Scuderia Toro Rosso
Emri i plotë | Scuderia Toro Rosso |
---|---|
Vendndodhja | Faenza, Itali |
Drejtori i ekipit | Franz Tost |
Drejtori teknik | James Key |
Pilotët kryesorë | 33. Max Verstappen[1] 55. Carlos Sainz Jr.[2] |
Pilotët testues | Sébastien Buemi[3] |
Shasia | STR10 |
Motorri | Renault Energy F1-2015[4] |
Gomat | Pirelli |
Gara e parë | Çmimi i madh i Bahrainit 2006 |
Gara të zhvilluara | 176 |
Tituj konstruktorësh | 0 |
Tituj pilotësh | 0 |
Gara të fituara | 1 |
Pol pozita | 1 |
Xhiro të shpejta | 1 |
Scuderia Toro Rosso, njohur zakonisht si Toro Rosso, ose shkurt STR, është një skuadër italiane garash e Formula Një. Është një nga dy skuadrat e F1 që është në pronësi të kompanisë së pijeve Red Bull, me tjetrën që është Red Bull Racing. Skuadra bëri debutimin në sezonin 2006 të Formula Një, pasi Paul Stoddart shiti asetet e mbetura të skuadrës Minardi në fund të vitit 2005, te pronari i Red Bull, Dietrich Mateschitz, i cili arriti marrëveshjen e përbashkët me ish pilotin e F1 Gerhard Berger për ndarjen 50/50 të këtyre aseteve, para fillimit të sezonit të ri. Vonë në nëntor 2008, Red Bull rimori pronësinë totale të Toro Rossos pasi bleu mbprasht aksionet e Bergerit.[5]
Scuderia Toro Rosso funksionon si një skuadër e dytë për Red Bull Racing, me qëllim zhvillimin e aftësive të pilotëve premtuese për skuadrën e parë. Që nga viti 2010, skuadra ka konkurruar plotësisht në mënyrë të pavarur nga skuadra e tyre motër.[6]
Vitantonio Liuzzi shënoi pikët e para të skuadrës në sezonin e saj të parë në 2006 Çmimin e madh të Shteteve të Bashkuara. Poz pozita e parë dhe e vetme e skuadrës, podiumi dhe fitorja janë shënuar nga Sebastian Vettel në 2008 Çmimin e madh të Italisë.
Nga sezoni 2007 e deri në sezonin 2013, Toro Rosso ka përdorur motorrët V8 të Ferrarit, duke prishur kontratën me skuadrën e parë në fund të vitit 2008 për të hequr furnizuesin e motorrave Renault. Tashmë Toro Rossa garon me motorrët Renault ashtu siç bën edhe skuadra Red Bull. Drejtori i skuadrës është Franz Tost, ish drejtor i skuadrës së motorrave BMW.
Piloti i parë në formacionin e skuadrës në vitin 2008 ishte Sebastian Vettel, piloti i tretë i BMW Sauber në vitin 2006 para se të kalonte për të garuar me Toro Rosson në vitin 2007, dhe Sébastien Bourdais, katër herë fituesi i Champ Car World Series. Sébastien Buemi mori vendin e Vettelit për sezonin 2009 ku ai kaloi te skuadra e Red Bull, kurse Bourdais u hoq pas Çmimit të madh të Gjermanisë 2009, pasi një vargu të performancave negative, ku ai shënoi vetëm dy pikë. Jaime Alguersuari mori vendin e tij dhe garoi në Çmimit të madh të Hungarisë 2009, duke e ruajtur vendin për pjesën e mbetur të sezonit. Alguersuari dhe Buemi garuan për skuadrën gjatë gjithë sezoneve 2010 dhe 2011. U lajmërua më 14 dhjetor 2011, që Daniel Ricciardo dhe Jean-Éric Vergne do të ishin pilotët e skuadrës për sezonin 2012.[7] Pas Çmimit të madh të Italisë 2013 u lajmërua se Daniel Ricciardo u zgjodh për të pasuar Mark Webber te Red Bull Racing. Për vitin 2014, Toro Rosso mbajti Jean-Éric Vergne dhe firmosi me të sapoardhurin Daniil Kvyat. Kvyat shpenzoi një sezon me Toro Rosson përpara se të promovoheshe te Red Bull, dhe skuadra e riplotësoi formacionin duke firmosur me Carlos Sainz Jr. dhe Max Verstappen, i cili në vitin 2015 u bë piloti më i ri në Formula Një në moshën 17 vjeçare.
Referime
Redakto- ^ "Verstappen to race for Toro Rosso in 2015". GPUpdate.net. 18 gusht 2014. Marrë më 18 gusht 2014.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Sainz to race for Scuderia Toro Rosso". Scuderia Toro Rosso. 28 nëntor 2014. Marrë më 28 nëntor 2014.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Buemi signs new test deal with Red Bull". GPUpdate. 22 dhjetor 2014. Marrë më 22 dhjetor 2014.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Manor F1 Team on provisional 2015 entry list". ESPN Sport UK. 5 nëntor 2014. Arkivuar nga origjinali më 5 nëntor 2014. Marrë më 5 nëntor 2014.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Red Bull to buy out Berger at Toro Rosso". formula1.com. Marrë më 12 gusht 2015.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Toro Rosso". Formula1.com. Arkivuar nga origjinali më 23 mars 2012. Marrë më 24 shkurt 2011.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Toro Rosso name Daniel Ricciardo & Jean-Eric Vergne as drivers for 2012". BBC Sport. 14 dhjetor 2011. Marrë më 14 dhjetor 2011.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)
Shih edhe
RedaktoLidhje të jashtme
Redakto
Ky artikull nga sporti është i cunguar. Ju mund të ndihmoni Wikipedian duke e zgjeruar atë. |