pjerrta përfshijnë xhirot më të shpejta)

Viti Skuadra Modeli Motorri 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 WDC Pikë
2012 Marussia F1 Team Marussia MR01 Cosworth CA2012 V8 AUS
15
MAL
20
KIN
20
BHR
Ret
SPA
Ret
MON
Ret
KAN
20
EUR
15
BRI
19
GER
20
HUN
20
BEL
16
ITA
16
SIN
16
JPN
Ret
KOR
19
IND
19
ABU
Ret
SHBA
20
BRA
12
21ti 0
2013 Caterham F1 Team Caterham CT03 Renault RS27-2013 V8 AUS
16
MAL
14
KIN
16
BHR
17
SPA
17
MON
Ret
KAN
18
BRI
15
GER
17
HUN
15
BEL
Ret
ITA
17
SIN
19
KOR
14
JPN
18
IND
Ret
ABU
19
SHBA
20
BRA
Ret
20ti 0

Nuk ka përfunduar, por është klasifikuar sepse ka përshkuar 90% të garës.

Referime

Redakto
  1. ^ "A decade in the making" (në anglisht). Charles Pic. Arkivuar nga origjinali më 10 mars 2014. Marrë më 10 mars 2014.
  2. ^ Steven English (2 qershor 2008). "Tech 1 aiming to retain crown" [Tech 1 synon të rimarri kurorëz] (në anglisht). Autosport. Marrë më 3 qershor 2008.
  3. ^ "The Renault Driver development Programme announces its 2009 class" [Programi i zhvillimit të pilotit të Renault njofton klasin e 2009]. f1technical.net (në anglisht). 19 janar 2009. Marrë më 30 nëntor 2011.
  4. ^ Matt Beer (15 janar 2010). "Pic to contest full season with Arden" [Pic do të garojë në të gjithë sezonin me Arden] (në anglisht). Autosport. Marrë më 15 janar 2010.
  5. ^ Mark Glendenning (8 maj 2010). "Pic wins eventful season opener" [Pic fiton garën hapëse të sezonit] (në anglisht). Autosport. Marrë më 8 maj 2010.
  6. ^ "Charles Pic in GP2 Asia Series" [Charles Pic në GP2 Asia Series] (në anglisht). GP2 Series. Marrë më 11 mars 2014.
  7. ^ "GP2 - Lagardère Unlimited signs French F1 prospect Charles Pic" [GP2 - Lagardère Unlimited firmos me prospektin e F1 Charles Pic] (në anglisht). Nextgen. Marrë më 11 mars 2014.
  8. ^ Pablo Elizalde (11 nëntor 2011). "Charles Pic joins Virgin for Abu Dhabi test" [Charles Pic i bashkohet Virgin për testin në Abu Dabi] (në anglisht). Autosport. Marrë më 22 nëntor 2011.
  9. ^ "Yas Marina day two – Vergne still top for Red Bull" [Dita e dytë në Yas Marina – Vergne ende në krye për Red Bullin]. Formula1.com (në anglisht). Formula Një. 16 nëntor 2011. Arkivuar nga origjinali më 19 nëntor 2011. Marrë më 22 nëntor 2011. dhe një ndryshim i paprogramuar i motorrit i kushtoi atij më shumë kohë. Si rezultat, Virgin vendosi ti jepte Pic një tjetër mundësi me MVR-02 në mëngjesin e të enjtes.
  10. ^ "Marussia Virgin Racing Completes 2012 Race Driver Line-up" [Marussia Virgin plotëson formacionin e pilotëve për vitin 2012] (në anglisht). Virgin Racing. 27 nëntor 2011. Arkivuar nga origjinali më 29 nëntor 2011. Marrë më 27 nëntor 2011.
  11. ^ Craig Norman (8 dhjetor 2011). "Pic picks a good role model" [Pic zgjedh një model të mirë]. BadgerGP.com (në anglisht). Badger GP. Arkivuar nga origjinali më 9 janar 2012. Marrë më 21 dhjetor 2011.
  12. ^ "Teammate feud brewing at Marussia" [Sherr shokësh te Marussia]. inautonews.com (në anglisht). Inautonews FC. 8 dhjetor 2011. Arkivuar nga origjinali më 3 dhjetor 2013. Marrë më 21 dhjetor 2013.
  13. ^ "2012 Australian Grand Prix" [Çmimi i madh i Australisë 2012]. formula1.com (në anglisht). Formula Një. Arkivuar nga origjinali më 19 mars 2012. Marrë më 11 mars 2014.
  14. ^ "2012 Bahrain Grand Prix" [Çmimi i madh i Bahrainit 2012]. formula1.com (në anglisht). Formula Një. Marrë më 11 mars 2014.
  15. ^ "2012 Spanish Grand Prix" [Çmimi i madh i Spanjës 2012]. formula1.com (në anglisht). Formula Një. Arkivuar nga origjinali më 25 gusht 2020. Marrë më 11 mars 2014.
  16. ^ "2012 Monaco Grand Prix" [Çmimi i madh i Monakos 2012]. formula1.com (në anglisht). Formula Një. Arkivuar nga origjinali më 28 maj 2012. Marrë më 11 mars 2014.
  17. ^ "2012 Canadian Grand Prix" [Çmimi i madh i Kanadasë 2012]. formula1.com (në anglisht). Formula Një. Arkivuar nga origjinali më 23 nëntor 2012. Marrë më 11 mars 2014.
  18. ^ "Gearbox-change penalty for Charles Pic in the British Grand Prix" [Penalitet për ndryshim të kutisë së marsheve për Charles Pic në Çmimin e madh të Britanisë] (në anglisht). Autosport. Marrë më 11 mars 2014.
  19. ^ "Pic back in Formula 1 as Lotus reserve" [Pic rikthehet në Formula Një si rezerva e Lotus] (në anglisht). GPUpdate. 20 shkurt 2014. Marrë më 20 shkurt 2014.

Lidhje të jashtëme

Redakto